Kulturë

Ikona e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, ndërron jetë në moshën 91 vjeçare

Published

on

U nda nga jeta aktorja e njohur, ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa. Vetëm një ditë më parë, Margarita Xhepa mbushi 91 vjeç. Me një karrierë që mbulon dekada të tëra dhe një trashëgimi të paharruar në botën e teatrit dhe kinemasë, ajo ka lënë një shenjë të thellë në historinë e artit shqiptar.

Nderi i Kombit, Margarita Xhepa ishte një artiste që i dha jetë dhe përjetësoi një sërë personazhesh, të cilat janë skalitur në kujtesën e miliona shqiptarëve, duke u bërë një simbol i vlerave artistike dhe shprehës i thellësisë emocionale të dramës shqiptare.

Margarita Xhepa, një nga zonjat më të mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar, ka krijuar mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi gjatë karrierës së saj të shkëlqyer. Karriera e saj ishte një udhëtim i pasur me sukses, ku ajo spikati jo vetëm për talentin e saj të jashtëzakonshëm, por edhe për pasionin dhe përkushtimin ndaj artit.

Aktorja lindi më 2 prill 1934 dhe filloi karrierën e saj artistike në Estradën e Shtetit, për të kaluar më pas në Teatrin Popullor, ku do të niste shpalosjen e aftësive të saj të jashtëzakonshme. Një prej roleve të saj më të njohura ishte ai i Ofelisë në tragjedinë shekspiriane “Hamleti”, e cila u vënën në skenë në vitin 1960 nga regjisori rus Bortko. Ky rol ishte një ndër më të spikaturit dhe e ngjiti aktoren në majat e suksesit.

Në vitin 2007, për rolin e saj të paharrueshëm si Nadjezhnë në monodramën “Kënga e mjellmës” të Çehovit, Margarita Xhepa u nderua me “Çmimin e Karrierës”, një vlerësim që pasqyronte nivelin e saj të lartë artistik dhe dedikimin e saj ndaj teatrit. Disa prej personazheve që ajo interpretoi me mjeshtri dhe profesionalizëm janë Zyraka te “Vitet e para” (1965), Shano te “Dimri i fundit” (1976), pianistja te “Koncert në vitin 1936” (1978) dhe Lena te “Tokë e përgjakur” (1976), secili prej tyre i paharruar për gjithë ata që e ndjekin teatrin dhe kinemanë shqiptare.

Në karrierën e saj, Margarita Xhepa ka marrë gjithashtu titullin “Artiste e Popullit”, një çmim që pasqyron kontributin e saj të jashtëzakonshëm në zhvillimin e artit teatral dhe kinematografik në Shqipëri.

Lamtumira e Margarita Xhepës është një humbje e madhe për artin shqiptar, por ajo do të mbetet përjetësisht e pranishme në kujtesën e publikut dhe në çdo shfaqje të pashlyeshme që ajo ka krijuar. Ikona e teatrit dhe kinemasë shqiptare, me talentin dhe pasionin e saj, do të jetë gjithmonë një shembull frymëzues për brezat që do të vijnë./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

Muret e Oslos shndërrohen në galeri gjigante për artin e grafitit

Published

on

Muret e një ish-zone industriale në Oslo janë kthyer në kanavaca gjigante për artistë të grafitit nga e gjithë bota, në kuadër të festivalit ndërkombëtar “Meeting of Styles”.

Festivali, i themeluar në Gjermani në vitin 2002, është shndërruar në një nga rrjetet më të mëdha globale të artit rrugor, duke mbledhur artistë me stile dhe prejardhje të ndryshme.

Edicioni i këtij viti në Oslo solli 40 artistë nga 21 vende të botës, të cilët krijuan murale, grafite dhe portrete, duke shkëmbyer teknika dhe ide gjatë procesit artistik.

Një nga veprat më të veçanta i është kushtuar shpikësit norvegjez Erik Rotheim, i cili patentoi sprejin modern rreth një shekull më parë. Portreti i tij u realizua në një mural gjigant nga artisti suedez Joel Hjort.

Drejtori ekzekutiv i “Meeting of Styles” në Oslo, Simon Diaz, tha se festivali nuk synon më vetëm konkurrencën mes artistëve, por mbi të gjitha shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e lidhjeve të reja përmes artit.

Edhe artistja norvegjeze Tanya Styrvold, e cila është orientuar së fundmi drejt artit rrugor, tregoi se puna me artistë me përvojë të grafitit po e ndihmon të zgjerojë aftësitë e saj krijuese.

Festivali “Meeting of Styles” zhvillohet edhe në Prishtinë, ku këtë vit do të shënojë edicionin e dhjetë nga 28 deri më 30 gusht, duke sjellë sërish artistë dhe krijues të artit urban.

Përveç muraleve, festivali ofron edhe punëtori të hapura për publikun, me synim që arti i rrugës të bëhet më i qasshëm për të gjithë./A.K/ Associated Press

Continue Reading

Lajmet

Ferizaj mirëpret për herë të parë mbrëmjen artistike kushtuar Nexhmije Pagarushës

Published

on

Në kuadër të edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival, në Ferizaj është mbajtur për herë të parë mbrëmja artistike kushtuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Në sheshin “Adem Jashari”, publiku ferizajas ka ndjekur interpretimet e artistëve Alma Bektashi, Malvina Likaj, Samir Shehu dhe Liridon Sadriu, të shoqëruar nga Pagarusha Band, nën drejtimin artistik të Shpëtim Saraçit.

Gjatë mbrëmjes janë interpretuar disa nga këngët më të njohura të Nexhmije Pagarushës, ndërsa publiku është bërë pjesë e atmosferës duke kënduar së bashku me artistët.

Pas Prishtinës dhe Ferizajt, “Mbrëmja Nexhmije Pagarusha” do të prezantohet për herë të parë edhe në Istog, më 18 korrik në orën 20:00, në Parkun e Qytetit.

Koncerti është pjesë e programit të edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival, i cili këtë vit zhvillohet nën moton “Play Music, Not War”. Aktivitetet e festivalit janë të hapura dhe falas për publikun, përveç Gala Night “Rame Lahaj & Friends”, që mbahet më 29 korrik./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përfundon projekti për zhvillimin e sektorit të filmit në Kosovë përmes bashkëpunimit me SHBA-në

Published

on

Ka përfunduar projekti “Fostering Film Excellence in Kosovo: A U.S.–Kosovo Exchange”, një iniciativë e Programit Fulbright Specialist, e realizuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) në bashkëpunim me profesorin Thomas Abrams nga University of Southern California – School of Cinematic Arts.

Programi kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve të sektorit të filmit në Kosovë përmes shkëmbimit të përvojave profesionale, mentorimit dhe bashkëpunimit ndërmjet kineastëve kosovarë dhe ekspertëve amerikanë.

Në përmbyllje të projektit, organizatorët shprehën mirënjohje për profesorin Thomas Abrams për kontributin dhe ndarjen e përvojës së tij, si dhe për drejtoreshën e QKK-së, Blerta Zeqiri, për partneritetin në realizimin e kësaj nisme.

Falënderime u shprehën edhe për Programin Fulbright Specialist dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, të cilat mundësuan realizimin e këtij shkëmbimi profesional.

Sipas organizatorëve, projekti synon të krijojë bazë për bashkëpunime të reja ndërkombëtare, mundësi mentorimi dhe lidhje më të forta ndërmjet kineastëve të rinj të Kosovës dhe institucioneve prestigjioze të filmit në botë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Hektar i Kohës” sjell mbi 100 vepra të artistit Din Azizi në Galerinë KNOW

Published

on

Në Galerinë KNOW, në fshatin Livoç të Gjilanit, është hapur ekspozita personale “Hektar i Kohës” e artistit Din Azizi, e cila përmbledh mbi 26 vjet krijimtari dhe më shumë se 100 vepra në mediume të ndryshme artistike.

Përmes pikturës, skulpturës, instalacionit dhe fotografisë, ekspozita paraqet rrugëtimin artistik të Azizit, duke reflektuar zhvillimin e tij krijues ndër vite.

Galeria KNOW, e themeluar nga vetë artisti, vlerësohet si një shembull i zhvillimit të artit edhe jashtë qendrave urbane, duke krijuar një hapësirë të re për ekspozim, bashkëpunim dhe takime mes artistëve, komunitetit dhe vizitorëve.

Ekspozita synon të promovojë artin bashkëkohor dhe të theksojë rëndësinë e mbështetjes së artistëve vendorë, duke e shndërruar Livoçin në një pikë të rëndësishme të aktivitetit kulturor./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara