Lajmet

Interesim i madh për t’u transferuar në Shkollat e Mesme të UBT-së dhe në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët UBT

Duke gërshetuar praktikat më të mira të shkollave më prestigjioze në Evropë dhe Amerikë, në UBT do t’ju ofrojmë nxënësve mësim gjithëpërfshirës dhe multidisiplinar.

Published

on

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, nxënës nga i gjithë vendi janë duke u interesuar për t’u bërë pjesë e Shkollave të Mesme të UBT-së dhe Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët UBT, duke dashur të transferohen në një shkollë me cilësi dhe kualitet të lartë.

Duke gërshetuar praktikat më të mira të shkollave më prestigjioze në Evropë dhe Amerikë, në UBT do t’ju ofrojmë nxënësve mësim gjithëpërfshirës dhe multidisiplinar.

Përmes një infrastrukture moderne dhe një stafi akademikësh të profesionalizuar, Shkollat e Mesme në UBT dhe Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët UBT kanë për qëllim të nxisin të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre në fusha të ndryshme, duke nxjerrë kështu kuadro të reja profesionistësh në Kosovë.

Më poshtë janë të listuara nivelet të cilat i ofrojmë në UBT, si dhe linqet e faqeve zyrtare të shkollave në të cilën mund të merrni informacione më të detajuara për drejtimet përkatëse.

Niveli i mesëm i ulët:

  • Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët UBT

Niveli i mesëm i lartë:

  • Gjimnazi Natyror;
  • Gjimnazi Gjuhësor;
  • Asistent Dentar;
  • Shkolla e Mesme e Teknologjisë Informative dhe Elektroteknike;
  • Teknik të Optikes;
  • Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë;
  • Teknik i Farmacisë;
  • Teknik i Laboratorit Mjekësor.

Linku për aplikim në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët UBT

Linku për aplikim në Gjimnazin UBT

Linku për aplikim në Shkollën e Mesme të Mjekësisë UBT

Linku për aplikim në Shkollën e Mesme Teknik i Optikës – Opticient, Shkollën e Mesme të Teknologjisë Informative dhe Elektroteknike

Transferohu tani. Bashkë drejt një udhëtimi të ri të dijes – transferohu për një arsimim më ndryshe!

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara