Aktualitet

IKShPK: Mos u jepni fëmijëve fruta mali të palara, mund të sëmuren nga ethet e minjve

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë një thirrje për qytetarët sot përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook.

Nga IKSHPK-ja, kanë bërë thirrje për prindërit që të mos përdorin fruta mali të palara, sepse fëmijet e tyre mund të sëmuren nga ethet e minjve.

“Prindër të nderuar! Kujdesuni për fëmijët tuaj! Ruani ushqimet nga minjtë! Mos përdorni fruta mali të palara sepse mund të sëmureni nga ethet e minjve! KUJDES! Burimi i infeksionit janë minjtë. Sëmundja përhapet me ushqim, me aerosole dhe me kontakt. Rastet me ethe hemorragjike me sindromën renale sporadike janë të palidhura mes veti dhe nuk ka ndonjë shpërthim epidemik mes tyre, por pakujdesi gjatë ruajtjes së ushqimit dhe konsumimi i manave të palara mund të shkaktojë sëmundje vdekjeprurëse”, thonë nga Instituti.

“Në organizmin e njeriut shkaktari hy përmes tri portave hyrëse: trakti respirator, trakti tretës dhe përmes lëkurës.

Trajtimi i sëmundjes bëhet me sukses të plotë në Klinikën Infektive në qoftë se paraqiten me kohë. Poqese të sëmurët kërkojnë ndihmë me vonesë paraqiten komplikime, e që mund të bllokohen veshkat”, thonë tutje.

Klinika Interne, gjegjësisht repartet e dializës janë të gatshme që të hemodializojnë përkohësisht pacientët. Ndërsa, Instituti Kombëtar me laboratorët e vet, e diagnostikon sëmundjen brenda ditës.

Masat parandaluese

1. Pengimi i futjes së brejtësve në shtëpi dhe stane.

2. Ruajtja e ushqimit nga ekskretet e brejtësve.

3. Përpunimi termik i artikujve ushqimor të dyshimtë

4. Frytet e pyllit mos të konsumohen pa u pastruar

5. Djathit të freskët t’i shtohet kripë dhe mos tē konsumohet si i freskët nëse dyshohet se është kontaminuar

6. Gjatë punës në fushë të punohet me maska nëse vërehet shtim të brejtësve

7. Larja e duarve me ujë dhe sapun te kosarët dhe punëtorët tjerë të fushës para ngrënies

8. Mos hidhni mbeturina kudo

9. Të bëhet klorimi i ujit të pijes

10. Zhdukja e vatrave natyrore të brejtësve

11. Dezinfektimi i sipërfaqeve të kontaminuara nga ekskretet e brejtësve.

Aktualitet

Disa të plagosur pas një sulmi me shpatë në një shkollë në Suedi

Published

on

By

Një sulmues i armatosur me shpatë plagosi disa persona në një shkollë të mesme në Suedinë qendrore, thanë autoritetet të premten, teksa mediat kanë raportuar se autori i dyshuar i sulmit është qëlluar nga policia.

“Një sulmues i armatosur me shpatë ka hyrë në Brinellskolan dhe ka plagosur disa persona”, tha komuna e Fagerstas përmes një deklarate, duke shtuar se sulmuesi ishte arrestuar nga policia.

Gazeta Aftonbladet raportoi se një person i armatosur me një hanxhar ishte plagosur me armë zjarri në këmbë nga policia.

Komuna nuk specifikoi numrin e të plagosurve, por tha se policia po kontrollon shkollën dhe se shkollat e tjera në zonë ishin mbyllur.

Transmetuesi publik SVT tha se ambulanca, makina të policisë dhe një helikopter kanë shkuar në shkollën që gjendet në qytetin me rreth 12.000 banorë.

Suedia është përballur me disa sulme në institucione arsimore.

Në shkurt të vitit 2025, një 35-vjeçar vrau dhjetë persona në një qendër të arsimit për të rritur në Orebro. Policia tha ky sulm kishte për motiv synimin e autorit për të bërë vetëvrasje për shkak të problemeve financiare dhe psikologjike.

Në mars të vitit 2022, një nxënës 18-vjeçar vrau me thikë dy mësues në një shkollë të mesme në qytetin jugor të Malmos.

