Internet

Instagram do të lejojë postimin e storieve të plota deri në 60 sekonda

Storiet tashmë do të mund të postohen të plota deri në 60 sekonda.

Published

on

Përdoruesit e Instagramit mund të publikojnë storie deri në 60 sekonda pa ndarje, raporton TechCrunch. Storiet, të cilat ndaheshin automatikisht pas 15 sekondash, tashmë do të mund të postohen të plota deri në 60 sekonda.

Kompania filloi testimin e ndryshimit me përdorues të zgjedhur në fund të vitit të kaluar dhe tani ua ka mundësuar përdoruesve në të gjithë botën.

“Ne gjithmonë po punojmë për të përmirësuar eksperiencën me storie. Tani ju mund të krijoni storie të plota deri në 60 sekonda, në vend që të priten në klipe 15-sekondëshe”, konfirmoi një zëdhënës i kompanisë Meta për TechCrunch./UBTNews/

Inovacione

Ekosistemi i Kosovës në duar të teknologjive gjeohapësinore

Published

on

Dita ditës kur ndikimet e ndryshimeve klimatike po shkaktojnë tronditje të mëdha në çdo cep të botës, Kosova nuk është imune nga pasojat shkatërruese që po mbajnë peshë në ekosistemet natyrore dhe gjithashtu në strukturat ekonomike e shoqërore. Ngrohja globale, thjesht e matshme përmes rritjes së temperaturave mesatare dhe shfaqjes së fenomeneve ekstreme si thatësira dhe reshje të pakontrolluara, ka ndikuar drejtpërdrejt në fushat më jetike të zhvillimit të Kosovës: bujqësinë, biodiversitetin, dhe shëndetin publik.

Këto ndryshime po sfidojnë jo vetëm infrastrukturën dhe natyrën, por gjithashtu kërkojnë angazhim të menjëhershëm dhe strategji afatgjata për të ndihmuar komunitetin kosovar të përballojë pasojat e këtij fenomeni të paevitueshëm.

Në këtë kontekst të rëndësishëm, Faruk Foniqi, gjeograf dhe specialist në fushën e Sistemeve të Informacionit Gjeografik (GIS) dhe Remote Sensing, ndihmon për të ofruar një kuptim më të thellë të asaj se si këto ndryshime po ndikojnë në mjedisin dhe sektorët e ndryshëm të Kosovës. Foniqi shpërndan njohuri dhe shembuj konkret që tregojnë përmasat e kësaj krize ekologjike, si dhe për rolin jetik të teknologjive gjeohapësinore për një të ardhme më të qëndrueshme dhe rezistente ndaj ndryshimeve klimatike.

Në pyetjen se si po ndikon ndryshimi i klimës në Kosovë dhe cilat janë fushat më të prekura nga këto ndryshime, profesori vlerëson se efektet e këtij fenomeni janë tashmë të dukshme dhe po ndikojnë në sektorë kyç të ekonomisë dhe mjedisit. Ai thotë se ndryshimet klimatike kanë sjellë rritje të temperaturave mesatare, çka ka ndikuar ndjeshëm në bujqësi, duke ulur prodhimtarinë dhe duke ndryshuar ciklet e të mbjellave. Po ashtu, profesori shprehet se fenomenet ekstreme, si thatësirat dhe përmbytjet, kanë krijuar sfida të mëdha për infrastrukturën dhe jetesën e komuniteteve.

“Në vitet e fundit, thatësirat e shpeshta dhe reshjet ekstreme kanë dëmtuar rëndë sektorin e bujqësisë duke rrezikuar të ardhurat e fermerëve dhe sigurinë ushqimore, ashtu edhe ekonominë e vendit”, thekson profesori.

Përflitet se degradimi i tokës dhe shpyllëzimi po avancojnë me ritme të shpejta, duke e bërë edhe më të brishtë ekosistemin e Kosovës përballë ndryshimeve klimatike. Se cilët janë disa shembuj konkret të ndikimit të ndryshimeve klimatike në mjedisin dhe sektorët kryesorë të Kosovës, profesori vlerëson se këto ndryshime tashmë po e sfidojnë seriozisht stabilitetin ekonomik dhe ekologjik të vendit. Ai thotë se bujqësia është ndër fushat më të prekura, ku reduktimi i rendimentit dhe mungesa e ujit po e vështirësojnë ndjeshëm jetesën e fermerëve dhe sigurinë ushqimore. Në të njëjtën kohë, profesori Foniqi shprehet se biodiversiteti po pëson dëmtime të mëdha, pasi ndryshimi i klimës po shkatërron habitatet natyrore, duke rrezikuar zhdukjen e shumë specieve autoktone.

“Temperaturat e larta dhe kushtet e reja klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt në përhapjen e sëmundjeve të lidhura me ngrohjen globale, duke vënë në rrezik shëndetin e popullatës, veçanërisht të grupeve më të ndjeshme, si fëmijët dhe të moshuarit”, u shpreh ai.

Vlerësohet se, përballë këtyre sfidave Kosova duhet të veprojë me urgjencë, duke zbatuar politika të qëndrueshme mjedisore dhe duke investuar në teknologji të gjelbra, në mënyrë që të zbutë efektet e ndryshimeve klimatike dhe të garantojë një të ardhme më të sigurt për qytetarët e saj.

Si mund të përdoren teknologjitë gjeohapësinore për të monitoruar dhe vlerësuar pasojat e ndryshimeve klimatike në Kosovë, profesori vlerëson se këto teknologji luajnë një rol thelbësor në analizën dhe parandalimin e fenomeneve klimatike ekstreme. Ai thotë se Sistemet e Informacionit Gjeografik (GIS) dhe sensorët në distancë mundësojnë mbledhjen e të dhënave në kohë reale, duke ndihmuar në monitorimin e ndryshimeve në përdorimin e tokës dhe mbulimin e pyjeve. Po ashtu, profesori shprehet se imazhet satelitore ndihmojnë në vlerësimin e përmbytjeve dhe modelimin e thatësirave, duke i dhënë institucioneve mundësinë të hartojnë politika të qëndrueshme për menaxhimin e burimeve natyrore.

“Përdorimi i teknologjisë gjeohapësinore ka mundësuar hartimin e zonave të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe krijimin e strategjive efektive për mbrojtjen e komuniteteve lokale”, thekson Foniqi, i cili tutje shton se përmes këtyre teknologjive, Kosova ka mundësi të rrisë kapacitetin e saj në parashikimin dhe reagimin ndaj ndryshimeve klimatike, duke krijuar një mjedis më të qëndrueshëm dhe më të mbrojtur ndaj krizave ekologjike.

Kur flitet për mundësitë dhe sfidat që ka Kosova në integrimin e teknologjive gjeohapësinore në strategjitë e saj për luftimin e pasojave të ndryshimeve klimatike, profesori vë në theks se vendi ka një potencial të madh për të përfituar nga këto teknologji, por përballet edhe me pengesa të konsiderueshme. Ai thotë se një nga mundësitë më të rëndësishme është bashkëpunimi me organizata ndërkombëtare, si ESA dhe NASA, për transferimin e njohurive dhe teknologjisë, duke lehtësuar kështu ndërtimin e kapaciteteve të brendshme. Po ashtu, qasja në të dhëna të hapura, si ato nga programi Copernicus, mund të ndihmojë në monitorimin në kohë reale të fenomeneve klimatike dhe në marrjen e masave parandaluese.

“Kosova ka nevojë për një qasje më të organizuar dhe investime të qëndrueshme për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e teknologjive gjeohapësinore”, shprehet profesori Foniqi.

Gjithnjë duke ju referuar profesorit, sfidat kryesore përfshijnë koston e lartë të pajisjeve dhe softuerëve të specializuar, si dhe mungesën e ekspertëve të trajnuar për përdorimin e këtyre teknologjive. E sipas tij, një tjetër pengesë është fragmentimi i të dhënave mjedisore dhe mungesa e një platforme të centralizuar, e cila do të mundësonte shkëmbimin e informacionit mes institucioneve relevante.

“Në këtë kontekst, Kosova duhet të investojë në ndërtimin e kapaciteteve teknike dhe krijimin e një infrastrukture të qëndrueshme digjitale, për ta bërë teknologjinë gjeohapësinore një mjet të fuqishëm në luftën kundër ndryshimeve klimatike”, tha profesori.

Në temën se si të dhënat e mbledhura nga satelitët dhe sistemet GIS mund të ndihmojnë në parashikimin dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore të lidhura me ndryshimet klimatike në Kosovë, profesori i gjeoinformatikës, Foniqi, thekson rëndësinë e integrimit të teknologjisë në politikat mjedisore dhe strategjitë e menaxhimit të rreziqeve.

Sipas tij, përdorimi i imazheve satelitore dhe analizave të avancuara gjeohapësinore ka mundësuar identifikimin e zonave të rrezikuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, veçanërisht në rajonet malore të Kosovës. “Falë sistemeve GIS dhe të dhënave satelitore, ne kemi mundësi të parashikojmë ndikimet e reshjeve intensive dhe të përcaktojmë masat që duhen ndërmarrë për të mbrojtur komunitetet lokale”, shpjegon profesori Foniqi.

Përveç kësaj, ai thekson se këto teknologji po përdoren gjithnjë e më shumë për të monitoruar ndryshimet në mbulesën bimore dhe përdorimin e tokës, çka ndihmon në identifikimin e thatësirave dhe hartimin e strategjive për menaxhimin e burimeve ujore. “Në një kohë kur ndryshimet klimatike po bëhen gjithnjë e më të ndjeshme, është thelbësore që institucionet të investojnë në platformat e të dhënave të hapura dhe në krijimin e një infrastrukture të integruar të informacionit mjedisor”,  thotë ai.

Sipas ekspertëve, integrimi i teknologjive gjeohapësinore në Kosovë mbetet ende sfidë për shkak të kostove të larta dhe mungesës së një databaze të centralizuar. Megjithatë, profesor Foniqi thekson se me bashkëpunimin e duhur mes institucioneve akademike, qeveritare dhe sektorit privat, vendi mund të përfitojë nga përparësitë e këtyre teknologjive për të përmirësuar menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe për të siguruar një zhvillim më të qëndrueshëm.

Kur profesori Foniqi ndalet në pyetjen se si mund të përmirësohet infrastruktura e të dhënave dhe kapacitetet teknologjike në Kosovë për monitorimin dhe menaxhimin e ndryshimeve klimatike në një periudhë afatgjatë, ai vlerëson se “përmirësimi i infrastrukturës së të dhënave dhe kapaciteteve teknologjike mund të arrihet përmes një qasjeje të integruar që përfshin investime, bashkëpunim ndërinstitucional dhe zhvillim të fuqisë punëtore”.

Ai argumenton se “krijimi i një platforme të centralizuar për të dhënat mjedisore, e cila mundëson akses të hapur dhe të koordinuar për të gjitha institucionet përkatëse, do të ishte një hap thelbësor”. Kjo platformë, sipas tij, duhet të mbështetet nga “teknologji të avancuara si GIS (Sistemet e Informacionit Gjeografik) dhe Remote Sensing, duke lehtësuar analizat e sofistikuara të ndryshimeve klimatike dhe parashikimin e fatkeqësive natyrore”

Profesori thekson gjithashtu se investimi në kapacitetet njerëzore është po ashtu thelbësor. Trajnimet dhe programet arsimore në fushën e teknologjive gjeohapësinore, në bashkëpunim me universitetet dhe institucionet ndërkombëtare, janë të domosdoshme për “krijimin e një grupi të kualifikuar ekspertësh vendas”. Ai thekson se “përfshirja e sektorit privat dhe startupeve teknologjike në zhvillimin e zgjidhjeve digjitale për menaxhimin e klimës mund të sjellë risi dhe qasje të reja”.

Për më tepër, profesori sugjeron se, angazhimi në programe ndërkombëtare si Copernicus, Galileo ose projekti ESA për monitorimin e tokës do të mundësonte qasje në të dhëna të sofistikuara satelitore dhe burime financiare për zhvillimin e infrastrukturës teknologjike. Ai vlerëson gjithashtu rëndësinë e forcimit të legjislacionit dhe krijimit të politikave të qarta për menaxhimin e të dhënave mjedisore, duke shtuar se këto masa “do të siguronin qëndrueshmëri institucionale dhe funksionim të qëndrueshëm të sistemeve të monitorimit”.

