Shëndet

IKSHPK raporton për rritje të rasteve të fruthit “si pasojë e mosvaksinimit”

Published

on

Në Kosovë janë shënuar nëntë raste të fruthit në javën e dytë të majit tek fëmijët nga 1 deri në 5 vjeç, njoftoi të mërkurën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Instituti njoftoi në Facebook se 4 raste janë raportuar nga Ferizaj; 2 nga Shtimja dhe nga 1 rast në Lipjan, Graçanicë dhe Fushë Kosovë.

Të gjitha rastet kanë të bëjnë më fëmijë të pavaksinuar me vaksinën kundër fruthit MMR (fruth, rubeollë dhe shyta).

IKSHPK tërheq vërejtjen se nuk bëhet fjalë më vetëm për raste të importuara, por për raste të fruthit të shfaqura brenda komunitetit në Kosovë, drejtpërdrejt si pasojë e mosvaksinimit”, thuhet në njoftim.

Në fillim të këtij viti, IKSHPK tha se “nuk pritej” të kishte ndonjë shpërthim të sëmundjes, pasi shkalla e vaksinimit të fëmijëve kundër saj “është e lartë”.

Nga IKSHPK-ja thonë se shkalla e vaksinimit kundër fruthit në Kosovë është mbi 90%.

Normat e vaksinimit me dozën e parë të vaksinës MMR ranë nga 96% në vitin 2019 në 93% në vitin 2022 në të gjithë Evropën. Marrja e dozës së dytë, ndërkaq, ra nga 92% në 91%./REL/

 

Shëndet

Bima që shpesh e nënvlerësojmë, por mbron fuqishëm mëlçinë

Published

on

Thistle, ose në shqip gjembaç është një bimë e klasit të parë që mbron mëlçinë nga toksiciteti kimik.

Ajo stimulon fazën I dhe fazën II të rrugëve enzimatike të detoksifikimit të mëlçisë, është shumë e efektshme në parandalimin e kancerit dhe ndihmon njerëzit që janë duke marrë kimioterapi ose duke marrë ilaçe të tjera toksike.

Silymarin, përbërësi aktiv te gjembi është treguar të jetë një nga substancat më të fuqishme për mbrojtjen e mëlçisë .

Gjembi është aprovuar për përdorim në dëmtimin e mëlçisë sepse është treguar se stimulon sintezën e hepatociteve të reja që zëvendësojnë ato të vjetra të dëmtuara.

Përdorimi i gjembaçit për disa javë është veçanërisht i dobishëm për njerëzit që pinë shpesh alkool, konsumojnë ushqime të yndyrshme, kanë nivele të larta të lipideve në gjak ose marrin mjekime të rregullta.

Shumë studime kanë gjetur rolin mbrojtës të kësaj barishte kundër kancerit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ndotja e ajrit, armiku i fshehur i flokëve tuaj

Published

on

Ndotja e tepërt e ajrit ndikon në rënien e flokëve, duke e zvogëluar sasinë e proteinave specifike, të cilat nevojiten për rritjen e flokëve.

Për herë të parë, hulumtuesit kanë dëshmuar se disa substanca toksike të ajrit mund të dëmtojnë proceset kimike të qelizave, që nxisin rritjen e flokëve. Sipas shkencëtarëve, këto substanca mund të çojnë në rënie masive të flokëve.

Ekspertët, këshillojnë që pak këtij studimi, njerëzit duhet ta reduktojnë kohën e kaluar jashtë, në ambiente ku ka ndotje të madhe të ajrit, në mënyrë që ta shmangin rënien e flokut.

Hulumtimi është bërë duke ju referuar ajrit të ndotur nga makinat, industritë dhe ngrohjet e tjera, që prodhojnë tym.

Tanimë dihet se ajri i ndotur është gjithashtu shkaktar i shumë sëmundjeve të zemrës, të mushkërive dhe astmës.

