Teknologji

iPhone i ardhshëm mund të tregojë nëse keni nevojë për syze

Published

on

Në të ardhmen, iPhone mund të ndihmojë në monitorimin e shëndetit të syve, duke detektuar shenja të mundshme të miopisë dhe duke njoftuar përdoruesin për rrezikun e problemeve me shikimin.

Apple ka regjistruar një patentë që sugjeron përdorimin e sensorëve ose kamerave të iPhone për të matur largësinë mes telefonit dhe syve të përdoruesit, dhe për të identifikuar nëse është e nevojshme të bëhet një vizitë tek okulisti.

Pajisja mund të ofrojë gjithashtu mundësi për të përshtatur automatikisht madhësinë e shkrimit dhe cilësimet e ekranit për të reduktuar lodhjen e syve.

Kjo mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve të shikimit që lidhen me përdorimin e pajisjeve elektronike për periudha të gjata.

Ende nuk është e sigurt nëse Apple do ta implementojë këtë teknologji, por është një hap i mundshëm për përmirësimin e shëndetit të syve nëpërmjet teknologjisë. /UBT News/

Teknologji

Audi zbulon sportivin e ri, por ende pa emër

Published

on

Audi po përgatitet të rikthejë një sportiv të ri, pas ndalimit të prodhimit të TT-së, me Concept C, i cili pritet të shfaqet në treg në 2027.

CEO i Audi, Gernot Döllner, tha se koncepti është “90 për qind gati” për prodhim dhe është i ligjshëm për rrugë.

Modeli ka dizajn modern, me linja kryesisht të drejta dhe disa kurba të buta, duke kombinuar elementë të TT-së dhe R8-së.

Concept C ndan platformën me Porsche-n e ardhshëm 718 EV, i cili po zhvillohet ende.

Döllner shtoi se makina është funksionale dhe do të mund të drejtohet së shpejti, por ende nuk ka një emër zyrtar.

Për momentin, ajo njihet thjesht si Concept C, pasi zhvillimi ka ecur më shpejt sesa zgjedhja e emrit.

Continue Reading

Teknologji

Volkswagen investon një miliard euro në inteligjencën artificiale

Published

on

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen planifikon të optimizojë prodhimin dhe të ulë kostot duke investuar deri në një miliard euro në inteligjencën artificiale deri më 2030, njoftoi kompania të martën në panairin e madh të makinave në Mynih.

Investimi përfshin “zhvillimin e automjeteve të bazuara në inteligjencën artificiale, aplikacionet industriale dhe infrastrukturën e IT-së me performancë të lartë.

“Me inteligjencën artificiale, ne po nisim fazën tjetër në rrugën drejt bërjes një lider global në teknologjinë e automobilave”, tha Hauke​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​, anëtar i bordit për IT në Grupin Volkswagen i cili vazhdoi: “Inteligjenca artificiale është çelësi ynë për shpejtësi, cilësi dhe konkurrueshmëri më të madhe – në të gjithë zinxhirin e vlerës, nga zhvillimi i automjeteve deri te prodhimi”.

Volkswagen po punon me kompaninë franceze të softuerëve Dassault Systèmes për të krijuar mjedis zhvillimi të mbështetur nga inteligjenca artificiale që do të përdoret në të gjitha markat dhe rajonet e grupit.

Testimi virtual dhe simulimet do të mbështesin inxhinierët dhe do të përshpejtojnë zhvillimin, dhe Volkswagen shpreson ta shkurtojë zhvillimin e produktit në 36 muaj ose më pak. Kjo do të jetë të paktën një vit më e shkurtër se tani.

 

Continue Reading

Magazinë

Dje u lansua, sot po promovohet! Dua Lipa, ndër të parat me iPhone 17 Pro

Published

on

Dua Lipa ka ndezur rrjetin me një fotografi të re ku shfaqet duke mbajtur në dorë modelin më të ri të Apple – iPhone 17 Pro në ngjyrën unike “cosmic orange”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ishte ndër të parat që u pa me Iphone, duke lënë fansat të habitur: “Si e mori kaq shpejt?”.

Në një kohë kur prezantimi i serisë së re iPhone 17 sapo është bërë dhe para-porositë nisin vetëm këtë të premte, më 12 shtator, videoja e artistes shqiptare me edicionin e ri ka pushtuar rrjetet sociale.

Komentet nuk kanë munguar, ku shumë ndjekës shprehën habinë se si këngëtarja arriti të siguronte një nga modelet më të kërkuara para publikimit zyrtar. Ajo në videon në Instagram xhiroi gjithçka me Iphone të ri, që nga koha kur zgjohet, angazhimet tjera e deri te koncertet.

Apple prezantoi katër modele të reja – iPhone 17, 17 Pro, Pro Max dhe versionin ultra të hollë 17 Air.

Continue Reading

Teknologji

Telefonat që mund të marrin sistemin e ri operativ të Appleit

Published

on

Gjiganti teknologjik, Apple, të martën ka publikuar versionin e ri të sistemit operativ iOS. Si gjithmonë, sistemi i ri operativ mund të funksionojë në një numër të caktuar të telefonave të kompanisë.

Versioni i ri përmban edhe veçorinë “Liquid Glass”. Kjo është sikur një sipërfaqe e re në telefon, e cila përshtat pamjet me ekranin, si për shembull menuja e të tjera opsione do të marrin formë më të rrumbullakët për t’iu përshtatur formës së re të kornizës.

Pos kësaj, Apple ka thënë se e ka përmirësuar punën e përkthimi dhe ka bërë riorganizim të aplikacioneve të kamerës dhe fotografive.

Ndryshimi i emrit nga iOS 18 në iOS 26 është kalim i madh, që paraqet skemë të re të emrave në Apple dhe jo më thjesht numra.

Ndryshimi te Apple vjen me zhgënjim për përdoruesit e iPhoneve. Çdo version i ri ua “përjashton” një grup më të vjetër të telefonave.

Kjo është lista e iPhoneve që përkrahin sistemin e ri operativ:

•        iPhone SE (gjenerata e dytë)

•        iPhone 11, Pro, and Pro Max

•        iPhone 12, Mini, Pro, and Pro Max

•        iPhone 13, Mini, Pro, and Pro Max

•        iPhone 14, Plus, Pro, and Pro Max

•        iPhone 15, Plus, Pro, and Pro Max

•        iPhone 16, Plus, Pro, and Pro Max

•        iPhone 16e.

Continue Reading

Të kërkuara