Lajmet

India zbulon një rast me linë e majmunit

Published

on

India raportoi një rast me linë e majmunit. Ministria e Shëndetësisë tha se po tenton ta kontrollojë rastin.

“Një pacient i ri mashkull, i cili kohët e fundit ka udhëtuar nga një vend që aktualisht po përjeton transmetimin e mpox, është identifikuar si rast i dyshuar i mpox”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë përmes një deklarate.

Një variant i ri, i quajtur Clade 1b, u zbulua për herë të parë në Republikën Demokratike të Kongos dhe bëri që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të shpallë nivelin më të lartë ndërkombëtar të alarmit më 14 gusht.

Lloji i ri i sëmundjes tashmë ka depërtuar në Azi dhe Evropë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar në Indi./UBTNews/

Lajmet

Hagë: Mbrojtja e Rexhep Selimi vazhdon edhe sot me fjalët përfundimtare

Published

on

By

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, edhe sot po vazhdon paraqitjen e fjalëve përfundimtare për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës Rexhep Selimi.

Para trupit gjykues, avokati i tij, Eric Tully, ka nisur fjalën përmbyllëse duke kundërshtuar fuqishëm pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

“Dokumentet jokonsistente, kontradiktore, shpeshherë të palidhura të hedhura në poshtë shënime tregojnë dëshpërimin e ZPS-së. Ndihemi të detyruar të theksojmë që ZPS nuk ka bërë as minimumin e mundshëm për të vërtetuar organizimet komplekse që i ka përshkruar në aktakuzë, as nuk ka ofruar prova se organi gramat ishin të vërteta dhe as nuk ka bërë përpjekje të dëshmojë që Selimi ishte në krye të saj”, deklaroi Tully para gjykatës.

Mbrojtja pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës me elaborimin e argumenteve të saj, në përpjekje për të rrëzuar akuzat që rëndojnë ndaj Selimit.

Continue Reading

Lajmet

Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Gjermania për të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferenca e Sigurisë në Mynih (MSC), që mbahet nga 13 deri më 15 shkurt në Mynih.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, përveç pjesëmarrjes në aktivitetet e organizuara në kuadër të konferencës, Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale në margjina të samitit.

Në këtë ngjarje pritet të marrë pjesë edhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.

E ftuar në konferencë ka qenë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por ajo e ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillimet brenda vendit.

Konferenca e 62-të e Sigurisë në Mynih pritet të mbledhë qindra liderë botërorë. Në fokus të diskutimeve do të jetë lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila në fund të shkurtit hyn në vitin e pestë, si dhe tensionet që lidhen me Iranin.

Continue Reading

Lajmet

Kosova në Grupin B3 me Izraelin, Austrinë dhe Irlandën në Ligën e Kombeve 2026-2027

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosova do të garojë në Grupin B3 të edicionit 2026-2027 të UEFA Nations League, ku do të përballet me Izraeli, Austria dhe Irlanda.

Trajneri i Kombëtares  Kosovës, Franco Foda, e cilësoi grupin si mjaft sfidues, duke theksuar se Austria mbetet favoritja kryesore.

“Është e qartë se Austria është favorite në këtë grup, por është një grup interesant. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për ta arritur vendin e dytë, sepse është një grup i fortë. Të paktën duhet ta ruajmë nivelin dhe të mos biem në Ligën C,” deklaroi Foda.

Sa i përket rikthimit në Austri, Foda e pranon se kjo ndeshje ka një domethënie të veçantë për të, pasi do të përballet me ish-lojtarët e tij dhe pret mbështetje të madhe nga tifozët atje. Megjithatë, ai thekson se fokusi aktual mbetet te ndeshjet e muajit mars.
Ndërkohë, presidenti i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, e pranoi se shorti nuk ishte i lehtë.
“Short jo i lehtë, por jemi në Ligën B dhe aty nuk ka ndeshje të lehta. Kosova është në një nivel tjetër dhe besoj se do të mund t’ia dalim.”

Kosova synon paraqitje dinjitoze në Ligën B dhe objektivi minimal mbetet mbijetesa në këtë nivel, ndërsa ambicia është lufta për pozitën e dytë në një grup që pritet të sjellë përballje të forta dhe emocionuese.

Continue Reading

Lajmet

Miratohet zgjatja buxhetore për marsin

Published

on

By

  1. Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 99 vota për zgjatjen buxhetore edhe për muajin mars të këtij viti.

Vendimi vjen si pasojë e mosmiratimit të Buxhetit për vitin 2026. Për shkak të kësaj situate, shteti ka funksionuar për dy muaj përmes ligjit për zgjatje buxhetore, ndërsa ekzekutivi ka kërkuar vazhdimin e kësaj mase deri në përfundimin e procedurave për miratimin e buxhetit në dy leximet dhe dekretimin e tij.

Qeveria ka arsyetuar se zgjatja është e domosdoshme për të shmangur pengesat në procesin e pagesave dhe për të garantuar funksionimin normal të institucioneve.

Edhe në këtë votim, Lista Serbe nuk ka marrë pjesë.

Continue Reading

Të kërkuara