Aktualitet

Insitucionet në Kosovë nuk reagojnë ndaj piraterisë ilegale të kontentit

Published

on

Piratët ilegalë të kontentit në Kosovë vazhdojnë të mbeten çështje problematike, ende e pazgjidhur nga ana e Institucioneve të vendit, për kompanitë legale kabllore në Kosovë.

Pas publikimit të dy pjesëve të emisionit “Alibi” në Klan Kosova, publiku ka mësuar rreth mashtrimeve të këtyre piratëve të cilët ofrojnë kontent me çmime tejet të ulëta në mënyrë të paligjshme, përmes pagesave në Banka të shpejta në mënyrë që të mos lihet gjurmë në sistemin bankar , më pas ndalin shërbimin për të cilin klientët kanë paguar dhe humbin gjurmët ku klientët nuk kanë ndonjë kontakt apo adresë që të drejtohen për kthimin e mjeteve të paguara.

Emisioni në fjalë ka sjellë për publikun e gjerë mashtrimet të cilat po bëhen me klientët e vendit nga piratët ilegalë të kontentit, duke ofruar qasje ilegale të kanaleve vendore dhe ndërkombëtare përmes aplikacioneve të dedikuara për Smart TV dhe Andriod Box.

Emisioni ka zbuluar për publikun rastin e dy piratëve ilegalë të kontentit “Belle Net” dhe “Shqip Albania”. Gjatë kontaktimit të Piratit Ilegal “Belle Net” gazetarët e emisionit paraqiten si klientë dhe gjatë bisedave personat përgjegjës shpjegojnë se si mund të qasen klientët në këto platforma ilegale, pasi gazetarët pyesin se “a jeni të vetëdijshëm se mund të ndiqeni penalisht pasi kjo që po bëni është e jashtëligjshme”? piratët ndalin telefonin. Gjithashtu edhe pas bisedave me “Shqip Albania”, në momentin kur mësojnë se janë duke u kontaktuar nga gazetarët hezitojnë të vazhdojnë bashkëbisedimin.

Kompanitë legale kabllore në Kosovë paguajnë miliona euro për të siguruar ngjarjet dhe eventet më të mëdha Sportive për klientët Kosovar në kualitetin më të lartë, ndërsa dëmi të cilin shkaktojnë këta piratë mbetët një nga sfidat më të mëdha nga mos reagimi dhe ndërmarrja e masave ligjore nga institucionet ligjore karshi piraterisë ilegale të kontentit.

Kompanitë legale kabllore të vendit premtojnë se nuk do të ndalen të kërkojnë drejtësi ligjore ndaj piratëve ilegalë të kontentit të cilat po dëmtojnë kompanitë dhe klientët në Kosovë, ndërsa institucionet ende nuk kanë ndonjë reagim konkret!

Për më tepër përveç dëmtimit të kompanive të cilat paguajnë të drejta, këta operator piratë, bëjnë edhe evazion fiskal pasi që nuk janë të regjistruara dhe njëkohësisht nuk i deklarojnë të hyrat.

Pirateria është një çështje shumë e ndjeshme dhe serioze, e trajtuar nga instancat më të larta të Bashkimit Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës, si një nga shtetet me prodhimin më të madh te kontentit televiziv.

Continue Reading

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara