Lajmet

Interesim i madh i qytetarëve për testet COVID-19, në Prishtinë hapet qendra e dytë

Me rritjen e numrit të infektuarve, është rritur edhe stafi punonjës për shërbime me COVID-19.

Published

on

Me rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, është hapur edhe një qendër e re për testim në Komunën e Prishtinës. Sipas drejtori të Shëndetësisë, Izet Sadiku kjo qendër e re është hapur pas interesimit të një numri të madh të qytetarëve për testim.

Ndërsa me rritjen e numrit të infektuarve, është rritur edhe stafi punonjës për shërbime me COVID-19. Sipas drejtorit të shëndetësisë, interesimi për dozën e katërt është më i madh, krahasuar me dozat e tjera.

Ai thotë se duhet të ketë më shumë fushata sensibilizuese për t’u vaksinuar nga institucionet qendrore.

Kam vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në “Xhemail Ibish”, ku është hap dhe sot kemi filluar nga ora 8:00, është qendra e dytë për testim në Komunë të Prishtinës. Kishte interesim të qytetarëve, kjo ka qenë arsyeja edhe pse ne e kemi hap edhe një qendër të dytë, duke pas parasysh se ditëve të fundit kemi pas mesatarisht mbi 300 qytetarët që kanë bërë testime në qendrën për testim në ambulancën e mjekësisë familjare në qendrën e studenteve. Kemi vendos që të krijohet një mundësi më e madhe, duke pas parasysh edhe shtrirjen e gjerë që ka qyteti, të krijohet edhe një mundësi që një pjesë e qytetarëve të jenë më afër”, tha ai.

Sipas tij, me rritjen e numrit të të infektuarve, është rritur edhe volumi i punës. Ndërsa momentalisht nga 63 punonjës shëndetësor, 27 kanë rezultuar pozitiv, të cilët janë në izolim.

Sigurisht se po… Është larguar ai stafi qe ka qenë përkrahës për vaksinim dhe COVID, dhe ne tash me rritjen e numrit është dashur që një pjesë të stafit ta dërgojmë për shërbime për COVID, përveç vaksinimit që bëhet, pastaj edhe testimit tash që e kemi rrit stafin që bënë testime. Ne kemi edhe mjekë tanë, infermieret që janë të angazhuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, janë të ngarkuar tashmë, përveç vizitave rutinë, kanë një numër të pacienteve për 20 apo 30 % të pacientëve që bëjnë vizita janë tash persona të dyshimtë ose me COVID-19. Kjo e ka rritur volumin e punëve të punëtoreve shëndetësor, realisht kur kësaj i shtohet periudha që ne jemi në një periudhe të verës, ku njerëzit detyrohen t’i përfundojnë pushimet sepse që dy vite punëtorët shëndetësor kanë qenë pa pushime. Është edhe një numër i stafit, i cili është i infektuar dhe janë të izoluar, momentalisht kemi 27 punëtor shëndetësor që janë në izolim për shkak se kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nga 63 sa kemi pas gjatë muajve të fundit. Dhe të gjitha këto e vështirësojnë punën në dhënien e shërbimeve duke pas parasysh që ne vazhdojmë të japim edhe shërbime tjera, të cilat i japin Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë”, tha ai.

Ai tha se interesimi për dozën e katërt është më i madh, krahasuar me dozat e tjera, mirëpo i ulët në krahasim me popullsinë në vend.

Interesimi për dozën e katërt është më shumë se për dozat e tjera, por prapë është i vogël. Ne mesatarisht për javën e fundit kemi pas rreth 30 doza në ditë që merren në Prishtine dhe ky është numër shumë i vogël, duke pas parasysh që 45 % e popullsisë janë të vaksinuar”, tha ai.

Më tej, Sadiku shtoi se vaksinimi është forma më e mirë për parandalim apo futjen në kontroll të pandemisë COVID-19, ndërsa kërkon nga institucionet qendrore që të bëjnë më shumë fushata sensibilizuese për t’i bindur qytetarët të vaksinohen.

Do duhej që qytetaret të vaksinohen për arsyeje se vaksinimi e ka ndryshuar situatën me COVID-19…3:53 E vetmja masë për me fut në kontroll pandeminë COVID-19, do të ishte vaksinimi i qytetareve, prandaj mendoj që duhet bërë apel njerëzve dhe më pas fushata sensibilizuese, të cilat i ftojnë dhe i bindin qytetarët që të vaksinohen”, tha ai.

Lajmet

11 të arrestuar në Pozheran të Vitisë, dyshohen për organizim të bixhozit të kundërligjshëm

Published

on

Një aksion policor i zhvilluar në fshatin Pozheran të Vitisë ka rezultuar me arrestimin e 11 personave, të dyshuar për përfshirje në organizimin e bixhozit të kundërligjshëm.

Sipas Policisë, aksioni është realizuar pas pranimit të informacioneve relevante dhe zhvillimit të veprimeve hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Më 4 qershor, njësitet policore kanë kryer bastisje në një lokacion ku dyshohej se po ushtrohej veprimtari e paligjshme.

Gjatë kontrollit, janë arrestuar 11 persona të dyshuar, ndërsa janë sekuestruar edhe prova materiale që lidhen me veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”.

Autoritetet kanë bërë të ditur se provat e mbledhura do të shërbejnë si dëshmi në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është proceduar në Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt gjyqësore.

Continue Reading

Lajmet

Protestë solidarizuese në Prishtinë kundër privatizimit të zonave bregdetare në Shqipëri

Published

on

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur të sot, e enjte një protestë para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, në shenjë solidariteti me protestat që po zhvillohen në Shqipëri kundër privatizimit të zonave bregdetare, përfshirë Zvërnecin dhe Sazanin.

Gjatë protestës, përfaqësuesja e kolektivit, Liridona Sijarina, tha se aksioni synon të mbështesë qytetarët që po kundërshtojnë projektet që, sipas saj, rrezikojnë pasuritë natyrore dhe interesin publik.

“Sot kemi dalë këtu për të shprehur solidaritetin tonë me protestat në Shqipëri, që janë duke u bërë për të mbrojtur tokën dhe natyrën në Zvërnec, Sazan e përtej”, deklaroi ajo.

Sijarina kritikoi marrëveshjen ndërmjet Jared Kushner dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke e cilësuar atë si një projekt që synon t’i kalojë pasuritë publike në duart e investitorëve privatë.

Sipas saj, zonat e Zvërnecit dhe Sazanit, të konsideruara ndër pasuritë më të rëndësishme natyrore të Shqipërisë, po përballen me rrezikun e privatizimit dhe shndërrimit në resorte luksoze. Ajo akuzoi qeverinë shqiptare për favorizim të interesave të kapitalit të madh në dëm të mjedisit dhe komuniteteve lokale.

“Me aminin e Edi Ramës, kjo tokë u shit dhe menjëherë oligarkët filluan brutalizimin ndaj natyrës dhe popullatës vendase, duke grabitur jo vetëm tokat, por edhe mundësinë për jetë në ato zona”, u shpreh Sijarina.

Ajo tha se kundërshtimi ndaj këtyre projekteve është pjesë e një rezistence më të gjerë kundër privatizimit të pasurive publike dhe shpronësimit të qytetarëve në favor të interesave private.

Sipas organizatorëve, protestuesit në Kosovë e konsiderojnë kauzën e qytetarëve në Shqipëri si të përbashkët dhe shprehin mbështetje për lëvizjet që kundërshtojnë privatizimin e zonave bregdetare dhe pasurive natyrore.

“Lufta e tyre është edhe e jona. Qëndrojmë pranë atyre që sot po luftojnë për veten dhe tokat e tyre, për natyrën dhe për jetën”, deklaroi Sijarina.

Protesta u mbajt në mbështetje të demonstratave që po zhvillohen në Shqipëri kundër projekteve të zhvillimit turistik në disa prej zonave më të njohura bregdetare të vendit.

Continue Reading

Lajmet

ASK: Çmimet e banesave dhe shtëpive më të larta se në vitin 2025

Published

on

Çmimet e pronave të banimit në tremujorin e parë të vitit 2026 janë rritur për 5.3 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, sipas Indeksit të Çmimeve të Pronave të Banimit (IÇPB) të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025 çmimet e pronave të banimit shënuan rritje prej 2.4 për qind.

Sipas ASK-së në rajonin e Prishtinës, çmimet e pronave të banimit u rritën me 1.4 për qind në tremujorin e parë të vitit 2026, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025.

Ndërsa në rajonet e tjera të vendit, çmimet e pronave të banimit u rritën për 12.3 për qind në tremujorin e parë 2026, krahasuar me tremujorin e parë 2025.

Continue Reading

Lajmet

Oda e Farmacistëve kundërshton tarifat e reja komunale për barnatoret në Prishtinë

Published

on

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) ka reaguar ndaj draft-rregullores së Komunës së Prishtinës për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale, duke shprehur shqetësim për mënyrën se si janë trajtuar barnatoret në këtë dokument.

Gjatë diskutimit publik të organizuar nga Komuna e Prishtinës, kryetari i OFK-së, Kadri Bytyqi, i shoqëruar nga Florina Berisha dhe Ilir Luzha, paraqiti vërejtjet dhe kundërshtimet e Odës lidhur me tarifat e propozuara.

“Duhet të them se kemi qenë sinqerisht të befasuar kur kemi parë mënyrën se si janë trajtuar barnatoret në draft-rregulloren për taksat komunale”, deklaroi Bytyqi.

Ai theksoi se shqetësimi i OFK-së nuk është vetëm financiar, por edhe juridik, profesional dhe logjik, duke argumentuar se barnatoret nuk mund të trajtohen si biznese të zakonshme tregtare.

“Barnatorja nuk është një biznes tipik tregtar. Barnatorja është institucion shëndetësor. Ajo themelohet, licencohet dhe funksionon sipas legjislacionit të veçantë shëndetësor”, tha Bytyqi, duke shtuar se hapja dhe funksionimi i një barnatoreje kërkon farmacist përgjegjës, kushte të veçanta teknike, standarde profesionale dhe mbikëqyrje të vazhdueshme.

Sipas OFK-së, çdo ngarkesë administrative duhet të jetë proporcionale me natyrën e aktivitetit dhe koston reale që krijon për institucionet publike. Bytyqi tha se në draft-rregullore nuk është paraqitur asnjë analizë që arsyeton nivelin e tarifave të propozuara.

Ai ngriti shqetësim edhe për dallimin mes tarifave komunale dhe kostos së licencimit nga autoritetet qendrore. Sipas tij, një barnatore aktualisht paguan 500 euro për licencim pesëvjeçar, ndërsa draft-rregullorja parasheh një tarifë komunale prej 500 euro në vit.

“Kjo do të thotë se për pesë vjet një barnatore do të paguante 2,500 euro tarifë komunale, krahasuar me 500 euro për licencim pesëvjeçar nga autoritetet qendrore”, deklaroi Bytyqi.

Në fund, OFK kërkoi që drafti të tërhiqet nga procedura aktuale dhe të rishqyrtohet në bashkëpunim me odat profesionale dhe palët e interesit. Oda paralajmëroi se, nëse kërkesat e saj nuk merren parasysh, do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore në dispozicion.

“Ne nuk po kërkojmë privilegje. Po kërkojmë vetëm proporcionalitet, trajtim të drejtë, respektim të ligjit dhe vazhdim të partneritetit që kemi ndërtuar ndër vite me Komunën e Prishtinës”, përfundoi Bytyqi.

Continue Reading

Të kërkuara