Bota

Irani refuzon kërkesën e SHBA-së për pasurimin e uraniumit

Published

on

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha më 4 qershor se Teherani nuk do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit, duke refuzuar një kërkesë kyç të Shteteve të Bashkuara që synon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të kamotshme bërthamore.

Ai tha se ndalimi i pasurimit të uraniumit është kundër interesave të Iranit.

Propozimi i SHBA-së për një marrëveshje të re bërthamore iu prezantua Iranit të shtunën nga Omani, që ndërmjetëson bisedimet mes ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, dhe të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.

Pas pesë runde bisedimesh, disa çështje kyç mbeten të pazgjidhura, përfshirë insistimin e Iranit për të vazhduar pasurimin e uraniumit dhe refuzimin e Teheranit për të larguar stoqet ekzistuese me uranium të pasuruar në nivel të lartë, që është lëndë e mundshme për prodhimin e bombave bërthamore.

Pasurimi i uraniumit është kyç në programin tonë bërthamor dhe armiqtë tanë janë përqendruar në pasurim”, tha Khamenei gjatë një fjalimi televiziv. Propozimi i SHBA-së “bie ndesh me besimin e shtetit tonë në vetëmjaftueshmëri dhe në parimin ‘ne mundemi’”, tha ai.

Udhëheqësit e pasjellshëm dhe arrogantë të Amerikës vazhdimisht kërkojnë që ne nuk duhet të kemi një program bërthamor. Kush janë ata që të vendosin nëse Irani duhet të ketë pasurim”, shtoi ai.

Teherani tha se dëshiron të perfeksionojë teknologjinë bërthamore për qëllime paqësore dhe prej kohësh ka mohuar akuzat e fuqive perëndimore se po synon të zhvillojë armë bërthamore.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka rinisur fushatën e tij të “presionit maksimal” ndaj Teheranit që kur është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë në janar. Kjo fushatë përfshin sanksione, por edhe kërcënime për ta bombarduar Iranin, nëse bisedimet nuk prodhojnë një marrëveshje.

Gjatë mandatit të parë më 2018, Trump u largua nga marrëveshja bërthamore që Teherani arriti më 2015 me gjashtë fuqi bërthamore. SHBA-ja rivendosi sanksionet e ashpra që kanë dëmtuar ekonominë e Iranit. Ndërkaq, Teherani u kundërpërgjigj me pasurimin e uraniumit përtej kufijve të përcaktuar në marrëveshjen bërthamore./REL/

Bota

Zelensky: Lëshimet nuk do ta bindin Rusinë të ndalë vrasjet

Published

on

By

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, edhe një herë bëri thirrje për partnerët që të rrisin presionin ndaj Rusisë, duke thënë se ajo po “zvarrit luftën” dhe nuk tregon asnjë interes për ta përfunduar atë, shkruan The Guardian.

Në një postim në rrjetet sociale, Zelenskyy tha se “një javë tjetër ka përfunduar pa asnjë përpjekje nga Rusia për t’u pajtuar me kërkesat e shumta të botës dhe për të ndaluar vrasjet”.

Duke u përballur me sulmet e vazhdueshme ruse, “ne po mbajmë pozicionet tona dhe po bëjmë gjithçka për të shkatërruar ose dëbuar pushtuesin”, tha Zelensky.

Ne po mbrojmë jetën e njerëzve tanë dhe po forcojmë mbrojtjen tonë ajrore. Kjo është situata në luftë”.

Duke u kthyer te diplomacia, ai tha se “Rusia refuzon të ndalë vrasjet, dhe për këtë arsye nuk duhet të marrë asnjë shpërblim apo përfitim”.

Ky nuk është vetëm një qëndrim moral – është një qëndrim racional. Lëshimet nuk bindin një vrasës”.

Ai përsëriti se Ukraina po punonte me partnerët për të “afruar një paqe të vërtetë – paqe përmes fuqisë”, që sipas tij ishte “i vetmi lloj paqeje që mund të arrihet me Rusinë”.

Continue Reading

Bota

Dronët e Ukrainës godasin rafinerinë Lukoil, 2000 kilometra në thellësi të Rusisë

Published

on

Dronët e operuar nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (GUR) kryen një sulm ndaj rafinerisë së naftës Lukoil në Republikën ruse Komi, e cila ndodhet dy mijë kilometra nga kufiri ukrainas.

Informacioni u konfirmua nga burime në shërbimin e inteligjencës ukrainase, shkruan Ukrainska Pravda.

Objekti i synuar në Komi është thelbësor për furnizimin e forcave ruse me karburant dhe lubrifikantë.

Burimet e inteligjencës ukrainase zbuluan se dronët goditën një rezervuar për produktet e naftës.

Po ashtu, u dëmtua një njësi përpunimi gazi dhe kondensate gazi që përdoret për të prodhuar propan-butan dhe benzinë.

Continue Reading

Bota

Sulmi izraelit vret katër gazetarë në Gaza

Published

on

Një sulm izraelit në qytetin e Gazës mbrëmë vrau shtatë persona, përfshirë të paktën katër gazetarë nga rrjeti i lajmeve Al Jazeera.

Ushtria izraelite tha se shënjestroi dhe vrau korrespondentin e Al Jazeera-s, Anas Al-Sharif, një gazetar i shquar që ka mbuluar gjerësisht luftën nga brenda Gazës pasi e akuzoi atë për drejtimin e një qelize të Hamasit, një akuzë që Al-Sharif e kishte mohuar më parë, shkruan CNN.

Mohammed Qreiqeh, një gazetar tjetër i Al Jazeera-s në Gaza, dhe fotoreporterët Ibrahim Al Thaher dhe Mohamed Nofal u vranë gjithashtu në sulm.

Urdhri për të vrarë Anas Al-Sharif, një nga gazetarët më të guximshëm të Gazës, së bashku me kolegët e tij, është një përpjekje e dëshpëruar për të heshtur zërat përpara pushtimit të Gazës”, tha Al Jazeera në një deklaratë pas sulmit.

Në minutat para se të vritej, Al-Sharif tha në mediat sociale: “Nëse kjo çmenduri nuk mbaron, Gaza do të shndërrohet në rrënoja, zërat e njerëzve të saj do të heshtin, fytyrat e tyre do të fshihen -dhe historia do t’ju kujtojë si dëshmitarë të heshtur të një gjenocidi që zgjodhët të mos e ndaloni”./UBTNews

Continue Reading

Bota

​Tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Published

on

Turqia u trondit të dielën në mbrëmje nga një tërmet me magnitudë 6.1. ku sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, tërmeti ishte i përqendruar në rrethin Sindirgi të provincës Balikesir, në Turqinë perëndimore.

Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave gjithashtu tregoi se tërmeti ishte në një thellësi prej 11 kilometrash.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha se në vlerësimet paraprake, nuk ishin raportuar viktima, por një ndërtesë u shemb në Sindirgi, raporton Anadollu.

Continue Reading

Të kërkuara