Studimi është bërë nga një grup shkencëtarësh nga “The Future Science Research Centre” në Korenë Jugore. Eksperimenti është bërë në kushte laboratorike, duke përdorur qeliza të humanëve. Këto qeliza pasi janë ekspozuar ndaj disa substancave, që gjenden në ajrin e ndotur, niveli i proteinave, që e stimulojnë rritjen e flokut është zvogëluar dukshëm.

Shkencëtarët thonë se eksperimente të reja duhet të bëhen, për shkak se studimi është bërë në kushte laboratorike.

Ky studim është prezantuar në Kongresin Europian të Dermatologjisë dhe Venerologjisë në Madrid, dhe nuk është publikuar ende në asnjë revistë shkencore. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

8 shije që të sjellin gjumë të artë, ushqimet dhe pijet që qetësojnë trupin

Published

on

Gjumë i mirë është thelbësor për shëndetin: ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kronike, ruan shëndetin e trurit dhe forcon sistemin imunitar. Për këtë arsye, rekomandohet të flini 7-8 orë pa ndërprerje çdo natë.

Shumë njerëz kanë vështirësi për të arritur këtë. Një mënyrë për të përmirësuar është zgjedhja e ushqimeve dhe pijeve para gjumit.

Disa nga më të efektshmet: bajamet, që përmbajnë magnez dhe vitaminë B që ndihmojnë në relaksim dhe përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Gjeldeti, i pasur me triptofan, aminoacid që stimulon prodhimin e melatoninës dhe ndihmon të bini në gjumë; çaji i kamomilit, i njohur për efektin qetësues në trurin dhe për të reduktuar pagjumësinë.

Kivi, i pasur me serotoninë dhe antioksidantë që mbështesin ciklin natyror të gjumit dhe lëngu i qershisë , i cili përmban melatonin dhe ndihmon në relaksim. Peshku i yndyrshëm, si salmoni dhe tuna, përmban vitamina dhe acide yndyrore omega-3 që përmirësojnë gjumin, ndërsa arrat, dhe orizi i bardhë kanë gjithashtu veti qetësuese dhe stimuluese të melatoninës.

Ekspertët rekomandojnë që këto ushqime të konsumohen 2-3 orë para gjumit për të shmangur probleme të tretjes. Duhet evituar ushqimet e ëmbla, pikante, alkooli dhe kafeina pranë kohës së gjumit, pasi mund të pengojnë pushimin.

Megjithëse kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të konfirmuar efektet e sakta të këtyre ushqimeve, ato janë një ndihmë premtuese për një gjumë më të mirë dhe më të qetë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Intoleranca ndaj laktozës! Shkaqet, simptomat dhe si të lehtësohet?

Published

on

Intoleranca ndaj laktozës është një gjendje e zakonshme që shkakton shqetësime të stomakut, sepse trupi nuk e tret sheqerin e qumështit.

Nuk është kërcënuese për jetën dhe mund të shfaqet që nga fëmijëria ose më vonë.

Simptomat kryesore:

Dhimbje dhe gurgulim barku

Fryerje dhe gazra

Përzierje, diarre

Ndjesi e kruajtjes ose dhimbje pas konsumimit të qumështit

Shkaqet:

Mungesa e enzimit laktazë, i cili ndihmon në tretjen e laktozës në zorrën e vogël. Kjo mungesë mund të jetë e trashëguar ose e shkaktuar nga infeksione dhe sëmundje të zorrëve.

Diagnoza:

Test i qumështit (sfida e qumështit)

Test gjaku ose test frymëmarrjeje për hidrogjen

Teste gjenetike ose biopsi në raste të rralla

Si të lehtësohet?

Reduktoni konsumimin e produkteve të qumështit, provoni ushqime me pak laktozë (djathë i fortë, dhallë), zëvendësoni me produkte jo-qumështi, si qumështi soje, merrni suplemente laktazë për tretje të mirë, hani ushqime me kalcium natyral (perime me gjethe, brokoli)

Nuk ka shërim të plotë, menaxhimi bëhet duke kontrolluar dietën e kufizuar produktet që shkaktojnë shqetësim. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara