Sport

Ish-basketbollisti i NBA, Jiri Welsch arrin Kosovën

Welsch ka karrierë të pasur në ligën më të fortë në botë dhe në ligat evropiane.

Published

on

Ish-basketbollisti i njohur i NBA, Jiri Welsch ndodhet në vizitë në Kosovë, ku qëllimi kryesor është fillimi i Junior NBA Kosova, ka bërë të ditur Federata e Basketbollit.

Welsch ka karrierë të pasur në ligën më të fortë në botë dhe në ligat evropiane. Welsch është 42 vjeçar, i cili ka përfaqësuar Republikën e Çekisë. Ai karrierën e filloi në skuadrën Pardubice, për të vazhduar më pas në Sparta Praga dhe Union Olimpija.

Nga viti 2002 deri më 2006 luajti në NBA, për skuadrat Golden State Ëarriois, Boston Celtics, Cleveland Cavaliers dhe Milëaukee Bucks. Karrierën e vazhdoi në Evropë, te skuadrat Unicaja Malaga, Estudiantes Madrid, Spirou Charleoi, ČEZ Nymburk dhe e përfundoi aty ku e filloi në Pardubice.

Ai fitoi një herë Ligën Adriatike, u zgjodh tri herë basketbollisti më i mirë në Çeki, ka fituar tri herë Ligën e Çekisë, dy herë Kupën e Çekisë, një herë kampion i Sllovenisë, dy herë Kupën e Sllovenisë dhe një herë u shpall MVP i Kupës në Slloveni.

Jiri Welsch gjatë ditës së sotme do të ketë një drekë pune me Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushku dhe përgjegjësin e Junior NBA për Kosovë, Adrian Carrion, e më pas takim me Kryetarin e FBK-së, Arben Fetahu, ndërsa më pas do të ketë një stërvitje me djem dhe vajza (të lindur 2009-2010-2011).

Të martën do të jetë pjesëmarrës në hedhjen e shortit për fillimin e Ligës Junior NBA Kosova.

Sport

Dukagjini dhe Ferizaj një hap larg finales së Kupës së Kosovës

Published

on

Pasditja e sotme ishte mjaft e zjarrtë në futbollin kosovar, me zhvillimin e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku fitore të rëndësishme shënuan Dukagjini dhe Ferizaj.Dukagjini bëri një hap gjigant drejt finales, pasi mposhti bindshëm në udhëtim Ballkanin me rezultat 3-0. Skuadra nga Klina dominoi takimin dhe krijoi një epërsi të madhe, duke e bërë ndeshjen kthyese shumë më të favorshme për vete.

Në anën tjetër, Ferizaj arriti një fitore të vlefshme 2-1 si mysafir ndaj Llapit. Kjo fitore i jep avantazh të rëndësishëm Ferizajt para ndeshjes së dytë, e cila do të zhvillohet në shtëpi dhe do të vendosë përfundimisht skuadrën finaliste.Të dyja ekipet fituese tashmë janë shumë pranë finales së Kupës së Kosovës.

Continue Reading

Sport

Dy superndeshje sonte në Champions: Barcelona-Atletico dhe PSG-Liverpool

Published

on

Mbrëmja e së mërkurës sjell dy superpërballje në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, që pritet të kenë ndikim të madh në fatin e sezonit evropian.

Pas fitoreve të Bayern Munichut ndaj Real Madridit (2-1) dhe Arsenalit ndaj Sportingut (0-1), sonte vëmendja zhvendoset te dy duele të zjarrta.

Barcelona përballet me Atletico Madridin në “Camp Nou”, në një ndeshje ku tensioni dhe intensiteti janë të garantuara.

Ndërkohë, në Paris, PSG pret Liverpoolin në “Parc des Princes”, në një duel të mbushur me cilësi, ritëm dhe emra të mëdhenj.

Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00, ndërsa ndeshjet kthyese do të luhen gjatë javës së ardhshme.

Continue Reading

Sport

Kosova në kamp ndërkombëtar në Brazil para sfidës së “World Boxing Cup 2026”

Published

on

Ekipi i Kosovës në boks ka udhëtuar sot drejt kampit ndërkombëtar në Foz do Iguaçu, Brazil.

Pjesë e këtij kampi janë boksierja në kategorinë 60 kilogramë, Donjeta Sadiku, dhe boksieri në kategorinë 65 kilogramë, Shpëtim Bajoku, të shoqëruar nga selektori Faton Xhakli dhe Marjola Sallauka.

Gjatë periudhës 8-18 prill, ekipi do të zhvillojë përgatitje intensive në këtë kamp ndërkombëtar, të cilat konsiderohen tejet të rëndësishme në prag të një prej ngjarjeve më të mëdha të boksit ndërkombëtar.

Këto përgatitje vijnë para pjesëmarrjes në turneun prestigjioz “World Boxing Cup – Brazil 2026”, i cili do të mbahet nga 19 deri më 27 prill 2026.

Ky turne ka rëndësi të veçantë, pasi pikët e fituara do të vlejnë për kualifikimin në Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.

Continue Reading

Sport

Sot përcaktohen finalistët e Kupës së Kosovës: Ballkani, Dukagjini, Llapi dhe Ferizaj në kërkim të trofeut

Published

on

By

Pasdite e sotme pritet të jetë “e zjarrtë” për futbollin kosovar, pasi vëmendja kryesore zhvendoset te ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Katër skuadra elitare do të zbresin në fushë nga ora 15:00 me një synim të vetëm: sigurimin e një bilete për finalen e madhe të këtij kompeticioni prestigjioz.

Në Suharekë, kampioni në fuqi, FC Ballkani, pret skuadrën e KF Dukagjinit. Ky ballafaqim shihet si një test i vërtetë force për “Xhebrailat”, të cilët synojnë ta mbajnë trofeun në shtëpi, përballë një Dukagjini që njihet për lojën e tij luftarake dhe befasitë që mund të shkaktojë në ndeshjet me eliminim direkt.

Paralelisht, në Podujevë do të zhvillohet sfida tjetër dramatike mes KF Llapit dhe KF Ferizajt. Skuadra e Tahir Batatinës, e cila ka pasur një histori suksesi në Kupë vitet e fundit, do të kërkojë të shfrytëzojë epërsinë e terrenit vendas. Megjithatë, Ferizaj udhëton me ambicie të qarta, duke premtuar një rivalitet të madh në fushën e blertë.

Ky trofe mbetet rruga më e shkurtër për daljen në garat evropiane, çka e rrit edhe më shumë peshën e këtyre dy përballjeve. Tifozët presin një spektakël të vërtetë futbolli, ku përgatitja fizike dhe strategjitë e trajnerëve do të jenë vendimtare për të përcaktuar dy emrat që do të luftojnë për titullin e kampionit të Kupës në finalen e madhe.

Continue Reading

Të kërkuara