Lajmet

iPhone do të zbulojë edhe ankthin dhe depresionin

”Projekti do të ketë emrin e koduar ‘Seabreeze”, sipas WSJ.

Published

on

 Në të ardhmen, iPhone mund të zbulojë tek ju edhe ankthin dhe depresionin.

Sipas raporteve të ”Wall Street Journal”, në fakt, ”Apple” po punon me Universitetin e Kalifornisë dhe kompaninë farmaceutike ”Biogen” në një algoritëm të aftë për të përdorur të dhënat e mbledhura nga telefoni për të zbuluar elementë të lidhur me disa kushte të shëndetit mendor.

”Projekti do të ketë emrin e koduar ‘Seabreeze”, sipas WSJ.

Për këtë do të ekzaminohen shprehjet e fytyrës, analiza e të folurit e një përdoruesi, por edhe parametrat e monitoruar tashmë të tillë si ritmi dhe frekuenca e ecjeve, cilësia e gjumit, rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja.

Studimi është ende në fillimet e tij dhe për projektin nuk dihet ende se kur do të përfundojë.

Continue Reading

Lajmet

LVV propozon Glauk Konjufcën si mandatar të ri për kryeministër

Published

on

By

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka propozuar për mandatar për kryeministër Glauk Konjufcën.

Pas dështimit të Kurtit për ta formuar qeverinë, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm, LVV propozoi Konjucën për të parin e qeverisë.

Të mërkurën më 5 nëntor skadon afati kur presidentja Vjosa Osmani do të vendosë nëse do të mandatojë ndonjë mandatar për kryeministër apo do të shpërndajë Kuvendin për t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja./KP

Continue Reading

Lajmet

​Ancelotti nuk e fton Neymarin te Brazili

Published

on

Pas disa javësh mungesë për shkak të një dëmtimi muskulor, Neymar u rikthye fundjavën e kaluar në fushë me fanellën e Santos, por rikthimi i tij në Kombëtaren braziliane do të duhet të presë edhe pak.

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka publikuar listën e lojtarëve për miqësoret e këtij muaji, ku “Seleção” do të zhvillojë dy ndeshje në Evropë, më 15 nëntor ndaj Senegalit në Angli dhe më 18 nëntor ndaj Tunizisë në Francë.

Në këtë listë mungon emri i Neymarit, duke shtyrë sërish rikthimin e tij në fanellën e Brazilit. Ancelotti e justifikoi vendimin me gjendjen fizike të lojtarit, duke theksuar:

“Nuk kam folur sërish me Neymarin. Do të shohim kur të jetë gati për t’u rikthyer. Dua që ai të jetë 100% para se të bashkohet me ekipin.”, tha ai.

Ylli i Santos kishte pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë në mes të shtatorit, që e mbajti jashtë për shtatë ndeshje. Ai u rikthye në fundjavë në ndeshjen ndaj Fortalezës, duke luajtur për 23 minuta, por duket se stafi teknik nuk dëshiron të rrezikojë.

Në mungesë të tij, Ancelotti ka zgjedhur të besojë tek brezi i ri i talenteve brazilianë, me emra si Vinicius Jr, Rodrygo, Richarlison, Matheus Cunha dhe João Pedro, ndërsa përfshihen gjithashtu edhe Estêvão i Chelseat, Luiz Henrique i Zenit dhe Vitor Roque, që po shkëlqen me Palmeiras.

Trajneri italian shtoi se lista për Botërorin 2026 është tashmë thuajse e përfunduar.

“Kemi 17 ose 18 lojtarë të sigurt në formacion. Në mars do të kemi një tjetër test të rëndësishëm dhe ajo listë do t’i ngjajë shumë asaj përfundimtare.”, shtoi ai.

Lista e Brazilit për ndeshjet e nëntorit vijon:

Portierë: Bento, Ederson, Hugo Souza

Mbrojtës: Alex Sandro, Caio Henrique, Danilo, Éder Militão, Fabricio Bruno, Gabriel Magalhães, Luciano Juba, Marquinhos, Paulo Henrique, Wesley

Mesfushorë: Andrey Santos, Bruno Guimarães, Casemiro, Fabinho, Lucas Paquetá

Sulmues: Estêvão, João Pedro, Luiz Henrique, Matheus Cunha, Richarlison, Rodrygo, Vinicius Jr, Vitor Roque. /S.K/KP/Tch/

Continue Reading

Lajmet

Vdes punëtori i bllokuar nën rrënoja nga shembja e kullës në Romë

Published

on

Pas 11 orësh u nxor i gjallë nga rrënojat e kullës mesjetare që u shemb pjesërisht në Romë, por punëtori 66-vjeçar nuk i mbijetoi plagëve teksa transportohej në spital.

Siç bëri të ditur Ministria e Jashtme ai ishte shtetas rumun, ashtu si një tjetër punëtor që u shpëtua më herët nga rrënojat dhe u dërgua në spital.

Nxjerrja e gjallë e Stroicit u përshkrua fillimisht si një akt i jashtëzakonshëm nga zjarrfikësit që kishin punuar deri në orët e vona të së hënës. Ekipet e shpëtimit përdorën dronë dhe mjete për pastrimin e rrënojave për të arritur tek ai, pavarësisht rrezikut që kulla e dëmtuar rëndë të shembej më tej.

Siç pohojnë mediat, 66-vjeçari kishte qenë i vetëdijshëm dhe kishte folur me punonjësit e emergjencës gjatë gjithë operacionit por zemra ishte ndalur rrugës për në spital.

Zyra e kryeprokurorit në Romë ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen. Një pjese e strukturës mesjetare, të Torre deri Conti u shemb në 11 e 20 minuta të së hënës teksa ndërtesa po i nënshtrohej punimeve restaruruese.

Përpjekjet për të shpëtuar punëtorin e bllokuar nën rrënoja u ndërprerën pasi një segment i dytë i kullës 29 metra të lartë, që gjendet mes Koloseut dhe Fori Romani, nisi të shembej rreth 90 minuta më vonë duke krijuar një re të madhe pluhuri.

Një zjarrfikës u shoqërua në spital për shkak të problemeve në sy, por pjesa tjetër nuk pësoi lëndime dhe kërkimet rinisën më vonë. Kulla e shekullit të 13 u ndërtua nga Papa Inoccenti i 3 si rezidencë për vëllain e tij.

Të gjitha rrugët rreth saj janë mbyllur si masë sigurie nga policia./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kryeministri Kurti takohet me Presidenten Osmani

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është bërë e ditur se sot është takuar me Presidenten e vendit Vjosa Osmani.

Ky takim vjen pas disa ditësh nga një mbledhje e mëparshme e organizuar nga Presidentja, ku liderët e partive politike u takuan së bashku për të diskutuar ngërçin politik në vend.

Lëvizjes Vetëvendosje nga sot i ka mbetur edhe një ditë kohë për të vendosur nëse do të propozojë një kandidat tjetër për kryeministër apo do të lejojë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara