Aktualitet

Irani sulmon bazat ushtarake amerikane në Bahrejn dhe Kuvajt

Published

on

Garda Revolucionare e Iranit ka njoftuar se ka shënjestruar me raketa dhe dronë bazat ushtarake amerikane në Bahrejn dhe Kuvajt të mërkurën. Ky operacion erdhi si kundërpërgjigje ndaj një vale sulmesh paraprake të ndërmarra nga SHBA-të, të cilat u nisën pasi Irani sulmoi tri cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit, duke shkelur kështu armëpushimin e vendosur.

Sipas mediave të huaja, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike kreu një sulm të përbashkët ndaj bazës kryesore ushtarake amerikane në Bandar Salman (Distrikti i Pestë Detar i Bahrejnit) dhe Bazës Ajrore “Ali Al Salem” në Kuvajt. Gjatë këtij aksioni, forcat iraniane pretendojnë se kanë rrëzuar edhe një dron amerikan të tipit MQ-9 që po përpiqej të ndërhynte. Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të dyja shtetet pritëse, ndërsa ushtria kuvajtiane konfirmoi se mbrojtja e saj ajrore u angazhua për të zmbrapsur sulmet “armiqësore”.

Para këtij eskalimi, Uashingtoni zyrtar kishte ashpërsuar masat ndaj Teheranit duke nisur goditje ushtarake dhe duke revokuar licencën që i lejonte Iranit shitjen e naftës. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) sqaroi se operacioni amerikan kishte për qëllim t’i impononte një kosto të lartë Iranit për sulmet ndaj anijeve, duke konfirmuar se mes objektivave të goditura ishin më shumë se 60 anije të vogla të Gardës Revolucionare. CENTCOM e cilësoi aksionin iranian si një agresion të pajustifikuar dhe shkelje të rrezikshme që minon lirinë e lundrimit. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Sami Lushtaku dhe shtatë të tjerë shpallen të pafajshëm në rastin “Drenica 1”

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga akuzat kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, Ismet Haxha, Rrustem Rukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Bajram Dibrani e Sheremet Jashari, të akuzuar për krim të organizuar dhe frikësim të dëshmitarëve të mbrojtur në rastin “Drenica 1”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i trupit gjykues, Leon Përlaska, tha se të pandehurit lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës.

“Të pandehurit lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës, nuk është provuar se kanë kryer veprat penale”, tha ai.

“Nuk i ka vërtetuar asnjë nga provat relevante mbi të cilat është ndërtuar kjo aktakuzë, me theks të veçantë kjo gjykatë e vlerësoi dëshminë e dëshmitarit të emërtuar si dëshmitari C, ku i njëjti e mohoi kategorikisht se të pandehurit kanë ndikuar te i njëjti për ndryshimin e deklaratës të një personi tjetër. Gjykata nuk gjeti asnjë provë bindëse në të cilën do të vërtetohej fajësia e të pandehurve në këtë rast”, tha ai.

Gjykimi në këtë rast ka vazhduar për pikat 16, 17 dhe 18 të aktakuzës, ndaj Sami Lushtakut, Ismet Haxhës, Rrustem Rukollit, Fatmir Mjakut, Rexhep Xhotës, Skender Tahirit, Sheremet Jasharit dhe Bajram Dibranit, për të cilët procedura ishte veçuar.

Në pikat e tjera të aktakuzës, në këtë rast ishin përfshirë edhe Emrush Thaqi, Shemsi Hajrizi, Sahit Jashari, Mergim Lushtaku, Dardan Geci, Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, Yll Blakaj, Gzim Ahmeti, Xhevdet Zena, Mervete Hasani-Lushtaku, Agim Ukaj, Ismail Dibrani, Sami Gjoka dhe Nexhib Shatri.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 5 prill 2018, kishte refuzuar kërkesat e mbrojtjes për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, me arsyetimin se nuk kishte parashkrim të veprës penale dhe se mbrojtja nuk kishte paraqitur prova të mjaftueshme për aprovimin e kërkesave. Ky aktvendim ishte lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit në korrik të vitit 2018.

Në ndërkohë, Gjykata Themelore kishte aprovuar marrëveshjen e të akuzuarës Mervete Hasani-Lushtaku me Prokurorinë për pranimin e fajësisë. Ajo ishte dënuar me 3 mijë e 500 euro gjobë për veprën penale “Lehtësim i arratisjes së personit të privuar nga liria”.

Ndërkaq, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 14 prill 2020, kishte shpallur aktgjykimin në rastin e arratisjes së ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe të tjerëve nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), në vitin 2014, derisa Lushtaku po merrte trajtim shëndetësor, në kohën kur ndodhej në paraburgim në rastin “Drenica”.

Për arratisjen nga QKUK-ja, gjykata e kishte liruar Lushtakun nga akuza, ndërsa e kishte dënuar me 12 mijë euro gjobë për dy arratisje të tjera, të ndodhura më 21 gusht 2015 dhe 22 shtator 2015.

Përveç Lushtakut, me nga 1 mijë euro gjobë ishin dënuar edhe gardianët që kishin qenë në përcjellje të tij, Ylber Blakaj, Gëzim Ahmeti dhe Xhevdet Zena.

