Magazinë

Iggy Pop largohet nga skena e koncertin në Londër i futur në arkivol

Published

on

Iggy Pop u largua nga skena në arkivol gjatë një koncerti, duke habitur publikun me lëvizjen e tij dhe duke riafirmuar titullin e tij si një nga artistët më të çuditshëm në skenën e rokut.

Artisti e mbylli performancën e tij më 28 maj në Alexandra Palace në Londër në një mënyrë që askush nuk e priste.

Siç është kapur në video, papritmas, pak para fundit, në skenë u shfaq një arkivol i madh i zi.

Publiku mbeti pa fjalë kur pa 78-vjeçarin pa bluzë, të shtrirë brenda arkivolit, i cili u rrokullis, duke i dhënë fund kështu koncertit të tij.

Artisti postoi një video të daljes së tij të veçantë nga skena në llogarinë e tij personale në Instagram.

Ai madje qëndroi pranë arkivolit dhe u kërkoi miqve në internet të komentonin mbi zgjedhjen e tij specifike.

Siç shkroi në mbishkrim: “Londër. Ne e dimë si filloi dhe si mbaroi. Do të na pëlqente të shihnim mbishkrime imagjinative dhe të zgjuara për këtë! ».

Magazinë

Dara zbulon: Dy herë pranë tërheqjes nga Eurovisioni para fitores historike

Published

on

Këngëtarja Dara ka zbuluar se ka qenë shumë pranë tërheqjes nga Eurovision Song Contest në dy raste para se të fitonte garën me këngën “Bangaranga”, duke i dhënë Bullgarisë një fitore historike.

Në një intervistë për BBC Newsbeat, ajo ka treguar se gjatë periudhës së përgatitjeve ka kaluar vështirësi të mëdha emocionale dhe ka menduar të largohej nga projekti për shkak të presionit dhe sfidave me shëndetin mendor, përfshirë edhe diagnostikimin me ADHD.

Sipas saj, në fillim ka ndier pasiguri dhe frikë për skenën e madhe të Eurovisionit, por më vonë terapia dhe teknikat e menaxhimit të ankthit e kanë ndihmuar të përgatitet më mirë dhe të përballet me garën.

Pavarësisht hezitimeve, performanca e saj me “Bangaranga” u prit shumë mirë dhe ajo përfundoi duke fituar konkursin me një diferencë të madhe pikësh, në një nga fitoret më të theksuara të Eurovisionit të viteve të fundit.

Pas fitores në Vjenë, ajo është pritur me festime në Sofje, ndërsa ka deklaruar se tashmë fokusi i saj është më shumë te mirëqenia personale sesa vetëm suksesi në karrierë.

Continue Reading

Lajmet

Aktori i Hollywood-it James Handy vdes në moshën 81-vjeçare pas sulmit me thikë

Published

on

Aktori veteran i Hollywood-it, James Handy, ka vdekur në moshën 81-vjeçare pasi u sulmua me thikë për vdekje në shtëpinë e tij në Tarzana të Los Angelesit, ka raportuar The Guardian.

Sipas Policisë së Los Angelesit (LAPD), Handy është gjetur pa ndjenja në oborrin e shtëpisë së tij me plagë të shumta në kraharor.

Për rastin është arrestuar 44-vjeçari Michael Gledhill, djali i partneres së aktorit, i cili jetonte në të njëjtën shtëpi me nënën e tij dhe viktimën. Ai po hetohet për vrasje.

Sipas autoriteteve, personi që kishte telefonuar në numrin emergjent 911 ka deklaruar: “Unë jam biri i njeriut, sapo e vrava njeriun e mëkatit”. Ndërkohë, i dyshuari më vonë u ka thënë policëve: “Jam personi që po kërkoni”, kur ata mbërritën në vendngjarje.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari banonte në këtë adresë së bashku me nënën e tij, e cila ishte partnerja e viktimës.

James Handy ka lindur në New York dhe ka ndërtuar një karrierë që ka zgjatur pothuajse pesë dekada. Ai është bërë i njohur për role në filma si “Jumanji”, “Logan” dhe “Top Gun: Maverick”, si dhe në seriale të njohura si “Law & Order”, “NCIS: Los Angeles” dhe “Criminal Minds”.

Karrierën e nisi në vitin 1977 me serialin “Ryan’s Hope”, ndërsa paraqitja e tij e fundit në film ishte në vitin 2022 me “Top Gun: Maverick”.

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se hetimet për motivin e ngjarjes vazhdojnë.

Continue Reading

Magazinë

Letra personale e Princeshës Diana del në ankand – pritet të shitet deri në 5 mijë dollarë

Published

on

Një letër personale e Princeshës Diana, e shkruar në nëntor të vitit 1995, pritet të dalë në ankand këtë muaj dhe ka tërhequr vëmendjen e koleksionistëve dhe adhuruesve të familjes mbretërore britanike.

Në letrën prej dy faqesh, të dërguar pas intervistës së saj të njohur në “Panorama”, Diana e falënderon mbështetësin e saj Michael Barratt dhe shpreh shpresën se rrëfimi i saj publik do të ndihmojë gra të tjera që përballen me vështirësi në jetën personale.

Dokumenti, i datës 27 nëntor 1995 dhe i shkruar në letër zyrtare të Kensington Palace, vlerësohet se mund të shitet për 4 mijë deri në 5 mijë dollarë në ankandin që do të mbahet më 9 qershor.

Përveç letrës, në ankand do të përfshihen edhe sende të tjera të lidhura me Princeshën Diana, përfshirë materiale nga Madame Tussauds dhe një veturë Jaguar që ajo ka përdorur gjatë viteve ’90.

Continue Reading

Magazinë

Dua Lipa dhe Callum Turner drejt fundjavës së dasmës luksoze në Sicili

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dhe partneri i saj, aktori britanik Callum Turner, po përgatiten për fundjavën e ceremonisë së tyre të dasmës në Sicili të Italisë.

Sipas mediave britanike, çifti e ka kurorëzuar martesën ligjërisht në Londër të dielën, ndërsa festimet kryesore pritet të zhvillohen gjatë kësaj fundjave në ishullin italian.

Para nisjes së ceremonive, Dua Lipa dhe Callum Turner janë parë duke kaluar momente të qeta në ballkonin e hotelit luksoz “Villa Igiea” pranë Palermos, ku po qëndrojnë. Hoteli me pesë yje, ku një natë kushton rreth 6 mijë funte, do të presë edhe një pjesë të mysafirëve të çiftit.

Çifti ka mbërritur në Sicili me avion privat, ndërsa festimet pritet të zgjasin tri ditë me pjesëmarrjen e familjarëve dhe miqve të afërt.

Mediat raportojnë se Dua Lipa pritet të mbajë një fustan të dizajnuar posaçërisht nga shtëpia e modës “Versace”, ndërsa për organizimin e dasmës nuk janë kursyer shpenzime, duke përfshirë edhe rezervimin e një kati të tërë suitesh me pamje nga deti për mysafirët.

Continue Reading

Të kërkuara