Kulturë

Indonezi: Autoritetet ndalojnë transmetimin e këngëve të artistëve me famë botërore, ndër ta edhe Dua Lipa

Published

on

Këngët e Bruno Mars, Dua Lipës, Ariana Grandes e shumë artistëve tjerë me famë botërore, janë ndaluar në radio para orës 22:00 në Indonezi.

Komisioni Indonezian i Transmetimit (KPI) ka ndaluar që radiot të lëshojnë 42 këngë para orës 22:00, pasi që pretendojnë se tekstet e tyre janë të pamoralshme!

“Pra, çfarë ka në ato 42 këngë? Për shembull, ato përmbajnë fjalë dhune dhe poshtërimi ose aludojnë në seksualitet. Kjo sipas Ligjit Nr. 32 të Kodit të Sjelljes së Transmetimit dhe Standardeve të Programeve të Transmetuara, i cili thotë që transmetimi në radio është në interes të integritetit kombëtar për të ndërtuar karakterin dhe identitetin e një kombi që është besnik dhe i devotshëm“, tha ndër të tjerash Adiyana Slamet, kreu i KPI.

Radio stacioneve u kërkohet gjithashtu të censurojnë tekste që nuk janë në përputhje me normat indoneziane para se të luajnë 42 këngët.

Këngët përfshijnë hite nga artistë me famë botërore si Ariana Grande, Bruno Mars, Cardi B dhe Suga të BTS.

IKP ka një histori të censurës në media. Komediani i njohur Tukul, për shembull, mori një paralajmërim në korrik të vitit 2019 sepse një skenë në programin e tij televiziv kishte një burrë po pretendohej të ishte i pushtuar nga djalli. Dënimi u dha bazuar në mbrojtjen e fëmijëve./UBTNews

Këtu është lista e 42 këngëve dhe artistëve të tyre:

  1. Bruno Mars – 24K
  2. Ariana Grande – 34+35
  3. Masked Wolf – Astronaut in the Ocean
  4. M.I.A – Bucky Done Gun
  5. Maroon 5 – Beautiful Mistakes
  6. Max Ft Suga – Blueberry Eyes
  7. Lil Nas X – MONTERO (Call Me By Your Name)
  8. Pia Mia ft Chris Brown – Do It Again
  9. Snoop Dogg – Drop It Like It’s Hot
  10. Jay Z – Empire State of Mind
  11. Maroon 5 ft Cardi B – Girls Like You
  12. Timbaland – Give It to Me
  13. 24kGoldn Ft Iaan Dior – Mood
  14. Chynna Phillips – Naked and Sacred
  15. Bruno Mars ft Cardi B – Please Me
  16. Ariana Grande – Positions
  17. Post Malone ft Ty Dolla Sign – Psycho
  18. Camilla Cabello ft Shawn Mendes – Senorita
  19. Nicky Minaj – Starships
  20. Doja Cat – Streets
  21. DJ Snake ft Selena – Taki Taki
  22. Jason Derulo ft 2 Chainz – Talk Dirty
  23. Bruno Mars – That’s What I Like
  24. Cardi B – Up
  25. One Republic – Good Life
  26. Gym Class Heroes ft Estelle – Guilty As Charged
  27. Rita Ora – How We Do
  28. Busta Rhymes ft Maria – I Know What You Want
  29. Icona Pop – I Love It
  30. DJ Khaled – I’m the One
  31. Jay Z – Izzo
  32. Bruno Mars – Lazy Song
  33. Dua Lipa ft DaBaby – Levitating
  34. Justin Bieber ft benny blanco – Lonely
  35. Eminem – Lose Yourself
  36. Ariana Grande ft The Weeknd – Love Me Harder
  37. Bruno Mars – Versace on the Floor
  38. Avril Lavigne – Wish You Were Here
  39. Kid Laraoi – Without You
  40. Vedo – You Got It
  41. Dua Lipa ft Missy Elliot – Levitating
  42. Bruno Mars – Locked Out of Heaven – The Jakarta Post/Asia News Network

Lajmet

“I Believe the Portrait Saved Me”, vlerësim për filmin e Alban Mujës në DOKUBAKU 2026

Published

on

Filmi dokumentar “I Believe the Portrait Saved Me” (Mua besoj se portreti më shpëtoi), me regji të artistit kosovar Alban Muja, është nderuar me përmendje të veçantë nga çmimi iHuman Award në edicionin e dhjetë jubilar të festivalit DOKUBAKU 2026, në kategorinë DOKUSHORT për dokumentarin më të mirë të shkurtër ndërkombëtar.

