Aktualitet

Ish-kancelari Schroder padit Bundestagun

Schröder u kritikua mjaft ashpër pas fillimit të luftës së Rusisë në Ukrainë afërsinë me Putinin.

Published

on

Sapo kaloi përpjekjen për përjashtimin nga Partia Socialdemokrate, ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroder kalon në ofensivë dhe padit një organ kushtetues.

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder padit Bundestagun për rikthimin e privilegjeve të tij si ish-kancelar.

78 vjeçari kërkon që t’i rivihet në dispozicion zyra e ish-kancelarit bashkë me punonjësit, ka bërë të ditur, avokati i tij, Michael Nagel për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa. Padia është dorëzuar në Gjykatën Administrative të Berlinit, tha Nagel.

Në një deklaratë të studios ligjore të kancelarit, thuhet, se vendimi i komisionit buxhetor të Bundestagut për heqjen e mjeteve që iu vihen në dispozicion ish-kancelarëve, si edhe pezullimi i përdorimit të zyrës janë shkelje ligjore.

Pretendohet, se ish-kancelari nuk kryen më angazhimet që dalin nga “detyrimet pasuese të shërbimit”. Por nuk përcaktohet se “cilat janë detyrimet pasuese të shërbimit, si përcaktohet marrja apo mos marrja e tyre në konsideratë dhe çfarë procedure duhet ndjekur”, raporton dw.

Të gjithë procedurës i është shkruar në ballë”, se ka arsye të tjera ‘për rregulloret e reja’, që luajtën rol në vendimin e komisionit buxhetor”, tha ai.

Vendime të tilla të kujtojnë një shtet absolutist dhe nuk kanë vend në një shtet demokratik, thuhet më tej në deklaratën e studios ligjore të ish-kancelarit.

Ish-kancelari Schröder u kritikua mjaft ashpër pas fillimit të luftës së Putinit në Ukrainë për shkak të angazhimit të tij për koncernet ruse dhe afërsinë me Putinin. Vërtet që komisioni buxhetor nuk e argumentoi shprehimisht vendimin që mori me punën e Schroderit për koncernet energjitike apo qëndrimin e tij ndaj luftës në Ukrainë.

Shpenzimet e personelit të ish-kancelarit i kanë kushtuar arkës së shtetit 400.000 euro vitin e kaluar.

Kurse pensionin si ish-kancelar Schröder prej 8300 eurosh vazhdon ta marrë edhe pas vendimit për zyrën, ashtu si edhe mbrojtjen me truproja.

Continue Reading

Lajmet

Moti sot në Kosovë

Published

on

By

Ditën e sotme në vendin tonë parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vende-vende nuk përjashtohet mundësia për reshje të dobëta e lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë nga 17 deri në 20 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 5 m/s. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Protesta kundër aktgjykimit të Speciales vazhdon për të shtatën ditë

Published

on

By

22:00

Edhe sonte, protesta në Prishtinë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ka mbledhur mijëra qytetarë.

Në mesin e të pranishmëve pati qytetarë nga vende të ndryshme, të cilët u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gjatë protestës ka performuar këngëtari i njohur Ramë Lahaj, ndërsa para protestuesve ka folur edhe Gentiani, nipi i Rexhep Selimit. Tubimi është shoqëruar me pankarta dhe thirrje për drejtësi.

Protesta e sontme është zhvilluar në vazhdën e tubimeve të organizuara prej disa ditësh në Prishtinë, pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

 

Protestat në Prishtinë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së vazhdojnë edhe sonte, për të shtatën ditë me radhë.

Qytetarët pritet të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbeu”, pas gjashtë netëve radhazi të tubimeve në kryeqytet. Protesta e së hënës ishte e gjashta dhe u zhvillua me pjesëmarrje të madhe qytetarësh.

Tubimet kanë nisur pas aktgjykimit të shpallur më 16 shtator ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa gjatë netëve të kaluara tubimet në Prishtinë janë zhvilluar pa incidente të raportuara.

Protestat janë shoqëruar me pankarta dhe thirrje për drejtësi, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve kanë qenë qytetarë nga Kosova dhe diaspora.

D.L

Continue Reading

Lajmet

39 inspektorë dhe mbledhës borxhesh i bashkohen ATK-së

Published

on

By

Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) i janë bashkuar sot 39 punonjës të rinj, 32 inspektorë fillestarë dhe 7 mbledhës të borxheve me qëllim fuqizimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të institucionit.

Gjatë mikpritjes së punonjësve të rinj, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, nënvizoi përgjegjësinë e madhe që ata marrin për të dëshmuar integritet dhe profesionalizëm në shërbim të shtetit dhe tatimpaguesve.

Përzgjedhja e tyre u bë përmes një procesi konkurrues publik ku morën pjesë mbi 1,800 kandidatë në fazat vlerësuese, ndërsa vlerësimi u realizua nga një komision i jashtëm mbi bazën e meritokracisë dhe transparencës. Me këtë rekrutim, ATK synon rritjen e efikasitetit në mbledhjen e detyrimeve tatimore dhe menaxhimin e borxheve. / E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

MINTI intensifikon kontrollet në Prishtinë e Gjilan për mbrojtjen e të drejtës së autorit

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), ka zhvilluar sot një aksion inspektimi në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit për të mbikëqyrur zbatimin e ligjit për të drejtën e autorit.

Fokusi i këtyre kontrolleve ishte te bizneset që ushtrojnë veprimtari të fotokopjimit, riprodhimit dhe shpërndarjes së materialeve të mbrojtura me e drejtë autori. Qëllimi kryesor i aksionit është parandalimi i piraterisë, verifikimi i respektimit të kërkesave ligjore dhe mbrojtja e veprave të autorëve.

Inspektimet janë mbështetur në Ligjin për të Drejtën e Autorit dhe ato do të vazhdojnë edhe në rajone të tjera të Kosovës, duke u bazuar në informacionet dhe ankesat e pranuara nga konsumatorët.

Continue Reading

Të kërkuara