Kulturë

Imazhi i luanit në ulëritje teksa miza i ndalon në sy, fiton çmimin Fotografi i Vitit të Afrikës 2021

Fotografi i vitit 2021 për imazhet e Afrikës ishte Hannes Lochner.

Published

on

Kjo foto e mahnitshme e një luani që ulëret teksa miza i ndalon mbi beben e syrit, ka fituar kompeticionin Fotografia Gjeografike e Afrikës 2021.

Imazhi u zgjodh mes 25,023 fotografive konkurruese që kishin si qëllim të sillnin një këndvështrim të ri të kontinentit më magjepsës.

Fotografi i vitit 2021 për imazhet e Afrikës ishte Hannes Lochner.

Në vlerësimin e tij gjykatësi tha: “Me një kërcitje të aparatit, ky imazh arriti të plotësojë kaq shumë kritere të fotos së shkëlqyeshme. perfeksioni teknik, koha e kapjes dhe pritshmëria sjellin këtë sjellje të parashikuar”.

Të tjerë finalistë morën gjithashtu vlerësime të larta

Kryeredaktori i kompeticionit James Hendry sthaaid: “Pritja e fotove tuaja pjesëmarrësve ishte një gëzim i veçantë, pasi ato sillnin këndvështrime të pabesueshme të Afrikës. Me imazhet tuaja keni treguar një histori, keni nxitur emocione dhe keni kapur esencën e Afrikës”.

“Por ne jemi njerëzorë dhe gjykimi nuk mund të jetë tërësisht objektiv, asgjë nuk i ndalon fotot tuaja të shkëlqejnë në kompeticione të tjera”.

Continue Reading

Kulturë

59 vjet nga vdekja e shkrimtares Dorothy Parker

Published

on

Dje u shënuan 59 vjet nga vdekja e shkrimtares, poetes dhe kritikës letrare amerikane Dorothy Parker, një prej figurave më të njohura të letërsisë së shekullit XX në Shtetet e Bashkuara.

Ajo ndërroi jetë më 7 qershor 1967 dhe mbetet e njohur për stilin e saj të mprehtë, ironinë dhe humorin karakteristik, që e bëri të dallueshme në botën letrare amerikane.

Parker u bë e famshme për tekstet e publikuara në revista prestigjioze si “The New Yorker”, si dhe si një nga themelueset e grupit letrar “Algonquin Round Table” në Nju Jork.

Gjatë karrierës së saj, ajo ishte e përfshirë edhe në Hollywood si skenariste, ku u nominua dy herë për çmimin Oscar. Më vonë, për shkak të qëndrimeve të saj politike, u përball me kufizime profesionale gjatë periudhës së “listës së zezë” në industrinë e filmit.

Pavarësisht sfidave, Dorothy Parker mbetet një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë amerikane, e njohur për stilin unik dhe thëniet e saj të mprehta që vazhdojnë të citohen edhe sot.

Continue Reading

Lajmet

Filharmonia e Kosovës sjell përvojë muzikore për fëmijë në Prishtinë me “Pjetri dhe Ujku”

Published

on

Filharmonia e Kosovës ka organizuar një aktivitet të veçantë për fëmijët në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në kuadër të programit “Arti në shkolla”.

Kuinteti Frymor i Filharmonisë solli veprën e njohur “Pjetri dhe Ujku” nga Sergei Prokofiev, duke i afruar nxënësit e shkollave fillore me botën e instrumenteve muzikore. Në këtë interpretim, çdo instrument u shndërrua në një personazh të veçantë, duke e bërë rrëfimin më të gjallë, të kuptueshëm dhe atraktiv për publikun e ri.

Në këtë performancë morën pjesë Zanë Abazi (flaut), Xhovana Marku (obo), Shkumbin Bajraktari (klarinetë), Meriton Ferizi (fagot), Ilir Kodhima (korno), si dhe Anda Gjini në rolin e tregimtares. Ata krijuan një atmosferë interaktive, ku fëmijët reaguan me kuriozitet, buzëqeshje dhe pjesëmarrje të vazhdueshme.

Filharmonia njofton se nesër do të mbahet koncerti i radhës me titull “DIALOG – Njohje me instrumentin e trombonit”, me trombonistin Betim Krasniqi dhe pianistin Misbah Kaçamaku.

Continue Reading

Lajmet

Fazıl Say dhe Filharmonia e Kosovës sjellin mbrëmje të madhe muzikore më 10 qershor në Prishtinë

Published

on

Filharmonia e Kosovës ka njoftuar koncertin e radhës në bashkëpunim me Chopin Piano Fest, duke sjellë para publikut pianistin dhe kompozitorin e njohur turk, Fazıl Say.

Koncerti do të mbahet më 10 qershor 2026, nga ora 19:30, në Klan Arena, nën dirigjimin e Aurélien Azan Zielinski.

Mbrëmja do të hapet me interpretimin e veprës “Mother Earth”, të kompozuar nga vetë Fazıl Say. Në pjesën e dytë të programit, Filharmonia e Kosovës do të interpretojë Simfoninë Nr. 5 të kompozitorit rus Dmitri Shostakovich, një prej veprave më të njohura të repertorit simfonik botëror.

Ky koncert pritet të jetë ndër ngjarjet më të rëndësishme muzikore të sezonit, duke bashkuar në një skenë artistë të njohur ndërkombëtarisht dhe Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës në një program që ndërthur muzikën bashkëkohore me kryeveprat e muzikës klasike.

Continue Reading

Kulturë

Përurohet Shtëpia e Përshpirtshme në Shtime pas restaurimit të plotë

Published

on

By

Shtëpia e Përshpirtshme në Shtime i është rikthyer jetës dhe komunitetit pas përfundimit të restaurimit të plotë të objektit me vlera historike dhe kulturore, i ndërtuar në vitin 1923.

Pas renovimit, objekti është funksionalizuar dhe do të shërbejë si hapësirë për aktivitete kulturore, artistike, edukative dhe kreative, në shërbim të të rinjve dhe komunitetit lokal.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Albin Kurti, ministrja e Kulturës Saranda Bogujevci, kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë.

Sipas autoriteteve, restaurimi i objektit synon ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe krijimin e një hapësire të re për zhvillimin e aktiviteteve që kontribuojnë në jetën kulturore dhe shoqërore të qytetit.

Continue Reading

Të kërkuara