Lajmet

IKD: Kuvendi u injorua nga Qeveria

Viti 2022 karakterizoi Kuvendin me numër të madh të pikave të rendit të ditës nga seancat e mbetura nga viti 2021.

Published

on

Kuvendi i Kosovës është injoruar nga Qeveria, kështu thotë raporti “DOBËT: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022” i cili u publikua në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me temë “Kuvendi i privilegjeve”.

Naim Jakaj nga IKD tha se sipas raportit, viti 2022 karakterizoi Kuvendin e Kosovës me numër të madh të pikave të rendit të ditës nga seancat e mbetura nga viti 2021.

Seancat e rregullta të Kuvendit sipas këtij raporti janë karakterizua me vazhdime të shumta të seancave që përbëjnë 53% të totalit të seancave të rregullta. Po ashtu kontrolli parlamentar lidhur me punën e qeverisë dhe mbikëqyrjes se institucioneve te pavarura pothuajse ka qenë inekzistent.

Sa i përket llogaridhënies së qeverisë përballë Kuvendit, IKD ka gjetur se Kuvendi i injorua nga Qeveria derisa Kryesuesi i seancës apo kryetari nuk mori ndonjë masë ndaj qeverisë.

Edhe kjo legjislaturë është karakterizuar nga gjuha jo parlamentare, polarizimi i skajshëm ndërmjet deputetëve dhe grupeve parlamentare.

Transparenca dhe llogaridhënia e Kuvendit mbetet sfidë. Sipas raportit të IKD-së në aspektin legjislativ, puna e Kuvendit është përcjell me joefikasitet dhe në secilën seancë plenare projektligjet janë bartur nga një seancë në tjetrën për shkak të mungesës së kuoruimit nga ana e shumicës parlamentare dhe mos pjesëmarrjes së opozitës në procesin e votimit.

Po ashtu Kuvendi nuk e ka votuar asnjë projektligj të sponsorizuar nga ana e grupeve opozitare.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se ky raport identifikon cilat janë mangësi të kuvendit dhe të punës së kuvendit por edhe deputeteve. Sipas tij, këto raporte ndihmojnë dhe pritet të hartojnë plane për të dal më mirë në vitin 2023. Ai tha se Kuvendi në legjislaturën aktuale me vëllimin e punës as që krahasohet me legjislatura të kaluara, sepse ato të kaluarat kanë pas dukshëm më shumë probleme. Konjufca tha se me ligjin për detyrime te deputeteve të zgjedhurit e popullit janë të obligua të shfaqen në Kuvendin e Kosovës.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se nuk iu pëlqen kur e marrin një raport me titull ‘dobët’ derisa mendon se në ketë legjislaturë ka një stad të avancimit në krahasim me legjislaturat e tjera.

Sipas saj, deputetët e rinj përbëjnë 40% te legjislaturave dhe nevojitet aftësim të vazhdueshëm, ndërsa ngriti si shqetësim edhe mungesën e hapësirave për deputetët.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se pozita e deputetëve e politikanit në këtë vend është pozita me e urryer pasi gjithçka është implikuar në pagën dhe aspektin financiar.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri shprehu paanësinë për gjuhën joparlamentare po ndodh në Kuvend, ndërsa mungesën e deputetëve pa pasur një veprim politik është e papranueshme.

Ndërsa shtoi se nuk ka arsyetim që mos të ndodhë votimi elektronik.

Botë

​Ambasada Amerikane në Kosovë kufizon përditësimet në Facebook

Published

on

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka kufizuar përditësimet në Facebook, për shkak të krizës buxhetore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për herë të parë pas shtatë vitesh, qeveria amerikane është mbyllur pasi liderët e Partisë Demokratike dhe asaj Republikane nuk arritën të bien dakord për një financim të përkohshëm.

Si rrjedhojë, mijëra punonjës që paguhen nga buxheti shtetëror do të jenë në pushim pa pagesë, derisa të arrihet një marrëveshje mes partive.