Duke përfunduar fjalën dhe jo diskutimin mbi temën që kërkon trajtim të vazhdueshëm, profesori Foniqi thotë se duke shfrytëzuar avancimin e teknologjive gjeohapësinore dhe angazhimin institucional të koordinuar, Kosova ka mundësinë të përballojë sfidat e ndryshimeve klimatike dhe të krijojë një të ardhme më të qëndrueshme për brezat që vijnë./UBTNews/

 

Gazetare: DIONESA EBIBI

Continue Reading

Internet

​Polonia gjobit PayPal me 25 milionë euro

Published

on

Rregullatori polak UOKiK njoftoi sot se vendosi një gjobë prej 106.6 milionë zloty 25 milionë euro për filialin evropian të kompanisë amerikane të pagesave online PayPal për shkak të klauzolave të paqarta kontraktuale që mund t’i kushtojnë konsumatorëve një llogari të bllokuar.

Kompania nuk u ka përshkruar qartë përdoruesve aktivitetet e ndaluara që mund të rezultojnë me gjoba, as nuk u ka treguar saktësisht se çfarë mund të bëjë në raste të tilla, thuhet në shpjegimin e gjobës nga rregullatori.

“Klauzolat e PayPal janë të përgjithshme, të paqarta dhe të pakuptueshme. Duke i lexuar ato, konsumatori nuk mund të parashikojë se cilat nga veprimet e tij mund të konsiderohen të ndaluara ose çfarë sanksionesh mund të vendosë kompania”, tha kreu i UOKiK, Tomasz Chrostny.

“Kjo do të thotë që PayPal mund të vendosë në mënyrë arbitrare pa asnjë kufizim nëse përdoruesi ka bërë diçka të ndaluar dhe çfarë lloj dënimi do të marrë për shkak të saj, që mund të jetë, për shembull, bllokimi i parave në llogari”, shpjegoi ai.

Vendimi nuk është përfundimtar dhe PayPal mund të ankohet në gjykatë, njoftoi UOKiK.

Continue Reading

Internet

BE po vëzhgon masat e Metas për të luftuar dezinformimin për zgjedhjet

Published

on

Komisioni Evropian ka njoftuar të martën se kompania Meta ka marrë masa për luftuar përhapjen e dezinformatave në platformat e veta, para zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.

“Meta ka aktivizuar funksione të reja … 27 panele, nga një për secilin shtet, për të lejuar diskursin qytetar të palëve të treta dhe për të vëzhguar zgjedhjet”, ka thënë një zëdhënës i Komisionit.

Muajin e kaluar, Komisioni Evropian e ka nisur një hetim rreth dyshimeve për shkelje të rregullave të BE-së nga ana e Metas, duke thënë se Facebook dhe Instagram kanë dështuar që të luftojnë dezinformimin dhe reklamimin me doza mashtrimi.

Komisioni Evropian ka thënë se do të monitorojë funksionet e reja të kompanisë, teksa procedurat formale ndaj Metas do të vazhdojnë të zbatohen.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen më 6-9 qershor të këtij viti.

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen synon edhe një mandat në krye të bllokut evropian.

Continue Reading

Internet

Belgjika do të monitorojë Telegramin në përputhje me ligjin e ri të BE-së për moderimin e përmbajtjes

Published

on

Autoritetet belge do të jenë përgjegjëse për monitorimin e Telegramit dhe do të adresojnë të gjitha shqetësimet lidhur me këtë aplikacion mesazhesh.

Kompania e Telegramit ndodhet në Dubai, por ka zgjedhur një përfaqësues ligjor në Belgjikë, tha një zëdhënës i Institutit Belg për Postën dhe Telekomunikacionin.

Akti i Shërbimeve Dixhitale të BE-së, i cili hyri në fuqi në muajin shkurt, u kërkon kompanive që ndodhen në vendet tjera jashtë bllokut ta kenë një përfaqësues ligjor në një prej shteteve anëtare të BE-së.

Vendet e BE-së duhet gjithashtu të caktojnë një autoritet të pavarur për të mbikëqyrur përputhjen e kompanive me rregullat e reja. Kjo do të fillojë zyrtarisht kur Belgjika të caktojë BIPT si një Koordinator të Shërbimit Dixhital./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara