Aktualitet

“InstaBuilt” nis shtëpi modulare edhe për në Gjermani, ftohet të ndërtojë lagjen model në Mengen

Published

on

Përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kompania “BP Home Invest” së bashku me fabrikën “InstaBuilt” ka nisur eksportin e shtëpive modulare edhe në Gjermani.

Qyteti i Mengenit do të jetë i pari ku do të vendosen shtëpitë e prodhuara në Kosovë. Ndërsa fabrika “InstaBuilt” po synon që nga 1 mijë shtëpi modulare sa prodhon në vit, të prodhojë katërfishin e tyre deri në vitin 2023.

Krejt kjo u bë e ditur në një konferencë për media, me rastin e vizitës së kryetarit të Mengen-it, Stefan Bubeck në Kosovë, ku u fol për eksportin dhe bashkëpunimin e ndërsjellët ekonomik mes kompanive të Kosovës dhe Gjermanisë.

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe ambasadori gjerman, Joern Rohde, i cili tha se ky bashkëpunim është fitimprurës për të dyja palët, pasi Kosova ka fuqi punëtore të re ndërsa Gjermania tregun e nevojshëm.

Rohde tha se “InstaBuilt” është një fabrikë model, dhe si e tillë, me produktet e saj, do të arrijë të depërtojë në gjithë Gjermaninë.

Duke thënë se Gjermania është donatori i më i madh, ambasadori shtoi se vendi i tij është njëherësh partneri më i madh për eksport i Kosovës.

Ai tha se Kosova nevejitet të eksportojë sa më shumë drejt tregut tonë.

“Çasjen të cilën e përdorë ‘InstaBuilt’, për mua është një model shumë i suksesshëm sepse Kosova e ka fuqinë punëtore të re, me të cilën mund të prodhojë, ndërsa Gjermania e ka tregun e nevojshëm. Dhe, kjo krijon një situatë ku përfituese janë të dyja palët. Dëshiroj t’ju uroj suksese në ndërtimin e një partneriteti ndërshtetëror tregtar sepse kjo është fitimprurëse për të dy palët, neve na nevojiten partnerët dhe na nevojitet që Kosova të eksportojë sa më shumë drejt tregut tonë”, tha ai.

Kryetari i Mengenit, Stefan Bubeck, në qytetin e të cilit do të eksportohet shtëpia e parë modulare, tha se do t’i mundësojë fabrikës “InstaBuilt” që të ndërtojë një lagje model brenda një zone të qytetit.

“Shpresoj që atë që keni ndërtuar ju, me punëtorë shumë të përkushtuar, t’iu mundësojmë që, në fillim me shtëpitë që do të sillni në Mengen, të zgjeroheni edhe përtej kësaj pjese të Gjermanisë. Dhe, atë që mund t’u ofroj unë personalisht, është që t’iu mundësoj të ndërtoni një lagje model brenda një zone, do të ishte shumë mirë që ju të merrni pjesë edhe në garën tenderuese, e cila do të shpallet dhe potencialisht të fitoni mundësinë të jeni pjesë e këtij projekti madhështor. Nëse kemi dokumente konkrete me vete, të cilat mund t’i analizojmë së bashku më vonë”, tha ai.

Kurse drejtori i kompanisë “BP Home Invest” dhe i fabrikës “InstaBuilt”, Diedon Kica, tha se përmes eksportit të shtëpive modulare në Mengen të Gjermanisë, po ndërtojnë urën e bashkëpunimit në patundshmëri.

Përmes teknologjisë, Kica tha se do të ndërtojnë shtëpi dhe lagje që ndërlidhen në mënyrë digjitale për të bashkëndarë energjitë e tyre përmes energjisë solare, e që do të shërbejnë për një jetë dhe mjedis më të mirë.

“BP Home Invest” ka dy dekada që operon në Kosovë, ndërsa në kuadër të saj është krijuar edhe fabrika “InstBuilt”, e cila synon që deri në vitin 2023 të prodhojë 4 mijë shtëpi modelare në vit./UBTNews

Lajmet

Protestat për drejtësi për Arlinda Zekajn vazhdojnë edhe sot në Prishtinë

Published

on

Protestat kundër femicidit dhe për drejtësi për Arlinda Zekajn do të vazhdojnë edhe sot në Prishtinë, ku është paralajmëruar një protestë kombëtare me kërkesa për llogaridhënie institucionale dhe mbrojtje më të madhe për gratë.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta do të mbahet nga ora 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen thirrjes kundër dhunës ndaj grave.

Protesta e sotme vjen pas pesë ditësh radhazi të mobilizimit qytetar, gjatë të cilave protestuesit kanë kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi institucionale për vrasjen e saj.

Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Rasti ka nxitur reagime të shumta, veçanërisht pas raportimeve se ajo kishte kërkuar më herët mbrojtje nga institucionet për shkak të dhunës dhe kërcënimeve.

Vrasja e saj ka rikthyer në vëmendje shqetësimet për sigurinë e grave, trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe përgjegjësinë institucionale në parandalimin e femicidit.

Përmes protestës së sotme, organizatorët synojnë të vazhdojnë mobilizimin kundër dhunës ndaj grave dhe të kërkojnë drejtësi për viktimat.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Prizren, gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë

Published

on

By

Në Prizren është raportuar një rast i vdekjes së dyshimtë, ku një burrë shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të datës 1 nëntor, rreth orës 01:20.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet e rendit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Raportohet një person i zhdukur në Ferizaj

Published

on

By

Në Ferizaj është raportuar zhdukja e një personi, i cili është larguar nga strehimorja ku po qëndronte.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor rreth orës 08:00.

Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin është iniciuar shënimi zyrtar dhe hetimet po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Pesë rastet të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjes në disa qytete të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë është raportuar se një viktimë grua është kanosur verbalisht nga një i dyshuar burrë, i cili tashmë ndodhet në kërkim policor.

Në Lipjan, pas një mosmarrëveshjeje, një viktimë grua është sulmuar nga një i dyshuar mashkull, i cili me vendim të prokurorit është liruar pasi ka pranuar tretman mjekësor.

Po ashtu në Prishtinë është regjistruar edhe një rast tjetër i dhunës në familje ndaj një viktime grua, ku pas intervistimit të palëve, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Viti është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy personave. I dyshuari, me rekomandim të specialistit dhe vendim të prokurorit, është dërguar për trajtim mjekësor nën mbikëqyrje të policisë.

Ndërsa në Klinë, njësitë policore kanë arrestuar dhe dërguar në mbajtje një të dyshuar burrë për veprat penale kanosje dhe dhunë në familje ndaj një viktime burrë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara