Inxhinieria është një fushë e cila ka shtrirje të gjerë dhe gjithëpërfshirëse, ku si qëllim kryesor ka plotësimin e nevojave të njerëzve, përmes aplikimit të metodave dhe teknikave të ndryshme, bazuar në shkencë, teknologji dhe inovacion, dhe si e tillë gëzon një rëndësi të veçantë.
Në Ditën Ndërkombëtare të Grave në Inxhinieri, UBT vlerëson jashtëzakonisht shumë punën, angazhimin dhe përkushtimin e vajzave dhe grave në fushën e inxhinierisë.
Për këtë, UBT ka të zhvilluar Fakultetin Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment, si dhe Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit, nga ku një pjesë e konsiderueshme e studentëve, janë vajza dhe gra, dhe në të ardhmen ato do të jenë inxhiniere të suksesshme, pas studimeve profesionale në këtë institucion.
Dita Ndërkombëtare e Grave në Inxhinieri e gjen UBT-në me mbi 4000 studente që kanë filluar ndërtimin profesional në fushën e inxhinierisë në këtë institucion, të cilat konkretisht po zhvillojnë aftësitë e tyre në infrastrukturë moderne dhe në laboratorët më të sofistikuar për inxhinieri.
Me këtë rast, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, theksoi se ky sektor është zgjedhje e mirë për të studiuar vajzat dhe gratë, në mënyrë që ato të jenë të barabarta karshi çdo profesioni dhe pune në jetë, teksa inkurajoi vajzat e reja dhe gratë që të fillojnë studimet në fushat e inxhinierisë.
“Hapësira që UBT u ofron grave për t’u zhvilluar profesionalisht në secilën fushë, por me theks të veçantë në fushën e inxhinierisë, është në tjetër nivel, dhe këtë e dëshmon edhe numri i studenteve të cilat studiojnë në fushat e inxhinierisë”, tha rektori Hajrizi.
Shumë vajza e gra të diplomuara tashmë janë punësuar në kompani të ndryshme botërore, janë angazhuar në pozita udhëheqëse dhe si staf akademik e administrativ, por edhe në shumë institucione shtetërore.
UBT çdo vit u bashkohet institucioneve botërore që shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Grave në Inxhinieri me qëllim për të tërhequr vëmendjen e vajzave dhe grave në fushën e inxhinierisë.
Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.
Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.
Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.
Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.
Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.
Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.
“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.
Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.
Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.
“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.
Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.
Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.
Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.
Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/