Ndërsa në tetor të vitit 2015, tre persona u vranë në një sulm me motive racore në një shkollë në qytetin perëndimor Trollhatan, nga një sulmues i armatosur me shpatë, i cili u vra nga policia./REL/

Continue Reading

Lajmet

Tahiri: Vdekjet e punëtorëve në KEK, dëshmi e dështimit institucional

Published

on

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka akuzuar Qeverinë në detyrë për mungesë reagimi dhe mbikëqyrjeje të kushteve të punës në institucionet dhe ndërmarrjet publike, pasi dy punëtorë të KEK-ut humbën jetën brenda tri ditësh, si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës, raporton Ekonomia Online.

Tahiri kërkoi që organet përgjegjëse të ndërmarrin veprime konkrete menjëherë.

“Më 20 gusht, Arbenit Ahmeti humbi jetën duke transportuar kabllot 6 kV. Më 16 gusht, vetëm katër ditë më herët, Haxhi Gojnovci, teknik i xehtarisë, mbeti i vdekur pranë ekskavatorit. Më 15 korrik, Milazim Binaku ndërroi jetë në QKUK, si pasojë e lëndimeve të marra më 8 korrik në Fabrikën e Pajimeve Xehtare në Palaj. Më 27 shkurt, Migjen Sadiku ndërroi jetë në hapësirat e Termocentralit “Kosova B”. Pas secilit prej këtyre emrave është një nënë që pret, një bashkëshorte që mbetet vetëm, fëmijë që pyesin pse babai i tyre nuk u kthye më. Janë punëtorë që shkuan në punë për të siguruar bukën e gojës për familjet e tyre dhe humbën jetën duke bërë punën e tyre”, shtoi ai.

Tahiri theksoi se kabineti qeveritar po sillet “sikur nuk ka asnjë përgjegjësi”.

“Qeveria nuk mund të jetë njëkohësisht menaxhuese dhe mbikëqyrëse e ndërmarrjeve publike dhe, në fund, të sillet sikur nuk ka asnjë përgjegjësi. Si është e mundur që kur flitet për rritje të prodhimit apo për progres, dalin dhe shprehin krenari, ndërsa në raste të tilla fshihen nëpër xhipa të zinj e prapa perdeve të pushtetit? Kur këto vdekje ndodhin në një ndërmarrje publike, nën kontrollin e drejtpërdrejtë të shtetit, ato bëhen dëshmi e një dështimi institucional. Nëse shteti nuk arrin të mbrojë jetën e punëtorëve të vet, si mund të pretendojë se mbron jetën dhe të drejtat e punëtorëve në sektorin privat?”, tha Tahiri.

Tahiri bëri thirrje për inspektim, identifikim dhe eliminim të rreziqeve në vendet e punës, rritjen e masave të sigurisë dhe mbrojtjes për punëtorët./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjermani: Mbyllja më e fortë e bizneseve në gati 20 vjet

Published

on

Energjia e shtrenjtë, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe mungesa e pasardhësve për biznesin po çojnë në shtimin numrit të mbylljeve të bizneseve dhe falimentimeve në Gjermani.

187.744 sipërmarrje në Gjermanindërprenë gjatë vitit të kaluar aktivitetin e tyre, duke shënuar numrin më të lartë të mbylljevenë pothuajse 20 vjet. Krahasuar me vitin pararendës, ky numër u rrit me gati 10 për qind. Këto janë të dhënat e analizës së përbashkët vjetore të agjencisë së informacionit ekonomik Creditreform dhe Qendrës Leibniz për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW) në Mannheim.

Sipas analizës dinamika e krizës po përhapet tashmë në të gjitha fushat, përfshirë edhe gastronominë apo sektorin e shëndetësisë. Dhe ndryshe nga vitet e mëparshme tani po e ndërpresin aktivitetin e tyre edhe kompani që, në fakt, janë ekonomikisht të shëndosha dhe të qëndrueshme.

Gastronomia dhe hoteleria

Në analizë thuhet se rritja më e fortë e numrit të mbylljeve të bizneseve u regjistrua në sektorin e gastronomisë dhe të hotelerisë. Në vitin 2025 mbyllën aktivitetin e tyre rreth 15.000 restorante, kafene dhe sipërmarrje akomoduese, që përbën 15 për qind më shumë krahasuar me vitin 2024.

Që nga 1 janari 2026 në gastronominë gjermane zbatohet një normë e reduktuar TVSH-je prej 7 për qind për ushqimet. Por “ulja e TVSH-së për të mbështetur sektorin e gastronomisë në krahasim me degët e tjera, duket se nuk ka arritur ta zbusë gjendjen e vështirë në këtë sektor”, thuhet në analizë.

Përkeqësim i gjendjes në sektorin e shëndetësisë

Në sektorin e shëndetësisë vazhdoi prirja negative që po vërehet prej rreth dhjetë vitesh: numri i mbylljeve të sipërmarrjeve në këtë fushë, arriti në rreth 11.000 raste, dhe  është tashmë rreth dy herë më i lartë se në vitin 2008.

Vetëm gjatë vitit të kaluar mbyllën aktivitetin e tyre afërsisht 5.500 klinika mjekësore,  pra rreth 23 për qind më shumë krahasuar me vitin 2024. Shpesh arsyeja është se mjekët dalin në pension dhe nuk arrijnë të gjejnë dikë që të marrë përsipër dhe të vazhdojë drejtimin e klinikës së tyre.

Edhe industria u godit rëndë

Në sektorin industrial ndërprenë aktivitetin e tyre rreth 11.000 ndërmarrje, që do të thotë 10 për qind më shumë mbyllje krahasuar me një vit më parë.

Eksperti i Creditreform, Patrik-Ludwig Hantzsch, e quajti rritjen e numrit të falimentimeve si një “darë krize” që po e “kap dhe dëmton ekonominë gjermane nga dy anë”: nga njëra anë trazirat gjeopolitike, si lufta me Iranin ose tarifat doganore amerikane, dhe nga ana tjetër çmimet e larta të energjisë dhe burokracia e madhe brenda vendit.

Studiuesja e ZEW-së, Sandra Gottschalk, thekson se vetëm 13 për qind e afro 190.000 mbylljeve të regjistruara gjatë vitit të kaluar ishin si pasojë falimentimi. Sipas saj shumica e bizneseve mbyllen pothuajse pa u vënë re, pa procedura formale falimentimi dhe pa tërhequr vëmendje të madhe publike./A.K/

Burimi:DW

 

Continue Reading

Lajmet

Nisi edicioni i ri i Ligës Premier: Rregullat e reja që do të ndryshojnë lojën

Published

on

By

Sezoni i ri i Ligës Premier 2026/27 starton mbrëmjen e sotme  në orën 21:00 me sfidën mes kampionëve në fuqi, Arsenalit, dhe Coventry City. Ky edicion sjell ndryshime të rëndësishme në rregulloren e lojës, me synim kryesor përshpejtimin e ritmit dhe ndëshkimin e vonesave taktike.

Përshpejtimi i rivënieve: Lojtarët kanë vetëm 5 sekonda kohë për të kryer një rivënie anësore apo rivënie të topit në lojë. Nëse gjyqtari vëren vonesë, fillon numërimin mbrapsht; nëse koha shkelet, zotërimi i topit i kalon kundërshtarit (ose akordohet goditje këndi te rivënia e topit).

Trajtimi i lëndimeve: Një lojtar i lënduar duhet të qëndrojë jashtë fushës për 1 minutë (nga 30 sekonda sa ishte më parë). Përjashtim bëhet vetëm nëse lëndimi është shkaktuar nga një faull ku kundërshtari është ndëshkuar me karton të verdhë.

Sanksione për “lëndimet e rreme” të portierit: Nëse një portier rrëzohet duke shkaktuar ndërprerje taktike, trajneri detyrohet të nxjerrë një lojtar tjetër nga fusha për 1 minutë.

Zëvendësimet me kohëmatës: Çdo zëvendësim duhet të zgjasë maksimumi 10 sekonda. Nëse lojtari largohet më ngadalë, lojtari i ri nuk do të lejohet të hyjë në fushë për 1 minutë.

Ndërhyrja e VAR-it për kartonin e dytë të verdhë: Sistemi VAR tashmë ka të drejtë të ndërhyjë për të korrigjuar një gabim të qartë te kartoni i dytë i verdhë (p.sh. nëse nuk ka pasur fare faull). Megjithatë, VAR nuk mund të kërkojë dhënien e një kartoni nëse gjyqtari nuk e ka akorduar atë në fushë.

Për dallim nga Kupa e Botës e kësaj vere, Liga Premier ka vendosur të mos aplikojë ndalimin e mbulimit të gojës gjatë komunikimit dhe as pushimet e detyrueshme për hidratim. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara