Kronikë e zezë

IPK kërkon suspendimin e një rreshteri në veri

Ky rast në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) njofton se dje (e mërkurë) si rezultat i veprimeve hetimore ka parashtruar kërkesë drejtorit rajonal të Policisë Kufitare Veriu për suspendim në kohëzgjatje deri në tri ditë (3) ndaj një zyrtarit policor me gradën rreshter, i cili shërben në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Leposaviq – Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu.

Kjo kërkesë, sipas IPK është nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.

“Ky rast në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke u trajtuar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Mjet i pashpërthyer gjendet në Bjeshkët e Junikut, intervenon FSK dhe KFOR

Published

on

Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të enjten në Bjeshkët e Junikut, kanë bërë të ditur autoritetet.

Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 2 korrik 2026, rreth orës 14:00, pasi në një zonë pyjore është hasur një mjet i dyshuar shpërthyes.

Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin për të shmangur rrezikun për qytetarët.

Më pas, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe forcat e KFOR-it, të cilët kanë bërë largimin e mjetit pa incidente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dogana e Kosovës ndalon 23,500 euro të padeklaruara në Merdarë

Published

on

Dogana e Kosovës ka zbuluar 23,500 euro të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar në Merdarë.

Sipas njoftimit zyrtar, automjeti ishte përzgjedhur për kontroll bazuar në analizën e riskut dhe më pas ishte dërguar në vijën e dytë për kontroll të detajuar nga zyrtarët doganorë dhe Policia Kufitare.

Gjatë kontrollit janë gjetur 10 mijë euro në çantën personale të udhëtarit, ndërsa 13,500 euro të tjera ishin të fshehura në zarfe brenda një ndarjeje të automjetit, duke e çuar shumën totale në 23,500 euro të padeklaruara.

Autoritetet kanë bërë të ditur se personi kishte dokumente që dëshmojnë prejardhjen e ligjshme të mjeteve monetare, përfshirë kontratë noteriale për shitblerje prone dhe dëshmi të tërheqjes bankare.

Rasti i është referuar Hetimeve Doganore për procedura të mëtejshme, ndërsa në bazë të ligjit është mbajtur 25 për qind e shumës së padeklaruar, kurse pjesa tjetër i është kthyer poseduesit.

Dogana e Kosovës ka rikujtuar se çdo person që hyn ose del nga vendi me 10 mijë euro e më shumë është i obliguar t’i deklarojë ato, në të kundërtën përbën kundërvajtje dhe mund të sjellë masa ligjore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një 78-vjeçar me demencë në Prishtinë

Published

on

By

Një 78-vjeçar nga Prishtina, i identifikuar si Xhafer Raqi, është zhdukur që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm dhe familjarët po kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.

Raqi, i cili banon në lagjen “Bregu i Diellit”, vuan nga demenca dhe është larguar nga shtëpia rreth orës 08:00 të mëngjesit, duke mos lënë asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Familjarët kanë bërë të ditur se rasti është raportuar menjëherë edhe në Policinë e Kosovës.

Të afërmit bëjnë apel tek të gjithë ata që mund ta kenë parë apo që kanë çfarëdo informacioni për vendndodhjen e tij, të lajmërojnë urgjentisht në numrin e telefonit: +383 44 737 900 ose të kontaktojnë stacionin më të afërt policor. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Shtime, policia nis hetimet

Published

on

By

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur me thikë nga persona të panjohur në Shtime.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të enjten, më 2 korrik, rreth orës 22:12. Viktima, mashkull kosovar, ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi kishte pësuar lëndime nga therja me thikë dhe më pas është dërguar për trajtim në Spitalin e Ferizajt.

Policia ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa njësitë relevante policore kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara