Përveç shtimit të qumështit në filxhanin të preferuar të kafesë ose me drithërat e mëngjesit, duhet të përfshini më shumë nga kjo pije në dietën për përfitimet shëndetësore që shkojnë përtej shëndetit më të përmendur të kockave.
Qumështi ofron një burim të pasur të lëndëve ushqyese thelbësore që mbështesin shëndetin e përgjithshëm. I njohur për rolin e tij në forcimin e kockave, qumështi ofron disa përfitime shtesë shëndetësore që e bëjnë atë një shtesë të vlefshme për një dietë të ekuilibruar.
Një nga përfitimet më të përmendura është roli në forcimin e kockave, pasi ai është i mbushur me kalcium, vitaminë D e fosfor, tha dietologia Sarah Heckler. Qumështi ndihmon në ruajtjen e densitetit të kockave dhe zvogëlon rrezikun e frakturave.
“Këto lëndë ushqyese punojnë së bashku për të forcuar kockat dhe për të parandaluar kushte si osteoporoza, e cila me kalimin e kohës çon në kocka të brishta dhe të dobëta”, tha ajo.
Qumështi nxit rritjen e rikuperimin, burim i shkëlqyer i proteinave me cilësi, përmban të nëntë aminoacidet thelbësore të nevojshme për riparimin e muskujve.“Kjo e bën veçanërisht të dobishme për atletët, fëmijët e të moshuarit që duan të ruajnë masën muskulore”, tha ajo.
Kombinimi i proteinave dhe karbohidrateve e bën atë pije efektive rikuperimi pas stërvitjes, duke ndihmuar në rimbushjen e rezervave të energjisë dhe mbështetjen e rikuperimit të muskujve. Ndihmon me hidratimin dhe thithjen e lëndëve ushqyese. qumështi është gati 90 për qind ujë, tha Heckler duke e bërë pije hidratuese që jep elektrolite thelbësore si kaliumi dhe magnezi.
“Këto minerale ruajnë ekuilibrin e lëngjeve, rregullojnë funksionin nervor e mbështesin kontraktimet e muskujve”, tha ajo.
Prania e vitaminës A në qumësht ndihmon funksionin imunitar dhe shëndetin e shikimit, vitaminat B kontribuojnë në prodhimin e energjisë dhe formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Ofron mbështetje për sistemin imunitar. Marrja e vazhdueshme e qumështit ose jogurtit ndihmon në ruajtjen e një sistemi të shëndetshëm imunitar, sipas faqes së internetit Undeniably Dairy.
Përmbajtja e proteinave dhe zinkut në qumësht ndihmon në ndërtimin dhe funksionimin e qelizave imune dhe molekulave sinjalizuese imune në trup, tha Matthew Black, një dietolog i regjistruar në Columbus, Ohio.