Lajmet

​Identifikohet dhe arrestohet njё nga të dyshuarit për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”

Published

on

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

Sipas njoftimit drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datë 12 gusht 2024, rreth orёs 23:45, është njoftuar se nё fshatin Gorazhdec-Pejё, disa persona kanë kënduar kёngё me përmbajtje qё nxisin përçarje, mos durim dhe urrejtje ndëretnike me zë tё lartё.

Sipas policisë personat konsumonin alkool dhe thyenin shishe, derisa Policia ka shkuar nё vendin e ngjarjes, tё dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas njё pune intensive nga zyrtaret policor, me datё 18.08.2024 ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet njё nga tё dyshuarit për kёtё vepër penale, pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Konfirmohet gripi i shpendëve në Shqipëri, një fermë në karantinë, ndalohen vezët e mishi i saj

Published

on

By

Ministria e Bujqësisë në Shqipëri ka njoftuar se është konfirmuar me anë të testit RT-PCR sëmundja e Influencës Aviare, tipi H5N1, apo siç njihet si gripi i shpendëve.

Për të marrë masa shtesë, Ministria e Bujqësisë atje ka vendosur në karantinë një fermë të pulave në fshati Maliq Muҫo, Njësia Administrative Rashbull.

Në këtë fermë janë raportuar raste të ngordhjes së shpendëve dhe raportohet se autoritetet kanë ndaluar vezëve dhe mishin në këtë fermë dhe se nuk do lejohen që produkte të dalin në treg.

Continue Reading

Lajmet

Vendoset gurthemeli i çerdhës së re në Gjilan, investim i MASHTI-t në vlerë prej rreth 855 mijë euro

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavcin dhe Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin, vendosën gurthemelin e çerdhes së re në Gjilan.

Gurthemeli i çerdhës, e cila është e gjashta në komunën e Gjilanit në këtë mandat të Qeverisë, arrin koston e shumës rreth 855 mijë euro. Me afër 900 metra katrorë, kjo çerdhe ka kapacitet për 80 fëmijë dhe punimet e këtij projekti parashihen të përmbyllen për 12 muaj.

Me këtë rast tha se ky është lajm i mirë për Komunën e Gjilanit, për fëmijët dhe prindërit, pasi para qeverisjes aktuale, ka munguar kujdesi për fëmijët në kuptimin institucional dhe social.

Kur e kemi marrë pushtetin ekzekutiv, kemi ardhur në qeverisje të këtij vendi të cilin e kemi realizuar pas fitores së madhe të shkurtit të vitit 2021 nuk e kemi gjetur asnjë çerdhe në Gjilan të finacuar nga MASHTI. Gjithashtu, kur ka ardhur në pushtet ekzekutiv në Gjilan, Alban Hyseni, kur ka fillu qeverisja e mirë në komunën e Gjilanit, pas zgjedhjeve të vjeshtës së vitit 2021, këtu nuk ka pasur kujdes për fëmijët as në kuptimin institucional dhe as në kuptimin social. Prandaj, është ditë e lumtur për të gjithë qytetarët e Gjilanit”, tha ai.

Me këtë rast, kryeministri përgëzoi qytetarët, deputetët e pranishëm dhe aktivistët, për këtë ditë të shënuar në vendosjen e gurthemelit për çerdhen e gjashtë në komunën e Gjilanit.

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria: Provat nga një rast tjetër inkriminuan Gjukanoviqin

Published

on

By

Autoritetet në Kosovë konfirmuan se hetimet në një rast tjetër, e inkriminuan edhe të dyshuarën Jellena Gjukanoviq – punonjëse e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) – e cila u arrestua nën dyshimin për spiunazh.

Prokuroria Speciale e Kosovës konfirmoi se rasti i saj është duke u trajtuar si “i ndjeshëm” dhe tha se është në kontakt me autoritetet e OSBE-së, për të siguruar trajtimin profesional të tij.

Gjukanoviq u arrestua më 28 shkurt në pikën kufitare Jarinjë, në veri të Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Në seancën gjyqësore që u mbajt në Gjykatën Themelore në Prishtinë, më 2 mars, asaj iu shqiptua masa e paraburgimit prej një muaji.

Gjykata e arsyetoi këtë masë duke thënë se Gjukanoviq mund të ndërhynte në prova, të ndikonte te dëshmitarët ose ta përsëriste veprën e supozuar.

Me Kodin Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me minimum pesë vjet burg, nëse konfirmohet fajësia.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë më 4 mars, prokurori special, Bekim Kodraliu, konfirmoi se Gjukanoviq dyshohet për spiunazh nga neni 124, paragrafi 3 i Kodit Penal të Kosovës, në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër, që është po ashtu nën hetime.

“Rasti është i ndjeshëm. Konfirmoj se jemi në kontakt edhe me autoritetet e OSBE-së, për trajtimin sa më profesional të tij”, tha Kodraliu.

Ndërsa u përmbajt nga zbulimi i detajeve për të dyshuarin e dytë, ai konfirmoi se Gjukanoviq është shtetase e Kosovës me kombësi serbe dhe se punon për Zyrën e OSBE-së në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në rajonin e Mitrovicës.

Kodraliu nuk dha informacione se për sa kohë ka qenë Gjukanoviq aktive në Kosovë, duke thënë se ende janë duke u grumbulluar dhe analizuar dëshmi të tjera.

Megjithatë, ai zbuloi se hetimet ndaj Gjukanoviqit buruan nga një rast i veçantë, që i bëri prokurorët të zbulonin prova inkriminuese kundër saj.

Për shkak të hetimeve, nuk mund të japim më shumë informacione”, tha Kodraliu për Radion Evropa e Lirë.

OSBE-ja në Kosovë konfirmoi më 2 mars se Gjukanoviq është “anëtare e misionit”.

Ne jemi në kontakt me përfaqësuesin e saj ligjor dhe po monitorojmë nga afër mirëqenien e saj, në përputhje me detyrën tonë”, tha misioni, duke shtuar se nuk mund të komentojë më tej për këtë rast, për shkak të hetimeve që vazhdojnë.

Megjithatë, ai theksoi se vazhdon bashkëpunimin me autoritetet përkatëse dhe se është në kontakt edhe me Sekretariatin e OSBE-së në Vjenë.

OSBE-ja nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me angazhimin e Gjukanoviqit në misionin e saj.

Përpjekjet e Radios Evropa e Lirë për të marrë më shumë detaje nga avokati i Gjukanoviqit, ishin gjithashtu të pasuksesshme.

Disa media kosovare shkruan se ajo ka qenë “spiune” e Agjencisë serbe të Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA), por kjo e fundit nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it në lidhje me rastin e saj.

Ndryshe prej rasteve të mëparshme, kur autoritetet serbe reaguan ashpër ndaj arrestimeve të serbëve në Kosovë, Qeveria në Beograd nuk e komentoi ndalimin e Gjukanoviqit. Ngjashëm as Lista Serbe, partia kryesore politike që përfaqëson serbët e Kosovës./REL/

Continue Reading

Lajmet

Ngrihet aktakuzë për shembjen e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad

Published

on

By

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ngriti aktakuzë për lëshimet që çuan në shembjen e një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Në këtë incident, që ndodhi më 1 nëntor të vitit të kaluar, humbën jetën 15 perosna.

Aktakuza u ngrit kundër menaxheres së zhvillimit të investimeve në kompaninë “Infrastruktura Hekurudhore e Serbisë”, Sllobodanka K., kryetarit të Komisionit për Inspektimin Teknik të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, Millutin S., dhe anëtares së këtij komisioni, Bilana K.

Aktakuza u ngrit në lidhje me kryerjen e veprave penale me elemente korruptive, të cilat kanë rezultuar me shembjen e strehës”, tha kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike, Nenad Stefanoviq.

Ai tha se ka dyshime të arsyeshme se lëshimet e tyre, lidhen me shkakun e tragjedisë.

Prej se ka ndodhur ky incident, studentët në Serbi kanë organizuar protesta dhe bllokada masive në disa qytete të vendit, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për rastin.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë dorëheqje, ashtu si edhe kryetari i Novi Sadit, Millan Gjuriq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kërkesat e studentëve janë plotësuar, por protestat e tyre vazhdojnë.

Continue Reading

Të kërkuara