Lajmet

Instituti GAP publikon raportin për sfidat e komunave në menaxhimin e investimeve

Komunat ballafaqohen edhe me sfida tjera si ajo e realizmit të të hyrave vetanake.

Published

on

Sot, Instituti GAP publikoi raportin “Sfidat e komunave në menaxhimin e investimeve, shpenzimeve, të hyrave dhe pronave”. Raporti analizon gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) sa i përket investimeve publike që bëjnë komunat dhe problemeve që dalin në këtë drejtim, sikurse pamundësia e komunave për të realizuar investime të qëndrueshme, ekonomikisht të favorshme dhe të përfunduara me kohë.

Në raportet vjetore të rregullsisë të ZKA-së shpërfaqen shumë sfida që komunat kanë në procesin e investimeve publike, në shpenzimin e buxhetit, në alokimimin e të hyrave vetanake dhe në menaxhimin e pronave publike. Një nga problemet më të mëdha është pamundësia e komunave për t’i realizuar investimet brenda kohës së paraparë. Në 25 projekte të audituara për kohëzgjatjen e investimeve, ZKA ka gjetur se asnjë nga to nuk ka arritur të përmbyllet brenda kohës së parapara. Madje ka projekte që kanë nisur në vitin 2013 dhe të cilat nuk kanë përfunduar deri në fund të vitit 2020.

Sfidë tjetër e cila dëmton performancën e komunave është rritja e obligimeve të papaguara dhe atyre kontingjente të komunave të cilat kanë shënuar rritje nga viti në vit. Kjo rrezikon edhe qëndrueshmërinë financiare të komunave. Deri në fund të vitit 2020, vlera e obligimeve kontingjente që kanë komunat është 91 milionë euro, ndërsa vlera e obligimeve të papaguara është 34 milionë euro. Komunat i kanë këto obligime ndaj operatorëve ekonomik dhe personave fizik. Këto subjekte u drejtohen gjykatave dhe përmbarusëve që t’i marrin mjetet e tyre. Gjatë viteve 2019 dhe 2020, Thesari i Kosovës, bazuar në vendimet e gjykatave dhe përmbaruesve, i ka marrë nga buxheti i komunave mbi 18 milionë euro. Gjatë këtij procesi, komunat kanë paguar shpenzime për gjykata dhe përmbarues mbi 2.1 milionë euro.

Komunat ballafaqohen edhe me sfida tjera si ajo e realizmit të të hyrave vetanake. Brenda një viti, komunat realizojnë të hyra vetanake rreth 79 milionë euro, ndërsa të hyrat që nuk kanë arritur t’i mbledhin komunat deri në vitin 2020 janë mbi 204 milionë euro.

Përveç kësaj, komunat bëjnë edhe shkelje të cilat e dëmtojnë buxhetin publik. Këto shkelje lidhen me shfrytëzimin e pronave publike pa kontrata mes shfrytëzueseve dhe komunës, veprime të komunës për kompenzim të shfrytëzuesëve të pronave me mjete financiare, e deri të shfrytëzimi i hapësirave publike si banesa e lokale me kompensim tepër të vogël.

Raportin mund ta gjeni bashkangjitur në këtë email ose duke klikuar këtu.

Infografikat mund t’i gjeni bashkangjitur në këtë email ose duke kliuar këtu

Lajmet

​FIFA propozon rregull të ri për pushim të detyrueshëm mes ndeshjeve

Published

on

FIFA po shqyrton një ndryshim të madh në rregullat e futbollit, duke propozuar një pushim të detyrueshëm prej 72 orësh mes ndeshjeve, për të mbrojtur mirëqenien e futbollistëve.

Ky propozim synon të shmangë situata ku ekipet luajnë disa ndeshje brenda pak ditësh, siç ndodh shpesh në Premier League, veçanërisht në periudhat para Krishtlindjeve.

Një shembull është Crystal Palace, që këtë sezon do të ketë tre ndeshje në gjashtë ditë, ndërsa Arsenali do të luajë dy herë brenda tre ditësh, gjë që do të ndalohej me rregullin e ri.

Megjithatë, një pushim i tillë 72-orësh do të krijonte vështirësi në oraret e ngjeshura të garave si Europa League dhe Conference League. FIFA theksoi se çdo vendim do të merret vetëm pas dakordimit me palët përkatëse dhe nuk do të hyjë në fuqi para vitit 2031, kur pritet kalendari i ri ndërkombëtar i ndeshjeve.

Propozimi është pjesë e një diskutimi më të gjerë për ngarkesën fizike të lojtarëve, që ka shkaktuar kritika të shumta nga trajnerë si Jurgen Klopp dhe Carlo Ancelotti.

Në të njëjtën kohë, FIFA po krijon edhe një fond prej 20 milionë dollarësh për të ndihmuar futbollistët që nuk kanë marrë pagat e tyre të plota nga klubet në vështirësi financiare./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi krahason Zhegrovën me legjendën Pavel Nedved

Published

on

Skuadra italiane Juventus ka bërë sot një postim interesant në rrjetet sociale duke e shoqëruar me një foto ku shfaqen legjenda e klubit, Pavel Nedved, dhe reprezentuesi kosovar Edon Zhegrova.

Në mbishkrimin e fotos, Juventusi shkroi:

Sot është data 11/11. Një numër me storien e tij”, duke nënvizuar simbolikën e numrit 11 që mbanin të dy futbollistët në fanellë.

Ky postim ka tërhequr vëmendje të madhe nga tifozët, pasi klubi italian vendosi përkrah njëri-tjetrit Nedvedin, një nga figurat më të mëdha në historinë e Juventusit, dhe Zhegrovën, yllin e Kosovës që aktualisht ndodhet në Kosovë duke u përgatitur me dardanët për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Yamal si “mollë sherri” mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Published

on

Një tjetër përplasje është shënuar mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) pas tërheqjes së Lamine Yamal nga grumbullimi i kombëtares.

Sipas gazetarit César Suárez, lojtari i Barcelonës iu nënshtrua një procedure mjekësore me radiofrekuencë për të trajtuar një shqetësim pubik, pa u njoftuar paraprakisht stafi mjekësor i RFEF-së.

Procedura kërkon një periudhë pushimi prej 7 deri në 10 ditësh, çka e detyroi 17-vjeçarin të largohej nga kampi stërvitor në Las Rozas.

Federata reagoi me një deklaratë zyrtare duke shprehur habinë dhe shqetësimin për mungesën e komunikimit nga Barcelona dhe njoftoi se lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ky rast ka ngritur tensione të reja midis klubit katalanas dhe përfaqësueses spanjolle, me RFEF që e cilëson situatën si “shkelje të besimit” në marrëdhëniet mes dy palëve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Fillon tërheqja e pakove me fletëvotime jashtë Kosovës

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar tërheqja e pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave të vendit.

Tërheqja e pakove me fletëvotimve do të bëhet nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave është: 29,725”, tha KQZ./EO

Continue Reading

Të kërkuara