Ndërsa të gjithë të akuzuarit e tjerë, përfshirë djalin e Lushtakut, Mërgim Lushtakun, si dhe Emrush Thaqin, Shemsi Hajrizin, Sami Gjokën, Nexhib Shatrin, Ismail Dibranin, Agim Ukajn, Ismet Haxhën, Dardan Gecin, Bashkim Dervishollin, Valon Behramajn dhe Argjent Behramajn, ishin liruar nga akuzat.

Megjithatë, aktgjykimi ndaj të akuzuarve Emrush Thaqi dhe Nexhib Shatri ishte anuluar nga Gjykata e Apelit. Pas rigjykimit, të dy ishin liruar nga akuzat me aktgjykim të shpallur nga gjykatësi Agim Kuçi.

Ndryshe, prokurori i EULEX-it, Romulo Matues, kishte ngritur aktakuzë ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve më 17 nëntor 2016, për disa vepra penale që lidhen me arratisjen e Lushtakut dhe të tjerëve nga QKUK-ja, të cilët ishin dënuar në rastin e njohur si “Grupi i Drenicës” dhe që në QKUK kishin shkuar për të marrë shërbime mjekësore për shkak të problemeve shëndetësore.

/EO//A.K/

Continue Reading

Vendi

Haxhiu takohet me komandantin e NATO-s në Napoli, diskutohet siguria në Kosovë dhe rajon

Published

on

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Admiralin George M. Wikoff, komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta në Napoli.

Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, si dhe për koordinimin me NATO-n.

“Sot pata kënaqësinë ta pres Admiralin George M. Wikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta në Napoli. Biseduam për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, për bashkëpunimin e institucioneve tona me KFOR-in dhe për rëndësinë e koordinimit të rregullt me NATO-n”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka falënderuar admiralin Wikoff për angazhimin dhe shërbimin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës.

“E falënderova Admiralin Wikoff për angazhimin e tij, si dhe për shërbimin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Sipas Haxhiut, orientimi euroatlantik i Kosovës mbetet i pakthyeshëm, ndërsa anëtarësimi në NATO vazhdon të jetë synim strategjik i vendit.

“Theksova se orientimi euroatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe se anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik”, ka shkruar ushtruesja e detyrës së presidentes.

Ajo ka shtuar se Kosova do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin me Aleancën dhe të kontribuojë në sigurinë e rajonit./A.K/

Continue Reading

lajme

United Hospital zgjeron ekspertizën në kirurgjinë maksilo-faciale, kujdes modern me teknologji dhe staf të specializuar

Published

on

By

Prishtinë – Në një kohë kur cilësia e shërbimeve shëndetësore matet me profesionalizmin, teknologjinë dhe kujdesin ndaj pacientit, United Hospital vazhdon të forcojë kapacitetet e tij mjekësore, duke ofruar shërbime të specializuara sipas standardeve bashkëkohore. Me investime të vazhdueshme në teknologji diagnostikuese dhe kirurgjikale, si dhe me një staf të kualifikuar të profileve të ndryshme, spitali synon të ofrojë trajtim të sigurt, efikas dhe të personalizuar për çdo pacient.

Në kuadër të këtyre shërbimeve, pacientët tashmë mund të përfitojnë nga ekspertiza e Dr. Shkelzen Komonit, specialist i Kirurgjisë Maksilo-Faciale, i cili trajton patologjitë dhe traumat e regjionit të fytyrës, nofullave dhe zgavrës së gojës, duke aplikuar metoda moderne diagnostikuese dhe kirurgjikale.

Nga konsultat specialistike dhe diagnostikimi i saktë deri te ndërhyrjet kirurgjikale më komplekse, kujdesi ofrohet në një mjedis të pajisur me teknologji moderne, me fokus në sigurinë e pacientit, rikuperimin sa më të shpejtë dhe arritjen e rezultateve sa më të mira klinike.

United Hospital – ku teknologjia moderne, profesionalizmi dhe kujdesi ndaj pacientit bashkohen për të ofruar standarde të larta të shërbimit shëndetësor.

Për informata dhe caktimin e termineve:
📞 038 60 70 70 | 046 60 70 70

📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për avancimin e arsimit, shkencës dhe inovacionit

Published

on

By

UBT dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon forcimin e lidhjeve ndërinstitucionale në fushën e arsimit të lartë, kërkimit shkencor, inovacionit dhe shkëmbimit akademik. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për zhvillimin e projekteve dhe iniciativave të përbashkëta në interes të të dy institucioneve.

Në kuadër të këtij partneriteti, një delegacion i Universitetit Bujqësor të Tiranës, i udhëhequr nga Rektori Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, zhvilloi një vizitë në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, ku u mirëprit nga Rektori Hajrizi. Gjatë vizitës, delegacioni u njoh nga afër me infrastrukturën moderne të UBT-së, laboratorët, qendrat e inovacionit dhe mjediset bashkëkohore të mësimdhënies, të cilat e kanë pozicionuar UBT-në si një nga institucionet më inovative të arsimit të lartë në rajon.

Në takimin e zhvilluar mes drejtuesve të dy institucioneve u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta kërkimore, zhvillimin e programeve akademike, mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik, si dhe nisma të tjera që synojnë avancimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe rritjen e ndikimit të përbashkët në kërkim, inovacion dhe zhvillim.

Takimi u zhvillua në një frymë partneriteti, duke rikonfirmuar angazhimin e UBT-së dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës për të ndërtuar iniciativa të përbashkëta që kontribuojnë në avancimin e arsimit, shkencës, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.

Continue Reading

Të kërkuara