Sport

“Ibrahimovic është një 40 vjeçar”, Calhanoglu kritikon Zlatanin pasi fitoi Serie A me Milanin

Published

on

Ylli turk i është kundërpërgjigjur Zlatan Ibrahimovicit, pasiqë ai u tall me të gjatë festimeve të titullit të “Rossonerëve”.

Calhanoglu ka thumbuar publikisht Ibrahimovicin, lojtar me të cilin ndante dhomën e zhveshjes gjatë kohës së tyre së bashku në Milan, në përgjigje të komenteve të sulmuesit për festimin e titullit.

40 vjeçari u pa duke u tallur me mesfushorin turk së bashku me tifozët pasi zemëroi tifozët e Milanit me kalimin e tij gjatë verës te “Nerazzurret”.

Calhanoglu u largua nga skuadra e Piolit verën e kaluar si lojtar i lirë duke kaluar te ekipi i Inzaghit, me ish-yllin e Hamburgerit dhe Leverkusenit që pranoi publikisht se ai kaloi te rivalët e qytetit për të fituar “Scudetton”.

Fatkeqësisht për të, më pak se një vit më vonë, ishte Milani ai që u kurorëzua kampion i Italisë, pasi që ngriti titullin e Serie A pasi mposhti Interin në krye me dy pikë në tabelë.

Calhanoglu duket se nuk i kanë pëlqyer veprimet e Ibrahimovicit pasi turku ka dalë dhe ka thumbuar publikisht yllin suedez.

Sipas mesfushorit të Interit, ish-golashënuesi i Manchester United dhe PSG është i fiksuar pas të qenit në qendër të vëmendjes, një akuzë me të cilën shumë mund të pajtohen. Për më tepër, ndërkombëtari turk ishte i shpejtë për të vënë në dukje statistikat e Zlatanit këtë sezon, duke argumentuar se ai mezi luajti një rol në suksesin e titullit të Milanit, pasi kishte një sezon përplot me lëndime.

Ibrahimovic është një 40 vjeçar, jo 18, kështu që unë nuk do ta bëja një gjë të tillë në moshën e tij. Ai thjesht pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Ai nuk kontribuoi në Scudetto këtë sezon, ai mezi luajti, por do të bëjë gjithçka për të qenë në fokus gjithsesi”, tha ai për “Tivibu Spor”.

Përveç kësaj, është ai që më thërret gjithmonë, më kërkon të dal për darkë ose për një shëtitje me motor. Ai ka shkruar edhe për mua në librin e tij. Ai duhej të shkruante diçka, përndryshe do të ishin faqe të zbrazëta”, shtoi më tej Calhanoglu.

Ndërsa Ibrahimovic nuk ishte në gjendje të ishte një prani e vazhdueshme në skuadrën fituese të titullit të Piolit, golashënuesi veteran megjithatë luajti rolin e tij. Suedezi bëri 23 paraqitje në Serie A dhe shënoi tetë gola, duke përfshirë golat vendimtare kundër Lazios dhe Romës në gjysmën e dytë të sezonit.

Sport

Infantino zbulon bisedën me Donald Trump për Iranin dhe Botërorin

Published

on

By

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka deklaruar se është takuar me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, me të cilin kanë diskutuar edhe për pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës 2026.

Sipas Infantinos, Trump ka theksuar se kombëtarja e Iranit është e mirëseardhur të marrë pjesë në turneun që do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja.

Irani ishte i vetmi shtet që mungoi në samitin planifikues të FIFA-s të mbajtur javën e kaluar në Atlanta, gjë që ngriti pikëpyetje nëse përfaqësuesja e tij do të mund të luante ndeshjet në territorin amerikan.

Megjithatë, Infantino bëri të ditur se gjatë diskutimit me Trumpin është konfirmuar se ekipi iranian është i mirëpritur të marrë pjesë në Botëror. “Ne folëm edhe për situatën në Iran dhe për faktin që ekipi i tyre është kualifikuar për Kupën e Botës.

Presidenti Trump përsëriti se Irani është i mirëseardhur të garojë në turne. Të gjithëve na duhet një ngjarje si Kupa e Botës për të bashkuar njerëzit, tani më shumë se kurrë”, ka deklaruar Infantino.

Continue Reading

Sport

Rilindja e “Piratit”: Vedat Muriqi po kalon sezonin e jetës te Mallorca

Published

on

By

Vedat Muriqi ka vërtetuar se është një nga investimet më të mençura në historinë e RCD Mallorca.

Pas një periudhe sfiduese në Itali te Lazio, sulmuesi i Kosovës gjeti qetësinë dhe formën e tij më të mirë në ishujt spanjollë, duke u shndërruar në heroin e padiskutueshëm të tifozëve.

Transferimi i tij për vetëm 8 milionë euro në vitin 2021 tashmë konsiderohet si një “vjedhje” e vërtetë në tregun e transferimeve, duke parë kontributin e tij kolosal në fushë.

Sezoni aktual 2025-26 po rezulton të jetë kulmi i karrierës së tij në La Liga. Me 18 gola të shënuar në vetëm 26 ndeshje, Muriqi ka thyer çdo parashikim, duke treguar një saktësi vrastare para portës dhe duke u renditur lart në listën e golashënuesve më të mirë në Spanjë.

Ky shpërthim vjen pas disa sezoneve stabiliteti, ku ai kishte dëshmuar veten si një pikë referimi në sulm, sidomos në sezonin 2022-23 ku shënoi 13 gola.

Përveç golave, ndikimi i Muriqit te Mallorca shkon përtej statistikave. Ai njihet si lideri shpirtëror i skuadrës, ku forca e tij në lojën ajrore dhe sakrifica për ekipin e kanë bërë atë makthin e mbrojtësve në Spanjë.

Me 18 golat e këtij sezoni, “Piratin” po e kërkojnë sërish klubet e mëdha evropiane, por lidhja e tij e fortë me qytetin dhe klubin e Mallorcës e bën atë një ikonë që vështirë se do të largohet pa lënë një gjurmë edhe më të thellë në historinë e futbollit spanjoll.

Continue Reading

Sport

Madrid – Siti, finale para finales në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ballafaqime shumë interesante.

Pa dyshim, spikat takimi midis Real Madridit e Mançester Sitit, një takimi i denjë për t’u quajtur finale para finales.

Ato luajnë sonte nga ora 21:00.

Në këtë termin takohen edhe:

Bodoe/Glimt – Sporting

Paris Saint Germanin – Chelsea.

Nga ora 18:45 luajnë Bayer Levekusen – Arsenal.

Continue Reading

Sport

Liga e Kampionëve ndez motorët

Published

on

By

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve shkojnë e bëhen gjithnjë e më interesante, sa ofrohet fundin i garës dhe mbesin vetëm ekipet e përzgjedhura.

Ndaj, edhe shtohet bukuria dhe paqartësia në këto ndeshje.

E tillë ishte nata e mbrëmshme, tashmë në fazën e eliminimit direkt.

U luajtën katër ndeshje.

Turqit e Gallatasarajit u treguan shumë të fortë në stadiumin e tyre kundër anglezëve të Liverpulit. Rezultati ishte vetëm 1:0, por dominimi i ekipit nga Stambolli ishte i qartë. Me tifozerinë fenomenale që ka ekipi, me atmosferën drithëruese, ishte një ndeshje për t’u shijuar.

Bajerni i Munihut e tregoi forcën e plotë kundër Atalantës në Bergamo. E mundi 6:1, për një kualifikim pothuaj të sigurt. Ndeshja e kthimit mbetet vetëm formalitet.

Fitore të lartë shënoi edhe Atletiko Madrid. E mundi Totenhemin me rezultat 5:2. Një fitore për siguri të plotë për kalim në fazën tjetër.

Emocione dhe futboll të bukur ofroi takimi midis Njukatsëll Junajtid dhe Barcelonës. Kur gjithçka dukej e përfunduar dhe anglezët po llogarisnin në fitore në takimin e parë, një penallti e kohës shtesë i dha tjetër kthesë lojës. Rezultati 1:1 i takimit të parë favorizon Barcelonën.

Continue Reading

Të kërkuara