Në njoftimin e Ambasadës amerikane thuhet se llogaria në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht derisa të rifillojnë operacionet e plota. Kjo, për shkak të mungesës së fondeve të alokuara, thuhet në njoftimin në Facebook.

“Kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht derisa të rifillojnë operacionet e plota, me përjashtim të informacionit urgjent të sigurisë. Në këtë kohë, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave në Shtetet e Bashkuara dhe në Ambasadat dhe Konsullatat e SHBA-së jashtë vendit do të vazhdojnë gjatë mungesës së fondeve të alokuara, sipas situatës. Ne nuk do ta përditësojmë këtë llogari derisa të rifillojnë operacionet e plota, me përjashtim të informacionit urgjent të sigurisë”, thuhet po aty.

Kjo është mbyllja e parë e qeverisë pas shtatë vitesh, që nga mandati i parë i presidentit aktual./S.K/KP/

 

Continue Reading

Botë

​Trump tërheq kandidaturën për të drejtuar agjencinë amerikane të të dhënave të punësimit

Published

on

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka tërhequr nominimin e ekonomistit konservator EJ Antoni si kreu i Byrosë së Statistikave të Punës (BLS).

Nominimi erdhi menjëherë pasi Trump shkarkoi komisioneren e BLS, Erika McEntarfer në mes të mandatit të saj, pas një raporti të dobët të punësimit që ngriti shqetësime në lidhje me ekonominë amerikane.

Nominimi i Antonit u vlerësua nga konservatorët, por disa ekonomistë të pavarur thanë se ai nuk ishte i kualifikuar për këtë punë dhe se konfirmimi i tij mund të dëmtonte besueshmërinë e BLS-së.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nuk dha një arsye për tërheqjen, por tha se presidenti planifikon të nominojë një kandidat të ri për këtë rol së shpejti.

Ndërkohëm, Presidenti ka hedhur poshtë vazhdimisht shqetësimet në lidhje me politikat e tij ekonomike, duke argumentuar se tarifat që ai ka vendosur mbi partnerët tregtarë globalë do të rrisin vendet e punës dhe prodhuesit në SHBA./S.K/KP/

 

Continue Reading

Aktualitet

Qelaj: Partneriteti me aleatët i nevojshëm për fuqizimin e të drejtave të njeriut

Published

on

Për nder të përvjetorit të 25-të të themelimit të institucionit të Avokatit të Popullit u organizua një takim me partnerët ndërkombëtarë nga vetë avokati i popullit.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, shprehu nevojën që partneriteti me aleatët të fuqizohet dhe të vazhdojë edhe më tej në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut.

Ai përmendi edhe sfidat që kohëve të fundit janë përballur, ndër të tjera edhe me mungesën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, i cili tha se institucioni i Avokati të Popullit shënon arritje të mëdha në drejtim të respektimit të drejtave të njeriut dhe barazinë në Kosovë.

“Ruajtja e pavarësisë së këtij institucioni do të thotë rritje e besimit publik”, tha Orav./S.K/KP/

 

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohen dy persona të dyshuar për posedim të armës dhe deklarim të rremë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se dje në Pejë ka ndaluar dy persona tё dyshuar dhe ka arrestaur derisa ishte nё pikё kontrolli në rrugën “Maja e zezё-Peklenё’.

Ata njoftuan se gjatё kontrollit fizik tek njёri nga personat e dyshuar ёshtё gjetur dhe është sekuestruar: njё armё pistoletё, njё karikator i armёs, katёr fishekё

Sipas Policisë, gjatё intervistimit i dyshuari ёshtё prezantuar rrejshëm me identitet tjetёr, pastaj ёshtё verifikuar dhe vërtetuar nga hetuesit dhe i njëjti ka deklaruar rrejshёm.

“Pas intervistimit të personave tё dyshuar me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё”, thuhet në njoftim./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara