Lajmet

Inflamacion i muskulit të zemrës pas vaksinimit me BioNTech në Izrael?

Published

on

Një lidhje midis “dyzina rasteve” të inflamacionit të muskulit të zemrës (miokardit) tek meshkujt e rinj dhe vaksinimit me BioNTech nuk është provuar, sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë.

Ende nuk ka prova se ekziston me të vërtetë një lidhje midis miokarditit të diagnostikuar së fundmi dhe vaksinës BioNTech/Pfizer. Ministria izraelite e Shëndetësisë aktualisht po studion disa raste të tilla të raportuara nga media izraelite.

Një analizë e cituar nga media nuk u botua nga ministria dhe një akumulim i pazakontë i rasteve sëmundjes nuk është provuar, tha një zëdhënëse e Ministrisë. Nuk ka “asnjë rritje të qartë të vdekshmërisë për shkak të vaksinimit dhe gjithashtu nuk është e sigurt që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka një rritje të numrit të inflamacionit të muskulit kardiak”. Një numër i ngjashëm i rasteve të inflamacionit të muskulit kardiak është raportuar edhe në vitet e fundit.

Jo raport zyrtar

është e paqartë se kush ua nisi mediave izraelite raportin paraprak të një grupi ekspertësh. Sipas raportit, te më shumë se pesë milionë personat e vaksinuar, kishte “dyzina raste” të tilla, kryesisht pas dozës së dytë të vaksinës BioNTech/Pfizer.

Israel Coronavirus Impfung

Fjala është për 62 raste të inflamacionit të muskulit të zemrës, kryesisht tek meshkujt e rinj mes moshës 18 dhe 30 vjeç. Shumica e pacientëve tani ka dalë nga spitali në gjendje të mirë. Sidoqoftë, një grua 22 vjeçare dhe një burrë 35 vjeçar kanë vdekur. Me sa duket ata nuk kishin ndonjë sëmundje të mëparshme.

Raportimet për efekte të mundshme të padëshiruara sjellin paqetësi

Edhe nëse përfundimet janë paraprake dhe gjithçka duhet të studiohet, sipas raporteve të medias, duhet të ketë një lidhje midis vaksinës dhe rasteve të sëmundjes: “është e mundur që shfaqja e rasteve të inflamacionit të muskulit të zemrës të ketë lidhje me vaksinimin (sidomos me dozë e dytë)”, e citon Jerusalem Post raportin. “Për momentin ekziston përshtypja e një numri më të lartë të të inflamacionit të muskulit kardiak sesa pritej, veçanërisht për grupmoshën deri në 30 vjeç”, thuhet atje.

Sipas kësaj, rreziku i inflamacionit të muskulit të zemrës pas vaksinimit me vaksinën e BioNTech/Pfizer mund të jetë 1:100.000 për të gjithë popullsinë, ndërsa mund të jetë 1:20.000 për meshkujt e rinj.

Israel | Coronakrise: Pfizer-BioNtech Imfpung

Ministria e Shëndetësisë po shqyrton rastet

Edhe nëse raporti nuk e ka burimin te Ministria izraelite e Shëndetësisë, ajo do ta diskutojë këtë “raport të rëndësishëm” me ekspertë dhe do t’i publikojë rezultatet në ditët e ardhshme. Aktualisht nuk ka asnjë lajm në faqen e internetit të Ministrisë izraelite të Shëndetësisë në lidhje me efektet e padëshiruara kardiake të mundshme të vaksinës së BioNTech/Pfizer Comirnaty.

Megjithatë, është e vështirë të vendoset një lidhje midis sëmundjes dhe vaksinës, sepse inflamacioni i muskulit kardiak mund të shkaktohet nga shumë viruse të tjera. Përveç kësaj, inflamacioni i muskulit kardiak shpesh zhvillohet pa simptoma ose komplikime, gjë që e bën të vështirë diagnozën.

Inflamacioni i muskulit kardiak mund të mjekohet mirë dhe rrallë mbeten pasoja. Po të mos mjekohet, inflamacioni mund të shkaktojë çrregullime të ritmit të rrahjes së zemrës ose dobësi të zemrës. Në raste të rralla, inflamacioni i muskulit kardiak çon në vdekje kardiake të papritur.

Prodhuesi i vaksinës e mohon lidhjen

Prodhuesi i vaksinave BioNTech/Pfizer njoftoi se efektet anësore të padëshiruara kontrollohen rregullisht dhe rrënjësisht. “Ne nuk kemi vërejtur një numër më të lartë të miokarditit, se sa pritej në popullatën e përgjithshme,” thuhet në një deklaratë të Pfizer. “Një lidhje shkakësore me vaksinimin nuk është konstatuar. Tani për tani nuk ka prova se ekziston ndonjë rrezik i miokarditit i lidhur me vaksinën e BioNTech/Pfizer.”

Fakti që në muajt e fundit ka pasur më shumë informacione në lidhje me vaksinën e BioNTech nga Izraeli ka të bëjë me strategjinë e zgjuar të vaksinimit të Izraelit. Izraeli arriti të siguronte herët sasi të mëdha të vaksinës së lakmuar, jo vetëm sepse pagoi shumë më tepër sesa BE për vaksinën, por edhe se shteti mori përgjegjësinë për produktin. 

Mbi të gjitha, Izraeli e furnizon Pfizerin çdo javë me shifra të infektimit dhe vaksinimit, por edhe në mënyrë të anonimizuar edhe me informacione demografike të pacientëvëve, të tilla si mosha dhe gjinia. Falë sistemit të digjitalizuar shëndetësor në Izrael, kompanitë farmaceutike jo vetëm që marrin të dhëna shumë shpejt dhe me besueshmëri, por marrin shumë më tepër të dhëna se sa do të merrnin nga çdo studim.

Symbolfoto I Belgien - die Corona-Apotheke der EU

Si shpërblim, prodhuesit e vaksinave marrin përsipër të furnizojnë Izraelin me vaksina derisa të arrihet imuniteti i tufës, d.m.th. një imunitet i 95% të popullsisë, në vend. Aktualisht pothuajse 60% e 9.3 milionë izraelitëve, janë vaksinuar me vaksinën e BioNTech/Pfizer.

Dhe sukseset e fushatës izraelite të vaksinimit tashmë mund të shihen qartë: ndërsa numri i infektimeve në javë në fillim të vitit ishte rreth 600 infeksione të reja për 100.000 banorë, incidenca tani është 11.

Meqenëse Izraeli vaksinon vetëm me vaksinën e BioNTech dhe Pfizer për Covid-19, ka një interes të madh për lajmet. Sidoqoftë, nëse ka një lidhje midis vaksinës dhe sëmundjes, kjo mund të sqarohet vetëm me një studim të hollësishëm.DW

Continue Reading

lajme

FIFA flet pas triumfit të Kosovës: Një hap larg Kupës së Botës

Published

on

By

Fitorja spektakolare e Kosovës ndaj Sllovakisë me rezultat 4-3 nuk ka kaluar pa u vënë re as në skenën ndërkombëtare, teksa edhe vetë FIFA ka reaguar pas ndeshjes, duke e cilësuar Kombëtaren e Kosovës vetëm një hap larg kualifikimit për Kupën e Botës.
Në një postim zyrtar, FIFA theksoi se “është vetëm edhe një hap për Kosovën drejt Botërorit”, duke e shoqëruar mesazhin me imazhe nga festa e lojtarëve pas një ndeshjeje dramatike.

Kosova arriti këtë fitore pas një përballjeje të vështirë, ku Sllovakia e nisi më mirë dhe mori epërsinë, duke e vendosur në presion ekipin kosovar. Megjithatë, “Dardanët” reaguan me karakter, duke barazuar dhe më pas duke përmbysur rezultatin në pjesën e dytë me një lojë të organizuar dhe efikase në sulm. Edhe pse vendasit tentuan të rikthehen në fund dhe e bënë rezultatin të ngushtë, Kosova arriti ta menaxhojë avantazhin dhe të sigurojë një fitore shumë të rëndësishme.

Ky triumf jo vetëm që i mban gjallë shpresat për kualifikim, por e vendos Kosovën shumë pranë një arritjeje historike në arenën ndërkombëtare. Tashmë, gjithë vëmendja është te sfida e radhës ndaj Turqisë, një ndeshje që mund të vulosë fatin e Kosovës dhe ta dërgojë drejt Botërorit, aty ku do të ishte një moment historik për futbollin kosovar.

Continue Reading

Aktualitet

Kosova përmbys Sllovakinë në një dramë të çmendur, tani gjithçka vendoset ndaj Turqisë

Published

on

By

Kosova ka marrë një fitore të madhe dhe plot emocion ndaj Sllovakisë me rezultat 4-3, në një ndeshje ku “Dardanët” treguan karakter dhe kthyen gjithçka në favorin e tyre pas një nisjeje të vështirë.

Vendasit e filluan më mirë takimin dhe kaluan të parët në epërsi, duke goditur herët dhe duke marrë kontrollin e lojës, ndërsa para pushimit arritën ta rikthejnë avantazhin edhe një herë pas barazimit të Kosovës.

Megjithatë, pjesa e dytë foli krejtësisht për Kosovën. Ekipi reagoi fuqishëm, barazoi shpejt rezultatin dhe më pas mori kontrollin e ndeshjes duke realizuar dy gola të tjerë që e çuan drejt një epërsie të rëndësishme. Kur u duk se gjithçka po mbyllej qetë, Sllovakia ngushtoi rezultatin në fund dhe rihapi dramën, por Kosova arriti ta ruajë avantazhin dhe të dalë me një fitore të madhe.

Ky triumf i jep një shtysë të fortë Kosovës në garën për kualifikim, ndërsa tani vëmendja kalon te sfida e radhës ndaj Turqisë, një përballje që pritet të jetë vendimtare për ëndrrën e “Dardanëve” drejt Botërorit.

Continue Reading

Vendi

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të moshuari që u gjet pa shenja jete në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një burri rreth 70-vjeçar, i cili u gjet i vdekur në rrugën “Edit Durham” në Prizren, saktësisht pranë banesave të ish-TMK-së.

Sipas njoftimit zyrtar, mjekët ligjorë kanë konstatuar se vdekja ka ndodhur rreth 2-3 orë para mbërritjes së ekipeve në vendngjarje.

“Patrulla policore, së bashku me ekipin kujdestar të hetuesisë dhe ekipin e krim-teknikës, kanë dalë në vendin e ngjarjes, i cili gjendet tek banesat e ish TMK-së. Sipas informatave fillestare viktima është mashkull i moshuar, rreth 70 vjeçar, ende i paidentifikuar. Ekipi i Urgjencës ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë të paktën 2–3 orë para mbërritjes së mjekëve. Nuk janë vërejtur shenja të një vdekjeje të dhunshme”, thuhet në njoftimin policor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e krim-teknikës dhe prokurori i shtetit, i cili e ka cilësuar rastin si “hetim i vdekjes”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia u bën thirrje të gjithë atyre që mund të kenë informacione mbi identitetin e viktimës të lajmërohen në stacionin më të afërt ose të telefonojnë në numrin emergjent 192.

 

Continue Reading

Lajmet

Izraeli raporton vrasjen e komandantit të marinës iraniane

Published

on

By

Izraeli thotë se ka vrarë shefin e marinës së Iranit, i cili mbikëqyrte bllokadën e Ngushticës së Hormuzit.

Alireza Tangsiri u emërua komandant i Marinës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në vitin 2018, ndërsa më parë kishte shërbyer si zëvendëskomandant i kësaj marine që nga viti 2010.

Një llogari në rrjetin social X, që i atribuohet atij, ka qenë aktive që nga 10 marsi i këtij viti, me mediat iraniane që citonin postimet e tij. Në këto postime, ai kishte shkruar disa herë për Ngushticën e Hormuzit, duke deklaruar se “asnjë anije e lidhur me agresorët kundër Iranit nuk ka të drejtë të kalojë”.

Tangsiri njihej si një komandant i ashpër, i cili në të kaluarën kishte bërë deklarata të shumta kundër SHBA-së dhe Izraelit. Në vitin 2019, ai kishte kërcënuar se do të mbyllte Ngushticën e Hormuzit nëse pengoheshin eksportet e naftës së Iranit. Tangsiri u sanksionua nga Thesari i SHBA-së bashkë me komandantë të tjerë të IRGC-së në vitin 2019, pasi Irani rrëzoi një dron vëzhgues amerikan pranë ngushticës./BBC/

Continue Reading

Të kërkuara