Lajmet

IHMK-ja paralajmëron vërshime

Krahas reshjeve fajtor edhe infrastruktura.

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), referuar parashikimit të motit për ditët në vijim, ka alarmuar mundësinë e vërshimeve në disa rajone të Kosovës. Ndërsa ekspertë të emergjencave kanë thënë se për të evituar vërshimet, institucionet duhet angazhuar më shumë në mirëmbajtjen e infrastrukturës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), të mërkurën ka paralajmëruar mundësinë e vërshimeve për shkak të reshjeve të shiut gjatë ditës së mërkurë dhe parashikimeve se do të ketë reshje edhe ditëve të tjera të javës. Ky institucion megjithatë ka përjashtuar përmbytjet nga lumenjtë, meqë, sipas tij, sasia e ujit në to është në kuotat mesatare.

“Kanë filluar reshje të shiut në tërë vendin, me intensitet më të lartë nëpër disa zona (veriperëndimore, qendrore dhe verilindore) të cilat mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malor, të cilat mund të shkaktojnë pengesa në qarkullim, sisteme të kanalizimit, probleme në të gjitha aktivitetet bujqësore, probleme me trafikun, rrezik për rrëshqitje dheu, etj”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas një tabele të publikuar nga Instituti, gjatë ditës së mërkurë të gjithë lumenjtë kryesorë të vendit kanë pësuar ngritje të nivelit të ujit, e më së shumti lumi Llap. Instituti ka këshilluar qytetarët për kujdes të shtuar, meqë parashikohet që edhe në ditët në vijim të ketë reshje shiu.

Për rrezikun nga vërshimet dhe parandalimin e tij ka folur eksperti i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti. Ai ka kritikuar institucionet për mosveprim të mjaftueshëm.

“Institucionet po theksojnë që po punojnë, mirëpo sa herë që po kemi të reshura pak më të dendura në disa pjesë po kemi telashe dhe vërshime të ndryshme”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka kërkuar mirëmbajtjen e vazhdueshme të infrastrukturës që i ekspozohet ujit për të minimizuar mundësinë e vërshimeve.

“Për vërshime duhet punohet në vazhdimësi, të bëhet pastrimi i lumenjve, pastaj që në zonat urbane apo në qytete të pastrohet rrjeti i kanalizimit… Sistemi i ujëmbledhësve që është në qytet gjithashtu të pastrohet”, ka theksuar Ahmeti.

Në fillim të këtij viti disa komuna u goditën nga përmbytjet, ku krahas dëmeve materiale, u regjistruan edhe dy viktima.

Vendi

Exit Polli e nxjerrë fitues Përparim Ramën në Prishtinë

Published

on

Përparim Rama nga LDK ka dalë i pari në sondazhet e televizionit Dukagjini.

Sipas këtij exit pollit të UBO-Consulting, rezulton që Rama merr 54.1 për qind, ndërsa kundër kandidati i tij, Hajrulla Çeku 45.9 për qind.

Ndërsa sipas exit pollit të Klan Kosovës, përparim Rama ka 53.62 për qind, ndërsa Hjarulla Çeku 46.38 për qind.

Continue Reading

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Vdes në moshën 24 vjeçare lojtari i Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.

“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.

Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.

Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.

Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/

 

Continue Reading

Të kërkuara