Lajmet

Idrizi për sulmin në Ibër-Lepenc: Uji nuk është ende i pijshëm, po presim rezultatet e analizave

Published

on

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se sulmi në kanalin e Ibër-Lepenc në Zubin Potok, ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm për Vushtrrinë dhe disa qytete të tjera.

Pavarësisht se furnizimi është rikthyer, kryetari bëri të ditur se uji nuk është ende i pijshëm përderisa priten rezultatet e analizave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK).

“Vërtet ai ka qenë një sulm terrorist që ka goditur drejtpërsëdrejti qytetarët duke dëmtuar kanalin e Ibër-Lepencit, duke shkaktuar ndërprerje të ujit të pijshëm në qytetin e Vushtrrisë por edhe qytet të tjera Mitrovicë e Skenderaj. Ende deri tani jemi duke pritur informata më të fundit nga Kompania Regjionale të Ujësjellësit Mitrovica, edhe pse ka ujë nëpër ekonomit familjare ende nuk është dhënë drita e gjelbërt që ky ujë të përdoret për pijë, deri sa të bëhen analizat në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik”, ka thënë ai.

Për të përballuar situatën, Idrizi theksoi se janë ndërmarrë masa emergjente për furnizim me ujë të pijshëm.

“Ujin e pijes e kemi siguruar në bashkëpunim me Kompania Regjionale të Ujësjellësit Mitrovica kemi vendos një cisterna në Kala  e qyteti aty janë shërbyer qytetarë me ujë të pijshëm. Po besoj që edhe kjo situatë do të tejkalohet dhe do të normalizohet me ujë të pijshëm”, ka thënë ai.

Idrizi siguroi qytetarët se furnizimi me ujë është stabilizuar dhe se rreziku është shmangur.

“Jo nuk ka rrezik tash për tash është sanuar defekti atje, ka ujë të mjaftueshme por jemi duke pritur informata nga IKSHPK-ja që a mund të fillojmë të përdorim për pije”, ka thënë Idrizi.

Lajmet

Maqedonci merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë

Published

on

By

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po merr pjesë në Forumin e Sigurisë së Varshavës. Nga ministria kanë bërë të ditur se Maqedonci do të jetë edhe folës në panelin që titullohet me “Të lidhur por të mbrojtur: shtylla digjitale e demokracisë modern”.

Sesioni i këtij viti është fokusuar në veçanti në sfidat e shumëfishta dhe komplekse të sigurisë me të cilat po përballet kontinenti ynë, duke filluar nga kërcënimet konvencionale tek sulmet kibernetike, disinformimi dhe lufta hibride. Në margjinat e kësaj konference, përveç pjesëmarrjes në sesionet punuese, ministri Maqedonci do të  realizoj edhe takime bilaterale me homologë si dhe përfaqësues të tjerë politik dhe ushtarak të vendeve partnere.  Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve që përfaqësojnë vlerat e njëjta demokratike është thelbësor për frenimin e kërcënimeve që vijnë nga regjimet autokratike”, thuhet në njoftimin e ministrisë./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Llapi mposht Gjilanin, fitojnë edhe Ballkani e Malisheva

Published

on

Llapi ka shijuar fitoren në sezonin e ri në Superligë duke shënuar fitore të thellë 4:1 ndaj Gjilanit.

Me këtë fitore, Llapi shkon në kuotën e gjashtë pikëve, aq sa kanë edhe Prishtina e re dhe Ferizaj në fundin e tabelës. Kurse, Gjilani mbetet me shtatë pikë në vendin e shtatë.

Fitore sot shënoi edhe Ballkani që lehtësisht mposhti Prishtinën e Re 0:3 në ndeshjen që u zhvillua në Lipjan.

Me këtë fitore, Ballkani shkon në kuotën e 15 pikëve, një më pak se Prishtina që prin. Ndërsa, Prishtina e Re bie në vendin e nëntë me gjashtë pikë.

Ndërkohë, ndeshje shumë dramatike u zhvillua në Skënderaj, atje ku Malisheva shënoi fitore 3:4 në sekondat e fundit të ndeshjes.

Tani, Malisheva shkon në 10 pikë në vendin e pestë, kurse Drenica mbetet e katërta me një pikë më shumë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

FFK shpall më të mirin e xhiros së shtatë në Superligë

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës, ka shpallur futbollistin e KF Llapit, Axel Gnapi, si “Ylli i Javës” për javën e shtatë të sezonit. Gnapi shkëlqeu në fitoren 4:1 të skuadrës së tij kundër SC Gjilanit, duke shënuar dy gola – hapjen dhe mbylljen e serisë së golave.

Vlerësimi për futbollistin më të dalluar të javës u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga Selajdin Jerliu, Enis Zabërgja dhe Fatmir Mehmeti.

Pas marrjes së çmimit, Gnapi shprehu kënaqësinë e tij:

“Është një ndjenjë e mirë sepse fillimi i sezonit nuk ishte ashtu siç kemi pritur dhe siç kemi merituar. Kjo fitore e parë është një kënaqësi në momentin e duhur për të gjithë ekipin dhe për stafin. Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe çdo lojtar po e mban këtë frymë pozitive. Besoj se do të kemi një sezon shumë të mirë dhe shpresoj të fitoj edhe shpërblime të tjera”, tha ai.

Ky çmim vjen si një motiv shtesë për KF Llapin pas një fillimi të vështirë sezoni, duke rritur shpresat për rezultate pozitive në vazhdim./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Protestë edhe në Shqipëri: Kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Published

on

By

Në Shqipëri do të protestohet më 17 tetor me kërkesën për drejtësi për ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, u bë e ditur në një konferencë për media të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati nga Tirana tha se kjo protestë vjen pas asaj të mbajtur në Prishtinë dhe tjetrës në Hagë – qyteti holandez ku e ka selinë Gjykata Speciale.

Sot nga kjo tryezë ju drejtohemi të gjithë shqiptarëve, partive politike bashkoheni me ne në këtë protestë paqësore në Tiranë. Le të ngrihemi të gjithë si një vend i vetëm që të ju kundërvihemi padrejtësive”, deklaroi ai. /D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara