Lajmet

​Incidenti në Lagjen e Boshnjakëve, Elshani: Herën tjetër do të jemi edhe më të ashpër

Published

on

Pas ngjarjes së mbrëmshme në Lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës, ku dyshohet për ngjitjen e një stikersi mbi pllakën përkujtimore të dëshmorit Avni Hajredini, si dhe shpimin e gomave të disa automjeteve, është deklaruar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka potencuar se nëse në të ardhmen përsëriten ngjarje të tilla, policia do të jetë edhe më e ashpër në reagimin e saj dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim tjetër.

Sipas tij, katër persona janë intervistuar në lidhje me rastin, ndërsa një person është identifikuar si i dyshimtë për dëmtim kriminal apo shtytje në vepër penale.

“Mbrëmë i kemi intervistuar katër persona, tash jemi duke i identifikuar të gjithë të tjerët, dhe njërin prej tyre e kemi identifikuar si person të dyshimtë për dëmtim kriminal, apo edhe shtytje në vepër penale. Atë çka ne kemi me thënë është se çdo gjë ka kaluar pa ndonjë problem mbrëmë, sidoqoftë banorët të cilët janë aty, por edhe të gjithë banorët e veriut të vendit, duhet ta dinë se policia është këtu, ne e kryejmë punën tonë dhe askush nuk duhet të tentojë ta merr ligjin në duart e veta dhe të tentojë ta kryejë punën siç mendojnë ata, sepse ne do të marrim masa njëjtë… Herën tjetër do të jemi edhe më të ashpër, s’do të tolerojmë asnjë veprim tjetër, kemi policë të mjaftueshëm dhe njësi speciale, të rendit, dhe njësi të ndërhyrjes së shpejtë“, ka thënë Elshani.

Në anën tjetër, lideri i Iniciativës Qytetare Mbijetesa serbe, Aleksandar Arsenijeviq, njëherësh iniciator i stikersave të tilla, ka dënuar aktin e ngjitjes së stikersit mbi pllakën përkujtimore të dëshmorit Hajredini.

Ai theksoi se të gjitha përmendoret duhet të jenë të mbrojtura nga ana e vetë qytetarëve pa dallim, dhe kjo duhet të jetë porosia e qartë, e jo arsye për krijimin e tensioneve.

“Kur i kemi dhënë stikersat kemi dhënë edhe udhëzime të qarta se askush nuk guxon për t’i ngjitur ato në shenjat e komunikacionit, në vitrinat e lokaleve pa lejen e pronarit, nëpër dyert e banesave, përmendore… Ne shprehim dyshime për mundësinë që dikush me qëllim, respektivisht dikush nga kabineti i kryetarit Atiq, si për shembull Visar Syla apo dikush ngjashëm me të, i cili dëshiron tensione njëjtë si Vetëvendosja, tensione dhe përleshje në veri, ka mundur ta bëjë një gjë të tillë. Unë me këtë rast dënoj një ngjitje të tillë në përmendore… Do të thotë, nëse nuk lejon mbi përmendoren tënde, atëherë nuk guxon të prekësh as përmendoren e huaj, sepse të gjitha përmendoret duhet të jenë të mbrojtura nga ana e të gjithë neve dhe kjo duhet të jetë porosia e qartë dhe jo arsye për krijimin e tensioneve“, u shpreh Arsenijeviq.

Ndryshe, persona të panjohur dyshohet se të enjten mbrëma kanë ngjitur një stikers mbi pllakën përkujtimore të dëshmorit Avni Hajredini në Lagjen e boshnjakëve. Nuk dihet çfarë përmbajtje ka pasur stikersi, pasi ai është hequr menjëherë nga dikush dhe kur policia ka arritur në vendin e ngjarjes nuk ka gjetur asgjë. Pas kësaj, rreth dhjetë persona shqiptarë në shenjë revolte janë mbledhur në këtë lagje, ndërsa policia ka evidentuar edhe shpimin e gomave në dy automjete me targa të Serbisë. Aty pastaj janë tubuar edhe banorët serbë, të cilët jetojnë në ndërtesat përreth, me ç’rast është dashur ndërhyrja e pjesëtarëve të policisë, të cilët kanë bindur të dyja palët që të shpërndahen.

Vendi

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara