Lajmet

Incident fizik mes dy punonjësve shëndetësorë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK

Published

on

Një incident fizik ka ndodhur sot në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku janë përfshirë dy punonjës shëndetësorë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, e cila ka bërë të ditur se për rastin janë njoftuar organet e rendit dhe se policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas informatave fillestare, në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve ka ndodhur një incident mes dy punonjësve shëndetësorë. Për rastin janë njoftuar organet e rendit, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Qyqalla.

Ajo për Telegrafin ka shtuar se aktualisht nuk ka detaje shtesë lidhur me shkaqet e incidentit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente.

Portali Dukagjini ka kontaktuar Policinë dhe QKUK-në por nuk kanë dhënë informacione nga rasti në fjalë.

Ndërkohë, mediat kanë raportuar se incidenti ka ndodhur në hyrje të ashensorit të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve, ku dy kirurgë, të identifikuar me inicialet B.K. dhe Xh.A., janë përplasur fizikisht.

Continue Reading

Lajmet

Tri mbrëmje gala në El Salvador, Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen me “Carmina Burana”

Published

on

Tri mbrëmje gala të mbushura me emocione dhe art janë mbajtur në El Salvador, ku është realizuar një bashkëpunim i veçantë ndërmjet Baleti Kombëtar i Kosovës dhe Baleti Kombëtar i El Salvadorit në skenën e Teatri Kombëtar i El Salvadorit.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi kulturor, Baleti Kombëtar i El Salvadorit u prezantua me veprën “El Rastro Invisible”, ndërsa Baleti Kombëtar i Kosovës interpretoi veprën e njohur “Carmina Burana”, duke sjellë një performancë të fuqishme artistike për publikun vendas.

Shfaqjet janë pritur me interes të madh nga publiku salvadorian dhe janë vlerësuar si një nga ngjarjet më të rëndësishme të bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy vendeve. Organizatorët kanë theksuar se këto tri netë gala shërbyen si një urë lidhëse mes dy kulturave, duke dëshmuar fuqinë e artit në afrimin e popujve dhe forcimin e marrëdhënieve kulturore ndërkombëtare.

Gjithashtu është shprehur mirënjohje për artistët dhe institucionet e përfshira në realizimin e këtij projekti, si dhe për mikpritjen e publikut në El Salvador gjatë gjithë ngjarjes.

Continue Reading

Lajmet

Nis projekti për zhvendosjen e rezervuarit të ujit nga Kalaja e Prizrenit

Published

on

Kalaja e Prizrenit pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të rëndësishme infrastrukturore, me qëllim ruajtjen afatgjate të këtij monumenti të trashëgimisë kulturore.

Gjatë një vizite në Kala, ku morën pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Artane Rizvanolli, u bë e ditur se është dakorduar financimi i projektit për zhvendosjen e rezervuarit të ujit jashtë mureve të Kalasë së Prizrenit.

Sipas njoftimit, rezervuari, i vendosur në këtë hapësirë që nga viti 1939, ka shkaktuar rrjedhje të vazhdueshme të ujit brenda mureve të Kalasë, duke dëmtuar gradualisht strukturat e lokalitetit dhe duke paraqitur rrezik edhe për vizitorët. Projekti për zhvendosjen e rezervuarit tashmë është hartuar dhe kap vlerën prej rreth 500 mijë eurosh, ndërsa procedurat për realizimin e tij pritet të nisin së shpejti.

Kjo ndërhyrje po konsiderohet si një hap i domosdoshëm për mbrojtjen dhe konservimin e një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

KFF Dukagjini fiton Kupën e Kosovës pas finales dramatike ndaj Prishtinës

Published

on

KFF Dukagjini ka triumfuar në Kupën e Kosovës në futboll për vajza, pasi mposhti KFV Prishtina pas penalltive me rezultat 5:4, në një finale të mbushur me emocione dhe rivalitet sportiv.

Koha e rregullt përfundoi 1:1. Skuadra nga Klina kaloi në epërsi që në minutën e katërt me golin e Olsa Kuçit, ndërsa Prishtina barazoi në minutën e 86-të përmes Rreze Gashit, duke e çuar ndeshjen në vazhdime. Edhe pas 120 minutave lojë nuk pati fitues, ndërsa penalltitë vendosën triumfin e Dukagjinit, që siguroi trofeun për të dytin vit radhazi.

Finalja u vlerësua për nivelin e lartë sportiv dhe emocionet që solli, duke dëshmuar edhe njëherë rritjen e vazhdueshme të futbollit të vajzave në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një zyrtar në Kamenicë, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Published

on

Një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve është arrestuar në Kamenicë nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, rasti është zbuluar më 13 maj 2026 në fshatin Shahiq të Kamenicës, gjatë patrullimit të njësive policore, të cilat kanë ndaluar një kamion të drejtuar nga një mashkull kosovar, i ngarkuar me dru, për të cilat dyshohet se po transportoheshin nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit përcjellës, policia ka dyshuar se një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve kishte bërë në mënyrë të kundërligjshme damkosjen e druve dhe lëshimin e fletëpërcjelljes.

Me vendim të prokurorit, drutë janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Continue Reading

Të kërkuara