Lajmet

Intervenimi i Policisë në Shipashnicë, reagon kryetari Kastrati: Ministrja Nagavci me qasjen e saj po hedhë benzin në zjarr

Published

on

Policia e Kosovës ka përdorur sprej ndaj banorëve të fshatit Shipashnicë të Poshtme të Kamenicës sepse kanë bllokuar derën e hyrjes së çerdhes për të mos e lejuar futjen e zyrtarëve komunalë të cilët aty kanë shkuar për të dërguar inventarë për nxënësit parashkollorë.

Nga policia kanë konfirmuar se kanë qenë rreht 50 banorë që kanë penguar hyrjen në objekt të punëtorëve komunalë.

“Në vendin e ngjarjes janë tri patrolla policore, mirëpo situata paraqitet e tensionuar. Aty janë mbledhur rreth 50 banorë të fshatit në shenjë pakënaqësie ku me këtë rast janë sulmuar zyrtarët komunalë ku është përdorur edhe spreji nga ana e zyrtarëve policorë”, ka thënë për KlanKosova.tv, Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Për rastin Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati,  ka thënë që është vërtetë për keqardhje deri në ç’masë është duke u manipuluar komuniteti nga disa badihavaxhinj, siç i ka quajtur ai.

“Ne sot dërguam pajisjet dhe inventarin për çerdhen e Shipashnicës së Poshtme e cila do t’u shërbente fshatrave përreth.  Nuk do ta besoja kurrë që në shekullin XXI një prind më përpara e dëgjon një manipulues sesa zemrën e tij për fëmijën e vet. Për më shumë, Ministrja Nagavci me qasjen e saj po hedhë benzin në zjarr. Kjo është e turpshme dhe e pafalshme” shkroi Kastrati në një postim në Facebook.

“Në Kamenicë vetëm 3.99% e fëmijëve shkojnë në kopsht. 96% të tjerë apo rreth 1400 fëmijë qëndrojnë në shtëpi. Edhe pse edukimi parashkollor është kusht i domosdoshëm për zhvillimin e secilit fëmijë, në Kamenicë jo të gjithë e kanë këtë mundësi”.

“Ashtu siç e kemi stërthënë, objektet e shkollave të fuzionuara do të përdoren për qëllimet më të mira për komunitetin. Dhe kështu, ne sot dërguam pajisjet dhe inventarin për çerdhen e Shipashnicës së Poshtme e cila do t’u shërbente fshatrave përreth”.

Continue Reading

Lajmet

Klubet basketbollistike dhe shifrat që përfituan nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet se ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në basketboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

Klubi i basketbollit Ylli ka kaluar milionëshin, më saktësisht skuadra nga Suhareka për përfituar 1,109,500.

Në vendin e dytë është KB Trepça që ka arkëtuar 817,000 euro, e ndjekur nga KB Sigal Prishtina me 410,000 euro dhe KB Bashkimi me 386,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani takoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë.

Presidentja Osmani ka shkruar në faqën e saj zyrtare në Facebook: “Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.” shkroi Osmani.

Tutje ajo theksoi se NATO ka rolin vendimtar në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta./D.B

Continue Reading

Lajmet

​Shpalosen shifrat që përfituan klubet e futbollit nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet si ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në futboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

E para është FC Drita, skuadër e cila deri në muajin shtator ka përfituar 218,000 euro.

Skuadra e tytë është FC Ferizaj që ka arkëtuar 158,500 euro.

Në vendin e tretë është FC Prishtina me 150,000, ndërsa e katërta FC Llapi me 105,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​De Rossi ndan rrugët me Romën

Published

on

Daniele De Rossi ka ndërprerë kontratën me Romën, një vit pas shkarkimit të tij si trajner, edhe pse kontrata e tij ishte e vlefshme deri në vitin 2027.

Marrëveshja pritet t’i kursejë Romës rreth 4 milionë euro.

Skuadra italiane Torino, që po kalon një fillim të vështirë sezoni në Serie A, dhe Monza, aktualisht në vend të 9-të në Serie B, janë destinacionet e mundshme të ardhshme për ish-lojtarin e kombëtares italiane.

42-vjeçari De Rossi pritet të vendosë së shpejti për klubin e tij të ri./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara