Bota

Irak: Dënohet me vdekje bashkëshortja e ish-kreut të ISIS për rrëmbimin e grave Yazidi

Published

on

Një gjykatë irakiane ka dënuar me vdekje Asma Mohamde, bashkëshorten e ish-kreut të grupit terrorist ISIS, Ebu Bekr Al-Bagdadi. Ajo u akuzua për mbajtjen e grave të minoritetit Yazidi në kushte të rrëmbimit. Asma Mohamde u gjykua pasi u depërtua në Irak nga Turqia.

Gjykata penale e Kharkut në Irak ka vendosur dënimin me vdekje për Asma Mohamde për bashkëpunim me ISIS dhe për mbajtjen e grave Yazidi në shtëpinë e saj. Këtë lajm e bëri të ditur Këshilli Suprem Gjyqësor i Irakut në një deklaratë në faqen e tij të internetit.

Gratë Yazidi u morën peng nga militantët islamikë gjatë avancimit të tyre në veri të Irakut në vitin 2014, ku mijëra burra të atij minoriteti u vranë. Pas kësaj, gratë u bënë skllave seksuale të militantëve. ISIS u mposht në Irak nga forcat e mbështetura nga SHBA në vitin 2017 dhe më pas në Siri dy vite më vonë.

Ebu Bekr Al-Bagdadi, kreu i ISIS, u vranë në një operacion të kryer nga trupat amerikane në tetor të vitit 2019 në veriperëndim të Sirisë, pesë vite pasi ai shpalli kalifatin në pjesë të madha të Sirisë dhe Irakut.

Në muajin shkurt të vitit të tanishëm, Iraku njoftoi se familja e Bagdadit ishte riatdhesuar, dhe se bashkëshortja e tij, Asma Mohamde, që ishte ndaluar në Turqi, ishte kthyer në Irak së bashku me fëmijët e saj./UBTNews/

Bota

Gjermanët preferojnë Merz si kancelarin e ardhshëm në vend të Scholz

Published

on

Një sondazh i ri tregon se shumica e gjermanëve preferojnë liderin konservator të opozitës, Friedrich Merz, si kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, duke e kaluar aktualin kancelar Olaf Scholz në popullaritet.

Sondazhi “Civey”, i kryer nga grupi mediatik “Funke”, zbuloi se 52% e shtetasve gjermanë do të dëshironin Merz, kreun e Kristiandemokratëve (CDU), në krye, ndërsa vetëm 25% preferonin që Scholz të vazhdonte në detyrë. Rreth 23% e të anketuarve ishin të pavendosur.

Zgjedhjet e ardhshme për kancelar do të mbahen në shtator të vitit 2025, dhe sondazhi nuk përfshinte politikanë nga partitë e tjera si opsione. Në një tjetër barometër politik të transmetuesit publik ZDF, Merz përsëri doli në krye, me 48% të preferencës, ndërsa 37% e mbështesin Scholz.

Këto rezultate reflektojnë një tendencë të qartë për ndryshim në skenën politike gjermane, duke theksuar përmirësimin e imazhit të Merz si kandidat të preferuar për kancelar./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Bota

Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe dënohet me gjashtë muaj burg shtesë në Iran, i refuzohet sërish kujdesi mjekësor urgjent

Published

on

Narges Mohammadi, laureate e Çmimit Nobel për Paqe, ka marrë një dënim të ri me gjashtë muaj burg shtesë për “mosbindje dhe kundërshtim të urdhrave” nga Dega 2 e Gjykatës Penale të Qodsit.

Ky dënim u shpall më 19 tetor 2024, pas protestës së saj dhe katër të burgosurve të tjerë kundër ekzekutimit të një protestuesi, e cila përfundoi me reagimin e dhunshëm të policisë së trazirave në repartin e grave të burgut Evin më 6 gusht.

Dënimi i saj aktual filloi në nëntor 2021 pas një vendimi të mëparshëm nga maja 2021. Në total, duke përfshirë dënimet e tjera të ngritura në vitet e fundit, Mohammadi tani përballet me 13 vjet e nëntë muaj burg, si dhe 154 goditje me kamxhik për akuza të sajuara, përfshirë “propagandë kundër shtetit” dhe “veprim kundër sigurisë kombëtare”.

Gjendja shëndetësore e Mohammadi është përkeqësuar ndjeshëm gjatë qëndrimit të saj në burg. Familja e saj ka shprehur shqetësime për refuzimin sistematik nga zyrtarët e burgut për ta transferuar në spital për një angiografi, një procedurë që është rekomanduar nga kardiologu i saj që nga marsi i këtij viti.

Një raport mjekësor i fundit tregoi se arteria kryesore e zemrës së saj, e cila ishte stentuar në vitin 2021, ka zhvilluar përsëri një komplikacion serioz. Megjithëse specialistët e saj kërkuan me urgjencë një angiografi tjetër, procedura ende nuk është realizuar. Në një vizitë të datës 8 tetor, kreu i burgut Evin i informoi Mohammadi-n se Organizata Iraniane e Burgjeve nuk kishte autoritetin për të marrë vendime për situatën e saj mjekësore, duke lënë të hapur çështjen e përkujdesjes së saj shëndetësore.

Situata e Mohammadi-s ka sjellë shqetësim ndërkombëtar, duke u bërë një simbol i luftës për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes në Iran./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Bota

Pasi qëndruan për tetë muaj në Hapësirë, 4 austronautët kthehen në Tokë

Published

on

By

Pasi qëndruan për gati tetë muaj në stacionin hapësinorë për shkak të problemeve me kpsulën Boeing dhe uragani Milton, katër astronautë janë rikthyer në Tokë.

Një kapsulë SpaceX që mbante ekuipazhin u hodh me parashutë para agimit të së premtes në Gjirin e Meksikës, pak larg bregut të Floridës, pasi u shkarkua nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor në fillim të kësaj jave.

Tre amerikanët dhe një rus duhet të ishin kthyer dy muaj më parë, por kthimi i tyre në shtëpi u shty për shkak të problemeve me kapsulën e re të astronautëve Starliner të Boeing, e cila u kthye bosh në shtator për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Uragani Milton ndërhyri më pas, i ndjekur nga dy javë të tjera me erë të fortë dhe det të trazuar.

SpaceX nisi katër astronautët, Mattheë Dominick të NASA-s, Michael Barratt dhe Jeanette Epps, dhe Alexander Grebenkin të Rusisë,  në mars”.

Zëvendësuesit e tyre janë dy pilotët testues të Starliner, Butch Wilmore dhe Suni Williams, misioni i të cilëve shkoi nga tetë ditë në tetë muaj, dhe dy astronautë të nisur nga SpaceX katër javë më parë. Ata të katër do të qëndrojnë në orbitë deri në shkurt.

Continue Reading

Bota

Moti i keq godet Italinë, 4 rajone me alarm portokalli, mbyllen shkollat

Published

on

Katër rajone të Italisë—Liguria, Toscana, Emilia-Romagna dhe Veneto—janë vendosur nën një alarm portokalli nga Mbrojtja Civile, duke filluar nga mëngjesi i së premtes, për shkak të kushteve të këqija atmosferike që pritet të godasin këto zona.

Përgjatë ditëve të ardhshme, zona e Toskanës do të përjetojë shirat e dendur dhe erëra të forta, duke bërë që autoritetet lokale të vendosin mbylljen e shkollave në qytetet e Livornos, Grossetos, Bolonjës dhe Pisas. Kjo masë është marrë për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe stafit arsimor.

Përveç mbylljes së shkollave, janë shpallur gjithashtu mbyllje të qendrave komunale, qendrave ditore, parqeve dhe varrezave, për të minimizuar rrezikun për qytetarët.

Alarmi i verdhë për motin e keq do të prekë gjithashtu rajonet e Umbrias, Lombardisë dhe disa zona të tjera të Venetos, Toskanës, Emilias, Ligurias dhe Piemontes. Kjo tregon për një situatë alarmante që kërkon vëmendje dhe përgatitje të veçantë nga autoritetet.

Në Empoli, është aktivizuar qendra komunale e operacioneve të mbrojtjes civile për të koordinuar të gjitha operacionet që lidhen me trajtimin e çështjeve kritike dhe për të siguruar ndihmën e nevojshme për popullatën. Kjo qendër do të jetë përgjegjëse për monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndihmës emergjente.

Në provincën e Pizës, zjarrfikësit janë angazhuar në ndërhyrje për të adresuar problematika si shembjet e rrugëve dhe daljet nga shtrati të përrenjve dhe lumit Cecina. Ata kanë ofruar ndihmë për disa individë që kanë mbetur të bllokuar në automjetet e tyre dhe për të pastruar rrëshqitjet e dherave nga rrugët.

Komuna e Bolonjës ka vendosur të mbyllë shkollat të premten, por kaos ka përfshirë edhe botën e futbollit. Kryekomunari ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes mes Bolonjës dhe Milanit, e planifikuar për të luajtur të shtunën në orën 18:00. Megjithatë, Liga e Serisë A nuk e ka konfirmuar ende vendimin për pezullimin e ndeshjes, duke lënë hapësira për paqartësi në lidhje me zhvillimin e saj./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara