Botë

Irani thotë se “ende ekzistojnë” kanale të komunikimit me SHBA-në

Published

on

Kryediplomati i Iranit tha se kanalet e komunikimit me Shtetet e Bashkuara janë ende të hapura.

Këtë deklaratë Abbas Araghchi e bëri një javë pasi republikani, Donald Trump, fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Kanalet e komunikimit mes nesh dhe amerikanëve ende ekzistojnë”, tha ai, pas takimit javor të Qeverisë iraniane.

Ne kemi dallime me amerikanët, që nganjëherë janë shumë thelbësore dhe nuk mund të zgjidhen, por ne kemi arritur t’i menaxhojmë ato për të ulur kostot e tyre dhe për të ulur tensionet”, shtoi ai.

Muajin e kaluar, Araghchi tha se nuk ka bazë për mbajtjen e bisedimeve indirekte me SHBA-në për çështjet bërthamore.

Nuk shohim se ka ndonjë bazë për bisedime të tilla, derisa ta kalojmë krizën aktuale”, tha Araghchi më 14 tetor gjatë një vizite në Oman.

Omani për një kohë të gjatë ka ndërmjetësuar mes Iranit dhe SHBA-së, që shkëputën raportet pas revolucionit islamik të vitit 1979, që rrëzoi nga pushteti shahun e mbështetur nga Perëndimi, Mohammed Reza Pahlavi.

Këto deklarata të kryediplomatit iranian u përsëritën të martën edhe nga presidenti i vendit.

Sa i përket Amerikës, na pëlqeu ose jo, ne dikur do të përballemi me këtë shtet në skenën rajonale dhe ndërkombëtare dhe është më mirë që ta menaxhojmë vetë këtë çështje”, tha presidenti Masoud Pezeshkian.

Irani, subjekt i sanksioneve të ashpra ndërkombëtare, më 2015 kishte arritur një marrëveshje me fuqitë botërore, përfshirë SHBA-në, për të frenuar programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes graduale të sanksioneve.

Por, pakti u zhbë tre vjet më vonë, pasi Trumpi tërhoqi shtetin e tij nga marrëveshja dhe rivendosi sanksionet ndaj Teheranit.

Më 13 nëntor, në Teheran do të qëndrojë shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, i cili do të zhvillojë bisedime me zyrtarët e lartë iranianë lidhur me programin bërthamor të Teheranit.

Ka probleme dhe mospajtime se si duhet të bashkëpunojmë” me agjencinë, tha Araghchi.

Ai shtoi se shpreson se gjatë kësaj vizite të Grossit, të dyja palët “mund të arrijnë marrëveshje sa i përket disa dallimeve që janë dhe si të bashkëpunohet në të ardhmen”./REL/

Botë

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion

Published

on

By

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini është arrestuar këtë të martë, nga forcat e rendit të Belgjikës.

Ajo u ndalua në kuadër të hetimeve dhe bastisjeve të kryera pranë Kolegjit të Evropës dhe Shërbimit për Veprim të Jashtëm (SEAE). Kështu raporton e përditshmja belge “L’Echo”.

Më herët doli se autoritetet belge kishin arrestuar tre të dyshuar për një mashtrim të dyshuar të lidhur me formimin e financuar nga BE-ja për diplomatët e rinj.

Bastisjet, të kryera me kërkesë të Prokurorisë Evropiane (EPPO) dhe të miratuara nga gjykatësi hetues dhe Policia Federale belge, u zhvilluan pranë SEAE në Bruksel, në ndërtesat e Kolegjit të Evropës në Bruges dhe në banesa private.

Hetimet lidhen me Akademinë Diplomatike të Bashkimit Evropian, një program formimi për diplomatët e rinj në vendet e BE-së.

Në total janë ndaluar tre persona e mes tyre edhe Mogherini. Hetimi lidhet me dyshime për favorizim dhe konkurrencë të padrejtë në dhënien nga shërbimi diplomatik i BE-së Kolegjit të Evropës të një programi trajnimi nëntëmujor të destinuar për diplomatët e ardhshëm evropianë, Akademinë Diplomatike të Bashkimit Evropian.

Faktet e kontestuara i përkasin periudhës 2021-2022 dhe veprat e dyshuara janë mashtrim në dhënien e kontratave publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje e sekretit profesional./EO

 

Continue Reading

Lajmet

​Administrata e presidentit Trump apel Izraelit: Mos ndërhyj në Siri

Published

on

Administrata e Presidentit Donald Trump i ka bërë apel Izraelit që të mos ndërhyjë në Siri teksa kjo pritet të jetë një nga temat kryesore gjatë vizitës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, e cila do të mbahet këtë muaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Trumpi paralajmëron Izraelin të mos ndërhyjë në Siri dhe ky qëndrim i Trumpit vjen disa ditë pasi trupat izraelite u sulmuan gjatë një operacioni arrestimesh në Siri, duke shkaktuar përleshje në të cilat u vranë 13 persona, sipas raporteve siriane.

Rrjeti “Channel 12” citon një zyrtar amerikan që thotë se Siria nuk dëshiron probleme me Izraelin, dhe se situata nuk është si Liban, por paralajmëron se Netanyahu duhet të ndryshojë kursin përpara se të kthejë regjimin e ri në Siri në një armik të Izraelit.

Zyra e Netanyahut njoftoi vizitën e ardhshme, një ditë pasi ai kërkoi falje në gjyqin e tij për korrupsion nga presidenti Herzog, një lëvizje që Trump e mbështet gjithashtu.

Në fund të këtij viti pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad-it në dhjetor 2024, administrata Trump ka hequr sanksionet ndaj Sirisë dhe po përpiqet të integrojë udhëheqësin e ri, Ahmed al-Sharaa, në një koalicion pro-perëndimor, duke synuar paqe rajonale dhe zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit, transmeton RTSH.

Izraeli, nga ana tjetër, ka vazhduar bombardimet dhe operacionet në Siri për të parandaluar kërcënimet, duke shkaktuar frikë se po destabilizon qeverinë e re siriane./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

12 të vdekur e dhjetëra të zhdukur nga rrëshqitja e dheut që goditi dy anije në Peru

Published

on

Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe rreth 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një rrëshqitje dheu goditi dy anije të ankoruara në një port lumor në rajonin e pyjeve tropikale të Amazonës në Peru.

Rrëshqitja e tokës fundosi një traget dhe dëmtoi rëndë një tjetër anije pasagjerësh që kishte dhjetëra njerëz në bord, sipas një raporti policor të cituar nga agjencia e lajmeve Andina, shkruan BBC.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 sipas orës lokale, ndërsa pasagjerët po përgatiteshin të zbrisnin në Iparia, në rajonin qendror Ucayali të vendit të hënën.

Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa policia kombëtare dhe Marina Peruviane kërkojnë të mbijetuar të tjerë. Frikësohet se midis të zhdukurve ka edhe fëmijë./S.K/EO/UNN/

Continue Reading

Botë

BE e vendosur për mbështetje ndaj Ukrainës

Published

on

By

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, deklaroi se kjo mund të jetë një javë vendimtare për diplomacinë në Ukrainë.

Ajo shtoi se Rusia nuk dëshiron paqe, ndaj aleatët e Ukrainës duhet të kontribuojnë që ajo të jetë e përgatitur dhe të mbrojë veten në këtë kohë të vështirë.

Është e qartë se Rusia nuk dëshiron paqe, dhe për këtë arsye ne duhet ta bëjmë Ukrainën sa më të fortë të jetë e mundur në mënyrë që ta përgatisim atë që të jetë gati të mbrojë veten në këtë kohë shumë, shumë të vështirë. Mund të jetë një javë vendimtare për diplomacinë, dëgjuam se bisedimet në Amerikë ishin të vështira, por produktive”, tha Kaja Kallas.

Deklarata e saj u bë para mbledhjes së ministrave të Mbrojtjes së Bashkimit Evropian në Bruksel, ku në fokus është mbështetja për Ukrainën.

Sipas burimeve të CNN, negociatorët në Florida kanë diskutuar një skenar të mundshëm në të cilin Ukrainës do t’i ndalohet t’i bashkohet NATO-s. Sipas kësaj, marrëveshjet e ardhshme do të duhet të negociohen ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës.

Ndërkohë, Kremlini ka njoftuar se presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohet të martën me të dërguarin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff, në Moskë./EO

Continue Reading

Të kërkuara