Lajmet

IKD: 31 mijë lëndë mbesin të pazgjidhura nga Gjykatat, zvarriten aktakuzat ndaj politikanëve

Nga IKD-ja kanë kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që t’i shpërndajë lëndët proporcionalisht.

Published

on

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka prezantuar raportin me titull “Sfidat në trajtimin e krimeve të përgjithshme”. Aty u tha se më shumë se 30 mijë lëndë vazhdojnë të jetë të pazgjidhura nga Gjykatat në nivel vendi.

Nga IKD-ja kanë kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që t’i shpërndajë lëndët proporcionalisht, në mënyrë që të ulet sado pak numri i këtyre lëndëve të pazgjidhura. Shqetësuese për ta mbetet zvarritja e aktakuzave ndaj politikanëve.

Hulumtuesi i lartë në IKD, Gzim Shala ka thënë se aktakuzat ndaj zyrtarëve të profilit të lartë, vazhdojnë të zvarriten. Ai ka përmendur edhe rastet kur këto procese nuk kanë marrë epilog përfundimtar.

“Një problematikë e këtyre rasteve është ngritja e aktakuzave ndaj të vdekurve. Ky problem ka qenë edhe në periudhat e kaluara kohore. Aktualisht është në zbatim sistemi për informatimin e lëndëve. I tillë ishte rasti ndaj dy gazetarëve. Përpos që nuk ka vepër penale kjo qasje e prokurorit përpos që paraqet mungesë të profesionalizimit, paraqet edhe cenim të lirisë së shprehjes. Në shkurt është caktuar edhe seanca ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Shelal Sveçla, për deklarimet e tij në media ishte në kontradiktë me atë çfarë ndodhi në seancë. Kjo shkelje e gjyqtarit në rastin e Sveçlës ka vazhduar edhe më tutje”, ka thënë Shala

E Myrvet Thaqi, hulumtues në IKD, ka thënë se Themelorja në Prishtinë vazhdon të jetë më e ngarkuara me lëndë, ndërsa ajo në Mitrovicë me më pak lëndë.

“Në bazë të statistikave gjykata më e ngarkuar është Themelorja në Prishtinë. Me më së paku lende kanë qenë gjykatësit e Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Këshilli Gjyqësor duhet të ndërmarrë masa dhe të bëjë transferimin e gjyqtarëve të lëndëve penale dhe të sigurohet që gjyqtarët të kenë lëndë të menaxhueshme në punë. Prokuroria më e ngarkuar me lëndë ka qenë Prokuroria në Prishtinë me 10 mijë lëndë. Monitorimi që instituti bënë punën ka evidentuar trajtim jo efikas të proceseve gjyqësore. Ajo çka kemi evidentuar se këto zvarritje janë aktakuza ndaj politikanëve”, ka thënë ai.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara