Aktualitet

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, ndërsa Trump thotë se lufta do të përfundojë shpejt

Published

on

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka parashikuar se lufta në Iran do të “përfundojë shpejt”, duke shtuar se shumica e njerëzve e kuptojnë synimin e tij për t’i dhënë fund ambicieve bërthamore të Teheranit. Këto komente vijnë pasi Irani deklaroi se propozimi amerikan për t’i dhënë fund luftës është ende duke u shqyrtuar, raporton BBC.

Mediumi amerikan Axios ka raportuar se Shtëpia e Bardhë beson se po i afrohet një memorandumi mirëkuptimi me 14 pika, i cili mund të shërbejë si kornizë për negociata më të detajuara bërthamore. Megjithatë, një anëtar i lartë i parlamentit iranian e ka cilësuar këtë si një “listë dëshirash”, ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tha se Teherani do t’i ndajë qëndrimet e veta mbi propozimin amerikan përmes ndërmjetësve pakistanezë.

Ministri i Jashtëm i Pakistanit u shpreh se vendi i tij po bën përpjekje që këtë armëpushim ta shndërrojë në një fund të përhershëm të luftës.

Sipas raportimit të Axios, ky memorandum njëfaqësh përfshin pika si pezullimi i pasurimit bërthamor nga Irani, heqja e sanksioneve dhe rikthimi i lëvizjes së lirë në Ngushticën e Hormuzit.

Burimet e cituara pohojnë se shumë nga kushtet e parashikuara do të varen nga arritja e një marrëveshjeje finale. Edhe agjencia e lajmeve Reuters ka konfirmuar ekzistencën e këtij propozimi, ndonëse ai nuk është bërë ende publikisht i ditur.

Gjatë një aktiviteti virtual elektoral të mërkurën mbrëma, Trump u shpreh optimist para republikanëve në Georgia se lufta do të mbyllet së shpejti, duke theksuar se ishte veprim i drejtë ndalimi i Iranit për të poseduar armë bërthamore. Ai shtoi gjithashtu se SHBA-ja ka pasur bisedime shumë të mira me Iranin gjatë 24 orëve të fundit dhe se një marrëveshje është e mundshme, duke nënvizuar se vështirësitë për amerikanët, si çmimet e larta të karburantit, do të jenë afatshkurtra.

Continue Reading

Lajmet

Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, mori pjesë sot në ceremoninë e nisjes së punimeve për rindërtimin e rrugës rajonale Kijevë-Malishevë.

Ky projekt, i cili përfshin një gjatësi prej mbi 11 kilometrash, parashihet të jetë një investim që do të transformojë qarkullimin për banorët e Malishevës, zonës së Llapushës dhe më gjerë.

Gjatë perurimit të nisjes së punimeve, Kurti theksoi se ky segment është jetik pasi lidh drejtpërdrejt pesë fshatra dhe përdoret rregullisht nga banorët e 18 fshatrave të tjerë, duke i dhënë fund praktikës së deritashme të “arnimeve” të përkohshme të rrugës.

Përveç lehtësimit të qarkullimit të përditshëm, investimi synon të zhbllokojë potencialin turistik të zonës, veçanërisht duke u shërbyer vizitorëve që shkojnë drejt Ujëvarave të Mirushës.

Punimet, të cilat pritet të përfundojnë brenda 225 ditëve, do të përfshijnë rindërtim të plotë nga baza, asfaltim të ri, ndërtim të trotuareve, stacione të autobusëve dhe sinjalizim modern. Gjithashtu, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet kanalizimit të ujërave atmosferikë për të garantuar qëndrueshmërinë afatgjatë të rrugës.

Krahas këtij projekti, kryeministri njoftoi se qeveria po financon edhe rrugën nga Llapqeva deri te Ujëvarat me 700 mijë euro, si dhe është në proces tenderimi për rrugën Malishevë-Arllat në vlerë prej 2.6 milionë eurosh. Në total, vlera e investimeve rrugore në Malishevë brenda kësaj periudhe arrin në mbi 5.6 milionë euro, veprime këto që Kurti i cilësoi si përmbushje të zotimeve programore dhe shërbim konkret ndaj qytetarëve.

 

Continue Reading

Lajmet

“Ditët e Artit dhe Dizajnit 2026” nisin në UBT në kuadër të 25-vjetorit, duke e kthyer institucionin në qendër të kreativitetit dhe inovacionit artistik

Published

on

By

Në kuadër të jubileut të madh të 25-vjetorit të UBT-së, Fakulteti i Artit dhe Dizajnit nis edicionin special të “Ditëve të Artit dhe Dizajnit 2026”, një platformë gjithëpërfshirëse artistike dhe kulturore që do të zhvillohet përgjatë muajve maj dhe qershor, duke sjellë në fokus kreativitetin, inovacionin dhe fuqinë transformuese të artit në arsimin modern.

I konceptuar si një nga komponentët më të rëndësishëm të programit jubilar, ky organizim shumëdimensional do ta shndërrojë UBT-në në një hapësirë dinamike të artit, dizajnit dhe kulturës bashkëkohore, përmes një serie ekspozitash, performancash, prezantimesh kreative dhe aktiviteteve interaktive që promovojnë talentin e studentëve, stafit akademik dhe komunitetit krijues.

“Ditët e Artit dhe Dizajnit 2026” synojnë të pasqyrojnë jo vetëm identitetin inovativ të Fakultetit të Artit dhe Dizajnit, por edhe vizionin e UBT-së si një institucion lider që ndërthur arsimin, teknologjinë, kulturën dhe krijimtarinë në funksion të zhvillimit të së ardhmes.

Continue Reading

Lajmet

Mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Published

on

By

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke pasqyruar gjendjen e sigurisë dhe aktivitetet në teren.

Gjatë kësaj kohe, janë arrestuar 29 persona për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 23 janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Sa i përket sigurisë në komunikacion, gjatë ditës së fundit nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet. Megjithatë, janë regjistruar 19 aksidente me të lënduar dhe 54 aksidente me dëme materiale.

Policia ka vazhduar ndëshkimin e shkelësve të rregullave të trafikut, duke shqiptuar 2,252 tiketa gjobitëse për shoferët që nuk kanë respektuar ligjin.

Për sa i përket personave në vuajtje të dënimit, në këtë raport nuk është regjistruar asnjë rast i ri i dërgimit në qendrat e paraburgimit apo burgjet e vendit.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari në Gjakovë për vrasje dhe pjesëmarrje në rrahje

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin e saj njëditor njofton se pas një punë hetimore për vepërn penale, “vrasje- pjesëmarrje në rrahje” është arrestuar i dyshuari në Gjakovë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtja për 48 orë.

“Pas një pune hetimore  në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

Continue Reading

Të kërkuara