Lajmet

Importet gjermane nga Rusia ranë me 91%

Destatis njoftoi se mallrat e importuara nga Rusia kapnin vlerën 300 milionë euro.

Published

on

Importet e Gjermanisë nga Rusia kanë rënë me 91% në vitin e parë të pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Agjencia federale e statistikave të vendit, Destatis njoftoi se mallrat e importuara nga Rusia kapnin vlerën 300 milionë euro (afërsisht 330 milionë dollarë) në shkurt të vitit 2023, krahasuar me importet që arrinin në 3.7 miliardë euro në të njëjtin muaj të vitit 2022.

Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Në total, Rusia ka rënë nga burimi i 11-të më i madh i importeve të Gjermanisë në të 46-in në vetëm brenda një viti

Sipas agjencisë statistikore të qeverisë, Destatis, Gjermania importonte vetëm pak produkte energjetike nga Rusia./UBTNews/

Lajmet

Plenkoviq nga OKB-ja kritikon Serbinë: Glorifikimi institucional i Mlladiqit, fyerje ndaj viktimave

Published

on

By

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka dënuar ashpër nderimet zyrtare që Serbia po i bën të dënuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq. Plenkoviq i cilësoi këto veprime si fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, duke nënvizuar se pajtimi në Evropë kërkon përballje reale me të kaluarën dhe ndaljen e lartësimit të kriminelëve nga ana e institucioneve.

“Pajtimi në Evropë kërkon përballjen me krimet e së kaluarës, respektimin e viktimave dhe refuzimin e glorifikimit institucional të autorëve të krimeve”, deklaroi Plenkoviq para përfaqësuesve botërorë.

Kreu i qeverisë kroate rikujtoi sulmet e urdhëruara nga Mlladiqi mbi qytetet kroate, vrasjet e civilëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës e trashëgimisë kulturore, duke theksuar se këto mizori kulmuan me gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995. Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit në Bosnje-Hercegovinë.

Gjatë fjalimit të tij në Nju Jork, Plenkoviq u ndal edhe te situata në Lindjen e Mesme, ku bëri thirrje për zbatimin e standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e civilëve dhe garantimin e ndihmës humanitare në Gaza. Ai ritheksoi mbështetjen e Kroacisë për një zgjidhje të negociuar me dy shtete, me qëllim që izraelitët dhe palestinezët të jetojnë pranë njëri-tjetrit në paqe dhe siguri.

 

Continue Reading

Lajmet

Hyseni u dorëzohet autoriteteve në Vërmicë: Ish-shefja e SHISH në arrest shtëpie pas shkarkimit nga Rama

Published

on

By

Kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, u është dorëzuar autoriteteve shqiptare në pikën kufitare Vërmicë-Morinë, pasi gjatë ditës ka qëndruar në territorin e Kosovës.

Paraqitja e saj në pikën kufitare erdhi menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), e cila me kërkesë të SPAK-ut ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin e menjëhershëm nga detyra. Hyseni po hetohet nga Struktura e Posaçme për veprat penale “përkrahje e autorit të krimit” dhe “nxjerrje e sekretit hetimor”.

Ekzekutimi i masës së sigurisë nuk arriti të kryhej gjatë orëve të mëngjesit, pasi zyrtarja e lartë ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, ku po merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare të drejtuesve të shërbimeve informative.

Në vijim të këtyre zhvillimeve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e saj nga detyra e drejtueses së SHISH-it.

Continue Reading

Lajmet

Godet këmbësoren me veturë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Published

on

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se, gjatë drejtimit të veturës nga pakujdesia, ka goditur një këmbësore.

Rasti ka ndodhur më 22 shtator, rreth orës 12:50. Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona arrestohen në Kaçanik, dyshohet se keqpërdorën dy gra

Published

on

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë keqpërdorur dy gra.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 23:00. Viktimat janë intervistuar nga prokurori, i cili ka autorizuar hapjen e rastit.

Të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara