Ekonomi

Inflacioni i Japonisë rritet në nivelin më të lartë në 40 vitet e fundit

Rritja e çmimeve tejkalon objektivin e inflacionit të Bankës së Japonisë.

Published

on

Inflacioni i Japonisë është rritur në nivelin e tij më të lartë në 40 vitet e fundit pasi jeni japonez i dobët ka nxitur çmimet e mallrave që veçse janë rritur në mbarë botën.

Inflacioni bazë i konsumatorit, i cili përjashton çmimet e paqëndrueshme të ushqimeve të freskëta, u rrit me 3.6 për qind në tetor krahasuar me një vit më parë, treguan të premten të dhënat e qeverisë, ritmi më i shpejtë i rritjes që nga viti 1982.

Ndërsa e ulët krahasuar me normat e inflacionit në Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, rritja e çmimeve tejkalon objektivin e inflacionit të Bankës së Japonisë dhe pason dekada të stagnimit në ekonominë e tretë më të madhe në botë.

Të dhënat ekonomike të publikuara në fillim të kësaj jave treguan se ekonomia e Japonisë u tkurr papritur me 0.3 për qind në tremujorin e tretë pas tre tremujorësh radhazi rritjeje, pasi konsumi privat ra./UBTNews/

Ekonomi

Guvernatori Ismaili në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së

Published

on

Një delegacion i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), kryesuar nga Guvernatori, Ahmet Ismaili, po merr pjesë në takimet vjetore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që do mbahet deri më 18 tetor dhe po mbahen në Washington.

“Përfaqësuesit e BQK-së gjatë kësaj vizite zyrtare në SHBA do të zhvillojnë takime bilaterale me drejtuesit e FMN-së, BB-së, Thesarit Amerikan, institucionet tjera financiare ndërkombëtare, si dhe Guvernatorë të bankave qendrore partnere evropiane. Gjithashtu, do të marrë pjesë takime multilaterale për të përfaqësuar vendin si dhe zgjeruar bashkëpunimin në fusha të interesit publik global”, njofton BQK.

Gjatë takimeve, BQK do të prezantojë zhvillimet kryesore dhe prioritetet në sektorin financiar, rezultatet nga zbatimi i programeve dhe asistencave teknike profesionale, si dhe nevojat për mbështetje të mëtejshme teknike në zbatim të mandatit të BQK-së.

Në kuadër takimeve vjetore, Guvernatori Ismaili do të marrë pjesë në panelin e FMN-së të nivelit të lartë me titull “Fuqizimi i qëndrueshmërisë se sistemit financiar në kohëra të pasigurive- Ndërtimi i kapaciteteve në vendet në zhvillim dhe në tranzicion”, i cili do të hapet nga zëvendësdrejtori i sapo emëruar i FMN-së, z. Dan Katz.

Me atë rast, Guvernatori do të paraqes arritjet kryesore të sistemit financiar të Kosovës, kontributin e FMN-së duke përfshirë Rishikimin e Stabilitetit të Sektorit Financiar (FSSR), në ndërtimin e kapaciteteve institucionale, reformimit të kornizës mbikëqyrëse dhe rregullative, që kanë rezultat me një sistem financiar stabil që mbështet sektorin privat, rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar të vendit.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, Guvernatori Ismaili së bashku edhe me katër guvernatorët e bankave qendrore të rajonit, do të nënshkruajë me Guvernatorin e Bankës së Italisë, z. Panetta, Letrën e Qëllimit për zhvillimin e sistemit të pagesave të shpejta (instant)-TIPS Clone, për katër bankat qendrore të rajonit, si një projekt rajonal i nisur në fillim të këtij viti.

“Takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së mbledhin së bashku bankierë qendrorë, ministra të financave, parlamentarë, drejtues të sektorit privat, përfaqësues të shoqërisë civile dhe akademikë, për të diskutuar çështje me rëndësi globale, si perspektivat ekonomike, lufta kundër varfërisë dhe zhvillimi ekonomik”, thuhet në komunikatën e BQK-së./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Studime në nivelin Master me orar fleksibil dhe bursë 20 për qind për punonjësit bankarë në programin MBE në UBT

Published

on

Nëse jeni duke punuar në një institucion bankar dhe synoni të avancoheni në karrierë me një diplomë masteri, UBT ju ofron mundësinë ideale përmes programit Master në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE). Të gjithë kandidatët nga sektori bankar publik dhe privat përfitojnë 20% bursë studimi.

Programi MBE ofron katër orientime kryesore: Financa, Banka dhe Kontabilitet; Marketing dhe Shitje; Menaxhment, Ndërmarrësi dhe Inovacion; si dhe Logjistika dhe Menaxhimi i Prokurimit.

Me orar fleksibil, mobilitete ndërkombëtare dhe qasje praktike, ky program i përgatit studentët për role udhëheqëse dhe përballjen me sfidat e tregut global.

UBT thekson se qëllimi i programit është të përgatisë liderë të rinj që kombinojnë njohuritë akademike me praktikat më të mira ndërkombëtare, duke hapur rrugë për karrierë ndërkombëtare ose vazhdim të studimeve në doktoratë.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Ekonomi

Masteri që hap dyert e liderëve të menaxhmentit, biznesit dhe ekonomisë – Studio në UBT

Published

on

Për të gjithë ata që kërkojnë një program të avancuar studimi, që kombinon menaxhimin, biznesin dhe ekonominë, UBT ofron programin Master në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE) – një prej programeve më gjithëpërfshirëse dhe inovative në Kosovë dhe rajon.

Ky program është krijuar për të përgatitur gjenerata të reja profesionistësh të aftë të drejtojnë organizata, të ndërmarrin iniciativa të reja biznesi dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik vendor dhe ndërkombëtar.

Një program gjithëpërfshirës dhe praktik

MBE ofron njohuri të thelluara në fusha si:

  • ekonomia dhe financat,
  • menaxhimi strategjik dhe operativ,
  • marketingu dhe shitjet,
  • prokurimi publik dhe logjistika,
  • ndërmarrësia dhe inovacioni,
  • promovimi i investimeve dhe zhvillimi ekonomik.

Duke u bazuar në kombinimin e teorisë me praktikën, programi u mundëson studentëve të zhvillojnë aftësi analitike, kritike dhe krijuese për të zgjidhur probleme reale të tregut dhe të organizatave.

Misioni dhe vizioni i programit

Misioni i MBE-së është në harmoni të plotë me vizionin e UBT-së: të ofrojë një edukim cilësor, bashkëkohor dhe gjithëpërfshirës, që vë studentin në qendër. Ky program synon të formojë udhëheqës të rinj, të përgatitur për të marrë përgjegjësi në biznes, industri, sektorin publik dhe akademi.

Studentët do të mësojnë në një ambient modern me laboratorë të pajisur me teknologjinë më të fundit, duke kombinuar ligjëratat teorike me punën praktike, kërkimin shkencor dhe projektet reale të biznesit.

Orientimet e programit

Në semestrin e tretë, studentët kanë mundësinë të zgjedhin orientimin e tyre profesional:

  • Financa, Banka dhe Kontabilitet – fokus në raportim financiar, analiza, auditim dhe tregje ndërkombëtare.
  • Marketing dhe Shitje – nga marketingu digjital deri te strategjitë e avancuara të shitjes dhe sjellja e konsumatorit.
  • Menaxhment, Ndërmarrësi dhe Inovacion – krijimi i bizneseve të reja, menaxhimi i inovacionit dhe zhvillimi ndërkombëtar.
  • Logjistika dhe Menaxhimi i Prokurimit – zinxhiri i furnizimit, prokurimi elektronik dhe praktikat moderne të logjistikës.

Këto orientime e bëjnë programin fleksibil dhe të përshtatur për tregun e punës, duke u dhënë studentëve mundësinë të specializohen sipas interesave dhe objektivave të tyre të karrierës.

Përputhje me standardet ndërkombëtare

Programi është hartuar duke respektuar Kornizën Kombëtare dhe Evropiane të Kualifikimeve, gjë që siguron se diplomat e studentëve njihen dhe vlerësohen edhe në nivel ndërkombëtar.

Pas diplomimit, studentët e MBE-së do të jenë të përgatitur jo vetëm për tregun vendor të punës, por edhe për të vazhduar studimet në nivel doktorature ose për të ndjekur karrierë akademike dhe kërkimore.

Objektivat kryesore të programit

Formimi i kompetencave të avancuara në fushën e menaxhimit, biznesit dhe ekonomisë.

Aftësi analitike për mbledhjen dhe interpretimin e të dhënave.

Qasje kritike dhe profesionale për zgjidhjen e problemeve komplekse.

Përdorimi i teknologjisë moderne në menaxhimin organizativ.

Aftësia për të zhvilluar strategji të suksesshme biznesi dhe lidership inovativ.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Ekonomi

Komercialja pezullon daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani, OEK ka apel për ZRrE-në

Published

on

Gjykata Komerciale ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani, pas padive individuale të tyre.

Si rezultat, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga ZRrE të tërheqë këtë vendim, për të mbrojtur konkurrencën, bizneset dhe ekonominë e vendit.

”Oda Ekonomike e Kosovës njofton për aktvendimin e radhës të Gjykatës Komerciale, e cila ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani të tjera që kanë ushtruar padi individuale ndaj këtij vendimi të ZRrE-së. Siç kemi theksuar edhe më herët, legjislacioni aktual nuk parasheh padi në formë grupore ose kolektive, prandaj vetëm paditë individuale po trajtohen dhe po pranohen nga gjykata. Këto pesë kompani kanë fituar të drejtën e tyre ligjore përmes këtij mekanizmi” ,thuhet në njoftim.

Oda Ekonomike e Kosovës i bën thirrje ZRrE-së që të anulojë vendimin për daljen e dhunshme në tregun e lirë të energjisë, në mënyrë që të mos dëmtohet konkurrenca, bizneset, qytetarët dhe ekonomia e vendit”, thuhet në reagimin e OEK-së./Ekonomia Online

Continue Reading

Të kërkuara