Juria vlerësoi mënyrën se si rrëfimi i filmit kalon nga hutimi fillestar drejt një përjetimi të thellë emocional, duke zbuluar gradualisht kuptimet e një klase të pazakontë. Filmi trajton fuqinë e artit dhe mënyrën se si portretizimi e krijimi artistik shndërrohen në instinkt mbijetese përballë barbarisë së luftës.

Sipas vlerësimit të jurisë, fotografia e filmit shmang romantizimin e luftës dhe, përmes kompozimit të kujdesshëm të kuadrove dhe trajtimit të ngjyrave, përcjell peshën e saj dramatike. Juria veçoi edhe aftësinë e regjisorit për të përmbledhur një përmbajtje kaq të thellë dhe një ndikim të fuqishëm vizual në vetëm dhjetë minuta, duke e vlerësuar filmin me përmendje të veçantë.

Ky vlerësim përbën një tjetër prezantim të krijimtarisë së Alban Mujës në skenën ndërkombëtare të filmit dokumentar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Trashëgimia kulturore e Kosovës pasurohet me 13 asete të reja nën mbrojtje të përkohshme

Published

on

By

Lista e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme në Kosovë është pasuruar me 13 asete të reja, pas një njoftimi të bërë nga Ministria e Kulturës dhe Turizimit. Kjo listë përfshin një gamë të gjerë lokacionesh, nga lokalitetet arkeologjike dhe kalatë, deri te kullat, shtëpitë historike si dhe komplekset industriale e familjare që dëshmojnë periudha të ndryshme historike në vend.

Në mesin e objekteve dhe lokaliteteve të reja të përfshira në mbrojtje janë kompleksi industrial i Tulltores në Prishtinë, Gjyteti i Gjyrgjedellit në Kaçanik, Kalaja e Dafinës në Rahovec, Kulla e Asllanit në Tërdec të Drenasit, shtëpia muze e Latif Berishës në Mitrovicë të Veriut, si dhe kompleksi i familjes Çollaku në Zym të Prizrenit.

Sipas Ministrisë së Kulturës, ky proces do të vazhdojë me identifikimin dhe vlerësimin e mëtutjeshëm të aseteve që bartin vlera të rëndësishme historike e kulturore, me synim përfshirjen e tyre në mekanizmat përkatës të mbrojtjes shtetërore. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

“Imazhe Migruese”, ekspozita personale e Bora Baboçit hapet në Prishtinë

Published

on

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA është hapur ekspozita personale e artistes Bora Baboçi, me titull “Imazhe Migruese”, e kuruar nga Erëmirë Krasniqi.

Përmes veprave të saj, ekspozita trajton mënyrën se si imazhet kalojnë nga një material në tjetrin, duke ndryshuar formën, kuptimin dhe mënyrën se si perceptohen. Ajo sjell në vëmendje rrugëtimin e motiveve ikonografike dhe kompozimeve artistike mes periudhave dhe konteksteve të ndryshme kulturore.

Ekspozita synon të nxisë reflektimin mbi transformimin e imazheve dhe kuptimet e reja që ato marrin gjatë këtij procesi.

“Imazhe Migruese” mund të vizitohet në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA deri më 11 dhjetor 2026./A.K/

Continue Reading

Lajmet

13 asete të reja të trashëgimisë kulturore përfshihen në listën e mbrojtjes së përkohshme

Published

on

Trashëgimia kulturore e Kosovës është pasuruar me 13 asete të reja, të cilat janë përfshirë në listën e mbrojtjes së përkohshme.

Lista përfshin lokalitete arkeologjike, kala, kulla, shtëpi historike, si dhe komplekse industriale e familjare, që dëshmojnë periudha të ndryshme historike dhe mënyra të jetesës në pjesë të ndryshme të vendit.

Në mesin e aseteve të përfshira janë kompleksi industrial i Tulltores në Prishtinë, Gjyteti i Gjyrgjedellit në Kaçanik, Kalaja e Dafinës në Rahovec, Kulla e Asllanit në Tërdec të Drenasit, shtëpia-muze e Latif Berishës në Mitrovicën e Veriut dhe kompleksi i familjes Çollaku në Zym të Prizrenit.

Procesi i identifikimit dhe vlerësimit të aseteve me vlera historike e kulturore do të vazhdojë, me synimin që ato të përfshihen në mekanizmat përkatës të mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara