Aktualitet

Ish-deputetët e PDK-së para zgjedhjes së Kryesisë: Presim fytyra të reja

Published

on

Ish-deputetët e PDK-së presin ndryshime në zgjedhjen e Kryesisë së re.

Ish-deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka thënë se është çështje që i përket kryetarit të partisë Memli Krasniqi së kë do ta propozojë në përbërjen e re para Këshillit Drejtues të PDK-së.

“Presim të jetë Kryesi gjithëpërfshirëse duke përfshirë fytyra të reja akademike nga bota e biznesit dhe kulturës. Nuk është që janë diskutua emra por ka edhe njerëz të rinj në PDK”.

Ndërsa, Hoxha ka fol edhe për situatën e zjarreve, ku tha se Qeveria duhet ta ketë prioritet kompensimin e dëmëve.

“Qeverinë mund ta bëjmë përgjegjëse për shumë çështje. Mirëpo çështja e zjarreve është përgjithësi në kuptimin e intervenimit. Kemi pasur vatra zjarri në Suharekë dhe Pejë dhe Qeveria duhet ta ketë prioritet sepse mund të ketë pasoja të pariparueshme”.

Sa i përket zgjedhjeve lokale tha se beson në lidershipin e kandidatit për Prishtinë, Uran Ismajli.

 “Është djalë që reflekton përtej PDK. Me fitoren e uranit fiton Prishtina dhe kryeqyteti ynë”.

Po ashtu edhe ish-deputetja, Valdete Idrizi, ka thënë se ka me qenë kryesi e mirë.

“Do të jetë përzierje e të rinj në PDK.  Ata që janë deputet tash nuk do të lenë ka dy tre funksione. Do të kemi kryesi dhe zgjedhje lokale jam krenare që do të jetë pjesë e ekipit të Bedri Hamza në zgjedhke lokale. Unë jam e lumtur që do ta kemi një kryetar të jashtëzakonshëm në Mitrovicë ashtu siç e meritojnë qytetarët”.

Sport

Spektakël në Paris: PSG dhe Bayern Munich ballafaqohen për një vend në finale

Published

on

By

Sonte në orën 21:00, stadiumi “Parc des Princes” do të shndërrohet në epiqendrën e futbollit evropian, ku Paris Saint-Germain pret Bayern Munich në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

PSG hyn në këtë sfidë me vetëbesim të plotë pas eliminimit të Liverpool-it, duke shfaqur një pjekuri dhe efikasitet që i ka munguar në vitet e kaluara. Parisiensët e shohin këtë vit si mundësinë e artë për të prekur finalen e madhe, duke u mbështetur te ritmi i lartë dhe mbështetja e zjarrtë e tifozëve vendas.

Në krahun tjetër, Bayern Munich vjen si një “makinë” e konfirmuar pas triumfit ndaj Real Madridit. Gjermanët mbështeten te disiplina e tyre e hekurt taktike dhe përvoja e madhe në përballje të këtij niveli, duke synuar një rezultat që do t’u lehtësonte punën në ndeshjen e kthimit në Mynih.

Në një duel ku gabimet kushtojnë shtrenjtë, detajet e vogla pritet të vendosin fatin e këtij takimi gjigantësh, që premton emocione deri në sekondën e fundit.

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Published

on

By

Një burrë në Prizren është gjetur pa shenja jete. Sipas raportit 24 orësh te Policisë se Kosovës , rasti ka ndodhur më 27 prill 2026, në rrethana që ende pritet të sqarohen.

Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Deri më tani, shkaqet e vdekjes mbeten të panjohura, duke bërë që autoritetet të nisin hetimet nën cilësimin “hetim i vdekjes”.

Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

 

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Një i arrestuar për kanosje dhe dy armë të sekuestruara

Published

on

By

Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka ndërhyrë në dy raste të ndara të kanosjes në rajonin e Prishtinës, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e një personi dhe konfiskimin e armatimit.

Në rastin e parë të regjistruar në Prishtinë, policia ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka përdorur rrjetet sociale për të kërcënuar një burrë kosovar. Pas denoncimit të viktimës dhe mbledhjes së provave fillestare, prokurori ka lëshuar vendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për procedime të mëtejshme.

Ndërkohë, një tjetër incident ka ndodhur në fshatin Besi, pas një mosmarrëveshje mes dy personave. Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe, me qëllim parandalimin e eskalimit të situatës, ka sekuestruar dy armë (për të cilat i dyshuari posedonte leje) së bashku me 60 fishekë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ky rast ka kaluar në procedurë të rregullt hetimore.

 

Continue Reading

Aktualitet

I dyshuari për sulmin në Uashington akuzohet për tentativë atentati ndaj Trumpit

Published

on

By

I dyshuari për të shtënat në një ceremoni në Uashington, ku do të fliste edhe presidenti amerikan, Donald Trump, u akuzua për tentativë për atentat, si dhe për një komplot më të gjerë që synonte zyrtarë të lartë qeveritarë.

Prokurorja federale për Distriktin e Kolumbisë, Jeanine Pirro, i bëri publike akuzat në një konferencë për media më 27 prill – dy ditë pas sulmit në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Ajo tha se i dyshuari, Cole Tomas Allen, pritet të përballet edhe me akuza të tjera, ndërsa hetimet vazhdojnë.

“Ato janë vetëm tri akuza të përfshira në kallëzim… do të ketë akuza të tjera, ndërsa hetimet zhvillohen”, tha Pirro.

“Por, të mos ketë asnjë dyshim, kjo ishte një tentativë për atentat ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara”, shtoi ajo.

Më 25 prill, Allen, 31 vjeç nga Kalifornia, hapi zjarr me një armë gjahu ndaj personelit të sigurisë, duke shkaktuar panik, ndërsa presidenti Trump dhe zonja e parë, Melania Trump, u larguan me shpejtësi nga një sallë pranë, pa u lënduar.

Zyrtarët thanë se një pjesëtar i sigurisë u qëllua, teksa Allen tentoi të kalonte një pikë kontrolli, por nuk pësoi lëndime serioze, pasi mbante jelek antiplumb.

Sipas prokurores Pirro, hetuesit besojnë se ai synonte të “qëllonte sa më shumë zyrtarë të lartë të Qeverisë”.

Në të njëjtën konferencë, ushtruesi i detyrës së prokurorit të përgjithshëm, Todd Blanche, tha se autoritetet kanë siguruar një manifest, që i dyshuari besohet se ua kishte dërguar familjarëve të tij.

Sipas tij, është e qartë se objektivi kryesor ishte presidenti Trump, ndërsa motivet e tjera po hetohen nga FBI-ja dhe agjencitë e rendit.

Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë, Allen kishte rezervuar më 6 prill një dhomë në hotelin ku mbahej darka dhe kishte udhëtuar nga Kalifornia drejt Uashingtonit me tren.

Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë në Uashington, Alex Raufoglu, ishte i pranishëm në ceromoni, kur ndodhën të shtënat.

“Ishte tronditëse. Të gjithë po kërkonin mundësi strehimi”, tha Raufoglu, duke kujtuar momentet e para.

“Padyshim, disa filluan të fshiheshin menjëherë nën tavolinë. Gazetarët menjëherë filluan të dokumentonin, duke kërkuar informacione. Papritur u shfaq Shërbimi Sekret dhe e shoqëroi presidentin jashtë”, shtoi ai. /REL/

Continue Reading

Të kërkuara