Sport

Interi futet në bisedime me agjentët e Marcus Thuram

Published

on

Marcus Thuram mund të rikthehet të luajë në vendlindjen e tij, Itali.

Sulmuesi francez kishte lindur në Itali në vitin 1997 në qytetin e Parmas, sa ishte babai i tij Marcus Thuram pjesë e këtij klubi.

Thuram gjithmonë e ka thënë se do t’i pëlqente të luante në Serie A dhe duket se këtë verë është momenti.

Kampioni në fuqi i Italisë, Inter është duke u interesuar për afrimin e francezit për sezonin e ri.

Mediat italiane kanë raportuar se Neroazzurët tanimë janë në bisedime me agjentët e lojtarit për të gjetur një gjuhë të përbashkët.

24-vjeçari ka shkëlqyer dy edicionet e fundit me fanellën e Borussia Moenchegladbach me gola e asistime.

Në 80 ndeshje sa ka zhvilluar për dy vite me Gladbach, Thiram ka shënuar 25 gola dhe ka asistuar në 21 të tjerë.

Skuadra gjermane është e gatshme ta shes yllin e ri francez nëse vije ndonjë ofertë mbi 25 milionë euro.

Sport

Shkak konflikti me vëllain? Ndërron jetë futbollisti i njohur Boupendza, ra nga kati i 11-të

Published

on

Sulmuesi gabonez Aaron Boupendza ka ndërruar jetë në moshën 28 vjeçare, si pasojë e rënies nga kati i 11-të nga një ndërtesë banimi në Kinë.

Raportohet se Boupendza ka rënë nga banesa ku po banonte, i njëjti ishte duke luajtur për ekipin Zheijang FC në Superligën kineze. Autoritetet kanë nisur hetimet rreth arsyes së incidentit me fatalitet, njoftojnë mediat kineze.

Policia kineze i ka përpara tre skenarë të mundshëm: vetëvrasja, rënia aksidentale dhe vrasja. Bëhet e ditur se vëllai i Boupendzas ishte prezent në apartament në momentin e incidentit dhe raportohet se të dy e kishin një fjalosje.

Autoritetet po e shqyrtojnë mundësinë nëse kjo zënkë ishte arsyeja që e shtyu Boupendzan të kërcente. Pritet që vëllai të merret në pyetje rreth asaj që i ndodhi atij.

Boupendza mungoi në stërvitjen e fundit të ekipit pa arsye dhe drejtuesit e Zhejiang FC thanë se ishte e pamundur të binin në kontakt me të para se ta merrnin lajmin për vdekjen e tij.

28 vjeçari ishte bërë i famshëm kur me Hataysporin në Turqi i kishte realizuar 22 gola në 36 ndeshje gjatë sezonit 2020/21, duke e fituar titullin e golashënuesit më të mirë të vitit në Superligën turke.

Gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube të ndryshme përfshirë këtu: CF Mounana, Bordeaux, Pau FC, Ajaccio, Tours FC, Feirense, Al-Arabi, Al-Shabab, FC Cincinnati, Rapid Bucharst dhe së fundmi në Zhejing FC.

Autoritetet kineze shumë shpejt pritet t’i bëjnë të ditura shkaqet e vdekjes së futbollistit.

Continue Reading

Sport

Neymar dëmtohet sërish, lë fushën mes lotësh

Published

on

Sulmuesi i Santos, Neymar u largua nga fusha në lot pasi dëmtoi këmbën, vetëm 34 minuta në ndeshjen e tij të parë si titullar në kampionatin brazilian të futbollit.

33-vjeçari, i cili u rikthye pas gjashtë javësh pasi ishte jashtë fushe si pasojë e një një dëmtimi në kofshë, e nisi titullar kundër Atletico MG.

Ish-sulmuesi i Barcelonës kishte veshur një fanellë speciale me numrin 100 për të përkujtuar paraqitjet e tij të 100-të në stadiumin ‘Vila Belmiro’ të Santos.

Por, Neymar bëri me shenjë drejt pankinës pas golit të Alvaro Barreal që i dha Santosit epërsinë 2-0. Sulmuesi u ul në fushë për të pritur ndihmën mjekësore.

Mjekët treguan se ai nuk mund të vazhdonte dhe një Neymar qartësisht emocional u largua nga fusha në lot, duke mbajtur me dorë zonën e majtë të kofshës që e kishte mbajtur jashtë për gjashtë javët e mëparshme.

Continue Reading

Sport

Drita – Prishtina, super-derbi kosovar do të luhet sot

Published

on

Superliga e futbollit kosovar do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 29-të. Padyshim, dueli kryesor i ditës, por edhe i krejt kësaj xhiroje do të jetë ai mes Dritës dhe Prishtinës.

Gjilanasit vijnë nga gabimi kundër Malishevës, me ç’rast distanca me Ballkanin u ngushtua në 10 pikë, Prandaj, “Intelektualët” kanë nevojë për fitore në shtëpi për ta ruajtur këtë diferencë dhe për të qenë kështu më të qetë.

Kryeqytetasit e mposhtën në mesjavën e kaluar Dritën në Kupën e Kosovës, ndërsa vazhduan më pas me një tjetër performancë spektakolare kundër Suharekës në Superligë, për ta konfirmuar këndelljen me trajnerin e ri, Arsim Thaqi.

Për këtë, dueli i sotëm mes rivalëve të moçëm pritet të jetë “i zjarrtë”.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të ditës, Ballkani do ta ketë të obligueshme fitoren ndaj Gjilanit në shtëpi dhe të shpresojë më pas në një gabim eventual të lideres Drita, me shpresën që ta ngushtojë disavantazhin në pikë.

Dy ndeshjet e sotme të Superligës do të nisin prej orës 15:00.

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Van Dijk nënshkruan kontratë të re me Liverpoolin

Published

on

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka përkushtuar të ardhmen e tij në klub duke nënshkruar një kontratë të re që do ta shohë atë të qëndrojë në Anfield përtej sezonit 2024/25.

Pas Mohamed Salah, Reds kanë rinovuar kontratën edhe me yllin tjetër të skuadrës, Van Dijk.

Njoftimi i Liverpoolit ka ardhur me anë të faqes zyrtare, ku ka njoftuar se mbrojtësi holandez ka nënshkruar edhe për dy vite tjera.

“Virgil van Dijk ka nënshkruar sot një kontratë të re me Liverpool FC për të zgjatur kohën e tij me klubin përtej sezonit 2024-25”.

Kjo marrëveshje e re zgjat mandatin e mbrojtësit holandez me Reds, duke shënuar gati shtatë vjet e gjysmë që nga ardhja e tij në janar 2018.

Që kur u bashkua nga Southampton, Van Dijk e ka vendosur veten si një nga mbrojtësit më të mirë në botë, duke kontribuar në shtatë trofe të mëdhenj, duke përfshirë Ligën Premier, Ligën e Kampionëve, Kupën FA dhe dy Kupa të Ligës.

Me 314 paraqitje dhe 27 gola, Van Dijk vazhdon të jetë një figurë kryesore në skuadër.

Continue Reading

Të kërkuara