Lajmet

Iraku po përgatitet të mbyllë misionin e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja

Njoftimi erdhi një ditë pasi një sulm i SHBA-së vrau një udhëheqës milicie në Bagdad.

Published

on

Qeveria e Irakut është duke formuar një komitet për t’u përgatitur për mbylljen e misionit të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në këtë vend, njoftoi të premten zyra e kryeministrit Mohammed Shia al-Sudani.

Njoftimi erdhi një ditë pasi një sulm i SHBA-së vrau një udhëheqës milicie në Bagdad, duke shkaktuar zemërim në mesin e grupeve mbështetëse iraniane që kërkonin nga qeveria t’i japë fund pranisë së koalicionit në Irak.

“Qeveria cakton një datë për fillimin e punës së komitetit dypalësh për të hartuar marrëveshjet për përfundimin e përhershëm të pranisë së forcave të koalicionit ndërkombëtar në Irak”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit.

Komiteti duhet të përbëhet nga përfaqësues të koalicionit ushtarak, tha një zyrtar qeveritar.

Ushtria amerikane kreu sulmin të enjten si hakmarrje për sulmet e fundit ndaj personelit amerikan, tha Pentagoni.

SHBA ka 900 trupa në Siri dhe 2.500 në Irak në kuadër të një misioni që thotë se synon të këshillojë dhe ndihmojë forcat të parandalojnë rikthimin e të ashtuquajturit Shteti Islamik, i cili pushtoi pjesë të mëdha të të dy vendeve në vitin 2014, para se të mposhtej.

Milicitë pro-iraniane në Irak dhe Siri kundërshtojnë ofensivën izraelite në Rripin e Gazës.

Sudani ka kontroll të kufizuar mbi disa fraksione të mbështetura nga Irani, mbështetja e të cilave i duhej për të ardhur në pushtet një vit më parë. Këto grupe tani formojnë një bllok të fuqishëm në koalicionin e tij qeverisës.

“Ne theksojmë qëndrimin tonë të vendosur për t’i dhënë fund ekzistencës së koalicionit ndërkombëtar pasi të kenë mbaruar justifikimet për ekzistencën e tij”, tha Sudani në një deklaratë./REL

Lajmet

UBT nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme me Nova University

Published

on

Edhe një lajm i shkëlqyer nga Lisbona. UBT ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Nova University, respektivisht kampusin më të madh të teknologjisë në Portugali!

Marrëveshja u nënshkrua në hapësirat e UNINOVA e para në renditjen e menaxhimit të fondeve për projektet H2025 të Kërkimit dhe Zhvillimit.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Dekani i NOVA School of Science and Technology, Prof. Dr. Jose Julio Alferes dhe në prani të Drejtorit të Depertamentit për Marrëdhënie me Jashtë, Prof. Dr. Ricardo Jardim-Gonçalves, firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit që përqendrohet në fusha të rëndësishme si kërkimi shkencor, zhvillimi teknik, trajnimi i avancuar dhe partneritetit për qasje në fondet e BE-së për arsimin e lartë, me theks projektet Smart4Health dhe Digital Health.

Kjo marrëveshje bashkepunimi do të hapë mundësi të reja për studentët tanë dhe do të forcojë edhe më tutje lidhjet tona ndërkombëtare.

Jemi të emocionuar për këtë hap përpara në rrugën drejt ekselencës dhe inovacionit. Rektori Hajrizi uron të gjithë stafin akademik dhe studentët e UBT për këtë arritje.

Continue Reading

Lajmet

​Yildiz: Nuk më pëlqen të krahasohem me Del Pieron

Published

on

Sulmuesi turk, Kenan Yildiz është gati për përballjen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Yildiz që mban fanellën me numrin 10 te bardhezinjtë, foli për emocionet e tij në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, ku pranoi se është i motivuar nga pritshmëritë që ka publiku, por shtoi se nuk i pëlqejnë krahasimet.

“Jam vetvetja. Nuk dua të krahasohem me askënd.”, tha Yildiz.

Lidhur me ndeshjen në stadiumin Santiago Bernabeu, ai u shpreh:

“Është fantastike. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Tani kjo ëndërr është bërë realitet. Shpresoj të zhvillojmë një ndeshje të madhe.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

Published

on

By

Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë./EO

Continue Reading

Të kërkuara