Sport

Ibra vazhdon kritikat ndaj LeBron James

Published

on

Zlatan Ibrahimovic i ka dyfishuar kritikat e tij ndaj sportistëve që përziejnë politikën dhe sportin. Sulmuesi i Milanit foli të martën në një konferencë shtypi për festivalin muzikor “San Remo”, në të cilin ai është bashkënikoqir.

“Sportistët bashkojnë botën, politika e ndan atë”, tha Ibra. “Roli ynë është të bashkojmë botën duke bërë atë që bëjmë më së miri. Sportistët duhet të jenë sportistë dhe politikanët duhet të bëjnë politikë”.

Javën e kaluar Ibrahimovic e veçoi yllin e ekipit të NBA-së, Los Angeles Lakers, LeBron James, për sjelljen e politikës në arenën sportive. Sipas tij, James nuk duhet të përzihet në politikë, por të fokusohet në sport.

“Më pëlqen shumë James. Ai është fenomenal, por nuk më pëlqen kur njerëzit me një status flasin për politikë”, ishin fjalët e Ibrahimovicit javën e shkuar. “Unë luaj futboll, sepse jam i mirë në këtë sport, nuk bëj politikë. Nëse do të isha një politikan, do të bëja politikë. Ky është gabimi i parë që njerëzit e famshëm bëjnë kur bëhen të famshëm”.

James, i cili ishte një nga zërat kryesorë të NBA-së kundër padrejtësisë racore dhe brutalitetit të policisë, kundërshtoi komentet e Ibrahimovicit. Madje, basketbollisti amerikan shtoi se gjithmonë do ta përdorë zërin e tij në lidhje me çështjet e barazisë.

“Unë kurrë nuk do të hesht për gjëra që nuk janë në rregull. Unë predikoj për njerëzit e mi dhe predikoj për barazinë, drejtësinë shoqërore, racizmin, shtypjen e votuesve – gjëra që vazhdojnë të na mundojnë në komunitetin tonë”, ishte kundërpërgjigja e Jamesit. “Meqenëse unë isha pjesë e komunitetit tim në një moment dhe pashë gjërat që po ndodhnin, atëherë e ndieja obligim reagimin tim. Unë jam zëri i komunitetit dhe përdor platformën time për të vazhduar të hedh dritë mbi gjithçka që mund të ndodhë, jo vetëm në komunitetin tim, por në këtë vend dhe në botë”.

James gjithashtu theksoi që Ibrahimovic, i cili dikur tha se Muhamed Ali është sportisti i tij i preferuar për shkak të “asaj që ai bëri brenda dhe jashtë ringut”, ka folur për politikën në të kaluarën.

Në konferencën e mbajtur të martën, Ibra foli edhe për kritikat që ka marrë së fundi. Suedezi 39-vjeçar është kritikuar shumë që është pajtuar të marrë pjesë në katër netët e konkursit vjetor të këngës në Liguria, këtë javë. Klubi i tij ka ndeshje në Serie A të mërkurën dhe të dielën. Ibrahimovic, i cili është shënuesi më i mirë i Milanit këtë sezon me 14 gola në 14 ndeshje kampionale, u dëmtua në ndeshjen e fundit dhe për këtë arsye do t’i mungojë ekipit gjatë kësaj jave. Megjithatë, ai këmbënguli se festivali nuk do të jetë një shpërqendrim nga puna e tij ditore.

“Unë jam një profesionist dhe kushdo që më njeh e di atë. Kur luaj futboll unë jam i përqendruar vetëm në këtë. Unë dua ta ndihmoj Milanin dhe t’i jap shumë Italisë për gjithçka që më ka dhënë ndër vite, jo vetëm në futboll. Unë pata shansin të isha mysafir në Festival, një nga më të rëndësishmit në Itali dhe vendosa të marr pjesë”, insistoi Ibrahimovic.

Ai foli edhe në lidhje me përplasjen e tij të fundit me ish-bashkëlojtarin te Manchester Unitedi, belgun Romelu Lukaku. Dyshja u konfrontua në derbin e qytetit të Milanos.

“Nëse ai dëshiron të vijë në San Remo, ai është i mirëpritur”, tha Ibrahimovic. “Ajo që ndodh në fushë mbetet në fushë”.

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Sport

Anglia triumfon ndaj Kroacisë dhe mban hapin me Spanjën

Published

on

By

Anglia ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 kundër Kroacisë, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe ndërhyrje të sistemit VAR.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 24-të me anë të Morgan Rogers.

Kroacia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të përmes Petar Sucic.

Megjithatë, Anglia fitoi një penallti pas rishikimit me VAR, të cilën kapiteni Harry Kane e shndërroi në gol në minutën e 64-t për 2-1. Në fund, anglezëve iu anulua edhe një gol i James Garner për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje, Anglia renditet në vendin e dytë të Grupit 3 me 12 pikë, duke ndjekur nga afër lideren Spanja. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara