Lajmet

Imane Khelif gati të rrëmbejë medaljen e artë

Published

on

Imane Khelif ka avancuar në finale të Olimpiadës në boksin femëror, kategoria 66 kilogramë. Në meçin gjysmëfinal të mbajtur në Paris, ajo e mposhti tajlandezen Janjaem Suwannapheng, e cila me këtë rast u ngushëllua me medalje të bronztë olimpike.

Boksieria e shumëpërfolur algjeriane rreth gjinisë së saj, fitoi me rezultat 5-0. Në luftën për medalje të artë në “Paris 2024”, Imane Khelif do të ketë punë me kinezen Liu Yang, e cila në meçin tjetër gjysmëfinal e mposhti kinezen nga Taipei, Nien Chin Chen, e cila e fitoi po ashtu të bronztën.

Pas shumë kritikash, për Imane kanë arritur komplimente nga bashkëkombësi i saj, futbollisti i Milanit, Ismaël Bennacer./UBTNews/

Lajmet

​Shpërthejnë disa bateri në një ndërtesë në Prishtinë

Published

on

Një shpërthim i disa baterive ka ndodhur në një ndërtesë në lagjen “Pejton” në Prishtinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Sipas raportimeve, si pasojë e shpërthimit, banorët e ndërtesës janë mbetur të bllokuar në banesat e tyre, pasi korridoret janë mbushur me tym.

KosovaPress ka kontaktuar policinë për më shumë detaje mbi incidentin, por deri tani autoritetet nuk kanë ofruar informacion të mëtejshëm.

Continue Reading

Lajmet

​Hamza tregon me cilat parti po bisedon për koalicione të mundshme

Published

on

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se po zhvillojnë bisedime për koalicione të mundshme me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën Socialdemokrate dhe parti të tjera. Ai theksoi se deri tani nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një konferencë për media, Hamza sqaroi se aktualisht nuk ka asnjë vijë të kuqe për asnjë parti dhe se është në fazën e diskutimeve për formën e mundshme të qeverisë, veçanërisht me LDK-në. Ai shtoi se Kosova ka nevojë për institucione të forta, duke u fokusuar në stabilitetin politik dhe gjeopolitik të vendit. Hamza gjithashtu u shpreh i gatshëm të marrë përgjegjësitë si kryeministër, nëse partia e parë nuk arrin të formojë qeverinë.

Në përputhje me procesin e zgjedhjeve, Hamza ka dorëzuar kërkesën për të hequr dorë nga mandati i deputetit dhe do të zëvendësohet në Kuvend nga kandidati Rashit Qalaj. Kjo ka ndodhur pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

​Osmani thotë se së shpejti do të dihet data e seancës konstituive të Kuvendit

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se shumë shpejt do të bëhet e ditur data e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se kjo do të ndodhë sipas afateve kushtetuese. Ajo shtoi se ekipi i saj ligjor po analizon nevojat për përgatitjen e kësaj seance për të siguruar një konstituim të suksesshëm të Kuvendit.

Në një deklaratë për media, Osmani tha se presidenti ka marrë zyrtarisht njoftimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për rezultatet e certifikuara të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe për ndarjen e ulëseve në Kuvend. Ajo shtoi se, sipas Kushtetutës, presidentja ka afat 30 ditë nga certifikimi i rezultateve për të thirrur seancën konstituive.

Sipas rezultateve të certifikuara, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 42.30% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95%, Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27%, dhe koalicioni AAK-Nisma 7.06%./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

​Betohen 344 rekrutë të rinj të FSK-së, konsiderohen pasardhës së UÇK-së

Published

on

Sot, 344 rekrutë të rinj u betuan si ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke u konsideruar pasardhës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ceremonia e betimit u mbajt në Palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, ku ishin të pranishëm krerët shtetërorë dhe shumë familjarë të rekrutëve. Komandantja Supreme e FSK-së, Vjosa Osmani, theksoi se këta rekrutë janë pjesë e një misioni të shenjtë për mbrojtjen e atdheut dhe garantimin e sigurisë, duke kujtuar sakrificën e dëshmorëve të UÇK-së.

Në fjalën e saj, Osmani e cilësoi FSK-në si një simbol të forcës dhe përkushtimit ndaj sigurisë dhe paqes, duke theksuar se rruga euro-atlantike e Kosovës është e qartë dhe e pakthyeshme. Po ashtu, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se ky diplomim është një amanet për mbrojtjen e atdheut, ndërsa e cilësoi muajin mars si muaj të lavdisë kombëtare, duke përkujtuar Epopenë e UÇK-së dhe hyrjen e NATO-s në Kosovë.

Kurti theksoi se mbështetja për FSK-në do të vazhdojë të jetë e padiskutueshme, duke përmendur dyfishimin e numrit të ushtarëve dhe investimet e rëndësishme në armatim. Ai nënvizoi se uniforma që rekrutët mbajnë është trashëgimi e sakrificës së UÇK-së dhe një përgjegjësi e madhe për të ardhmen e Kosovës. Gjatë ceremonisë, disa rekrutë dhe instruktorë u shpërblyen për performancën e tyre të shkëlqyer./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara