Lajmet

Ish-drejtori: Policët serbë mund të kthehen në punë me një vendim të Qeverisë

Qalaj rekomandon që për policët dhe ushtarët të ketë ngritje të dukshme të pagave.

Published

on

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj në një intervistë ka thënë policët serbë që kanë dhënë dorëheqjen mund të kthehen në punë me një vendim të Qeverisë.

Mirëpo ai thekson se Drejtori i Policisë në veri dhe shefi i operacioneve që kanë marrë mirënjohje nga presidenti i Serbisë nuk duhen lejuar të punojnë sërish për institucionet e Kosovës. Madje sipas tij, për këtë mund të ketë marrëveshje edhe në Bruksel. Por sipas tij, deputetët nuk mund të kthehen më në Kuvend, ngase kështu e përcakton ligji.

“Nëntë deputetët e Listës Serbe janë kthyer që kanë qenë në pritje. Ata që kanë dhënë dorëheqje nuk kanë mundësi të kthehen më. Sa i përket policëve unë mendoj që policët do të kthehen sepse ka hapësirë ligjore. Me një vendim të qeverisë dhe një marrëveshje në Bruksel që do të negociohet. Çështja e eprorëve është punë e kryer. Drejtori i Policisë në veri dhe shefi i operacioneve që kanë marrë mirënjohje nga presidenti i Serbisë nuk duhet lejuar të kthehen në institucione”, deklaroi ai.

Vendimin e Qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, Qalaj e konsideron goditje të madhe për sistemin e drejtësisë. Ai po ashtu e quajti kryeministrin Albin Kurti filozof, duke shtuar se është vështirë për ta kuptuar.

Madje rekomandon që për policët dhe ushtarët duhet të ketë ngritje të dukshme të pagave.

“Unë e konsideroj si një goditje ndaj sistemit të drejtësisë. Edhe ashtu sistemin e drejtësisë e kemi pasur mjaft fragjil. Ka disa vjet që prokurorët dhe gjyqtarët janë stimuluar që të kenë rezultate më të mira nga ish qeveria e kaluar. Dhe unë mendoj që kryeministri Kurti i kanë dhënë goditje mjaft të madhe institucioneve të drejtësisë. Kryeministri është një filozof dhe është vështirë me kuptuar. Ajo çka kuptohet është se i ka bërë goditje sistemit të drejtësisë. Për policë dhe ushtarë jo vetëm që duhet të ketë ngritje pagash por duhet të ketë ngritje të dukshme të pagës. Nëse një pagë aktuale që merr polici 400 euro dhe me Ligjin e pagave me aq sa kam parë është e pamjaftueshme dhe ky koeficient duhet të jetë shumë më i madh për policinë, ushtrinë e institucione tjera”, tha Qalaj.

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara