Botë

Irani: Materiali bërthamor nuk është në centralet e goditura nga Izraeli

Published

on

Izraeli ka ndërmarrë sulme raketore ndaj disa objekteve bërthamore iraniane përfshirë centralet e Natanz, Isfahan, Khandab dhe Arak.

Por, Irani pretendon se materialet bërthamore janë evakuuar përpara sulmeve, duke thënë se janë zhvendosur në një “vend të sigurt”.

Komandanti iranian Mohsen Rezaei ka konfirmuar publikisht se asnjë material radioaktiv nuk ka mbetur në objektet e goditura.

Izraeli goditi Natanzin, Isfahanin, Khandabin dhe Arakun, por ato ishin evakuuar tashmë. Të gjitha materialet janë zhvendosur në një vend të sigurt”, tha Rezaei të enjten, raportojnë mediat iraniane, duke cituar burime të brendshme ushtarake.

Sulmet izraelite, të cilat nisën të premten e kaluar, kanë për qëllim dëmtimin e aftësive bërthamore të Iranit.

Presidenti Trump nga ana tjetër ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake, por deri tani ka ndaluar veprimet e drejtpërdrejta, duke preferuar negociatat diplomatike për rreth dy javë.

Trump i ka dhënë Iranit dy javë kohë për një marrëveshje, duke mbështetur përpjekjet evropiane për negociata paqësore në Gjenevë me Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.

Lajmet

Bisedimet pa rezultat në Moskë, negociatorët e Ukrainës dhe SHBA-së takohen në Florida

Published

on

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, do të takohet sot në Miami me kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Takimi vjen menjëherë pas vizitës pesëorëshe të Witkoff-it në Kremlin të martën, ku ai bisedoi me presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas Moskës, diskutimet nuk prodhuan “asnjë kompromis” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti Donald Trump i cilësoi bisedimet me Putinin, ku mori pjesë edhe Jared Kushner, si mjaft të mira, por paralajmëroi se është ende herët për të pritur rezultate konkrete.

“Duhen dy persona për tango,” tha ai, duke nënvizuar se progresi varet nga angazhimi i të dy palëve.

Nga Kievi, ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybhia deklaroi se Rusia duhet të ndalë menjëherë agresionin dhe akuzoi Putinin se po humb kohën e botës.

Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi më herët se një takim mes negociatorëve amerikanë dhe ukrainas pritet të zhvillohet në ditët në vijim.

Bisedimet SHBA–Rusi në Kremlin erdhën pas disa ditësh konsultimesh të Uashingtonit me udhëheqës ukrainas dhe evropianë, pasi ishin shfaqur shqetësime se një draft-marrëveshje e mundshme paqeje ishte tepër e anuar në favor të Moskës.

Këshilltari i Putinit, Yuri Ushakov, tha se disa propozime amerikane ishin të pranueshme, por të tjerat u kritikuan drejtpërdrejt nga lideri rus, transmeton RTSH.

Dy çështje mbeten pengesë thelbësore:

  1. Statusi i territoreve ukrainase të pushtuara nga Rusia
  2. Garancitë e sigurisë për Ukrainën

Kremlini konfirmoi se perspektiva e anëtarësimit të Ukrainës në NATO ishte “çështje kyçe” e takimit në Moskë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Aksidentohen 8 vetura në Gjermani, dëmet mbi 100 mijë euro

Published

on

Në Sttuttgart asgjë nuk funksionoi në rrugën drejt Fellbach në trafikun e orës së pikut, kur gjatë një aksidenti u përfshin tetë automjete.

Shkaku i aksidentit është ende i paqartë, tha një zëdhënës i policisë duke shtuar se fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar.

Zëdhënësi i policisë tha se dëmet materiale kapin shifrën 120 mijë euro dhe se rruga në drejtim të Fellbach, rrethi Rems-Murr-Kreis, ishte e mbyllur./S.K/KP/

Continue Reading

Botë

​Hungaria zotohet të sfidojë planin e BE-së për heqjen graduale të importit të karburanteve ruse

Published

on

By

Hungaria të mërkurën u zotua të nisë “menjëherë” një sfidë ligjore sapo plani i BE-së për heqjen graduale të importeve të karburanteve fosile ruse të miratohet zyrtarisht.

Sapo të miratohet zyrtarisht plani RePowerEU, ne do ta sfidojmë menjëherë atë para Gjykatës së Drejtësisë të BE-së. Procedurat ligjore do të fillojnë pa vonesë,” tha ministri i Jashtëm Peter Szijjarto në X.

Puna përgatitore është tashmë duke u zhvilluar. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur sigurinë energjetike të Hungarisë“, shtoi ai.

Më herët gjatë ditës, BE tha se do të ndalojë “në mënyrë efektive dhe të përhershme” importin e gazit rus dhe do të shkojë drejt heqjes graduale të naftës ruse sipas marrëveshjes së përkohshme politike të arritur nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian./KP

Continue Reading

Botë

Lirohet Federica Mogherini

Published

on

By

Policia belge ka liruar nga ndalimi ish-diplomaten e lartë të BE-së Federica Mogherini dhe ish-kryeshefin e shërbimit të jashtëm Stefano Sannino pasi ata u ndaluan për t’u marrë në pyetje në lidhje me një hetim për mashtrim, tha të mërkurën në mëngjes prokurori publik i BE-së.

Zyra Evropiane e Prokurorit Publik, e cila po udhëheq hetimin, njoftoi lajmin.

Akuzat lidhen me mashtrim në prokurim dhe korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional, por tre të arrestuarit u liruan sepse nuk konsideroheshin “rrezik arratisjeje”.

Mogherini, rektore e College of Europe, Sannino dhe një anëtar i stafit të College of Europe u ndaluan të martën në kuadër të një hetimi për të parë nëse tenderi publik i dhënë nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) në vitet 2021–22 një institucioni të arsimit të lartë për të pritur Akademinë Diplomatike të BE-së ishte manipuluar në favor të College of Europe, shkruan TCH-ja

“Akuza lidhen me mashtrim në prokurim dhe korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Ata u liruan, pasi nuk konsiderohen rrezik arratisjeje,” thuhej në deklaratën e prokurorit./EO

Continue Reading

Të kërkuara