Sport

Ibra ia tërheq vërejtjen Leaos: Diku tjetër dështon

“Sigurisht që ai duhet të qëndrojë, ky është ambienti i duhur për atë” tha ai.

Published

on

Rafael Leão është duke negociuar rinovimin e kontratës së tij me Milanin dhe ka marrë mbështetje të fortë për këtë edhe nga Zlatan Ibrahimovic.

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, suedezi e këshilloi atë të qëndrojë, edhe pse vlerësimi i tij është rritur në këtë Botëror, ku shënoi dy gola:

“Sigurisht që ai duhet të qëndrojë, ky është ambienti i duhur për atë. Vetëm shikoni rritjen e tij. Ai është shumë i rëndësishëm për ne këtu. A do të ishte e njëjta gjë për të edhe diku tjetër? Ai do të duhej të fillonte nga e para, nuk mund të jesh i sigurt se do të jetë gati menjëherë. Te Milani, ai ka besim, hapësirë dhe liri, diçka që nuk është e garantuar në një klub tjetër. Mund të thuash që është i lumtur këtu. Është i riu që është rritur më shumë se kushdo tjetër. Theo është përmirësuar shumë, De Ketelaere është i fortë dhe duhet durim”, tha ai duke vazhduar lëvdatat.

“Por Leao është në një nivel tjetër, mbi mesataren. Ka mbetur vetëm një hap, të cilin do ta kapërcejë kur të jeni plotësisht i bindur për aftësitë e tij. Tani për tani, as ai nuk e di vërtet se sa i fortë është. Dhe pastaj do të ketë frikë, por çmimi do të rritet. Unë gjithashtu mendoj se nuk duhet të kënaqesh me atë që po bën, duhet të kërkosh më shumë”, tha Ibra në fund.

Leao ka qenë njëri nga lojtarët kryesor sezonin e kaluar kur Milani u shpall kampion i Italisë dhe po vazhdon me të njëjtën formë edhe në sezonin 2022/23 ku Milani po kërkon ta mbrojë titullin.

Sport

Derbi i zjarrtë ndez startin e edicionit të ri: Sigal Prishtina mirëpret Pejën në kryeqytet

Published

on

By

Këtë të shtunë nis zyrtarisht edicioni i ri i Superligës së Kosovës në basketboll, ku që në xhiron e parë tifozët do të kenë mundësi të ndjekin një nga përballjet më të mëdha të basketbollit vendor.

Sfidën e parë të kampionatit do ta hapë derbi i madh ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës. Ndeshja do të zhvillohet nesër, me fillim nga ora 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Të dyja skuadrat hyjnë në këtë sezon me synime të mëdha për titullin kampion, ndërsa përballja hapëse premton spektakël dhe rivalitet të lartë në parket.

D.L

Continue Reading

Sport

Franco Foda Publikon Listën e Kosovës për Ligën e Kombeve

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për katër sfidat e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve. “Dardanët” hyjnë në këtë cikël ndeshjesh me motivim dhe përkushtim maksimal për të kërkuar rezultate pozitive.

Prurjet e reja dhe lojtarët e ftuar për herë të parë Lista e këtij grumbullimi sjell disa emra të rinj dhe premtues për përfaqësuesen:

Erblin Osmani – Talenti i Bayern Munichut është risia kryesore, i cili ka vendosur përfundimisht të përfaqësojë Kosovën duke lënë pas kombëtaren e Gjermanisë.

Milot Avdyli – Ylli i skuadrës së Celje merr ftesën e tij të parë me kombëtaren A.

Dion Kacuri – Mesfushori i ri i bashkohet ekipit si një nga prurjet e reja në këtë listë.

Mungesat dhe rikthimet Kosova do të përballet me mungesa të rëndësishme në mbrojtje dhe mesfushë. Amir Rrahmani dhe Florent Hadërgjonaj nuk do të jenë pjesë e ekipit për shkak të vendimit të tyre për t’u pensionuar përkohësisht. Po ashtu, për shkak lëndimesh mungojnë Fidan Aliti, Kreshnik Hajrizi, Elvis Rexhbeçaj dhe Florent Muslija. Në anën tjetër, pjesë e listës janë dy emrat kryesorë të sulmit, Edon Zhegrova dhe Milot Rashica.

Lista e Plotë e Futbollistëve të Ftuar:

Portierë: Arijanet Muric, Amir Saipi, Visar Bekaj.

Mbrojtës: Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari, Ron Raçi, Leard Sadriu, Dion Gallapeni.

Mesfushorë dhe Sulmues: Ermal Krasniqi, Milot Avdyli, Baton Zabërgja, Veldin Hoxha, Erblin Osmani, Lindon Emërllahu, Leon Avdullahu, Dion Kacuri, Donat Rrudhani, Muharrem Jashari, Valmir Matoshi, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Fisnik Asllani, Albion Rrahmani, Vedat Muriqi.

24 shtator: Kosova – Irlanda (Prishtinë)

27 shtator: Austria – Kosova (Gjermani/Austri, mysafir)

1 tetor: Izraeli – Kosova (Hungari, mysafir)

4 tetor: Kosova – Austria (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

D.L

Continue Reading

Sport

Lista Rezervë e Franco Fodës

Published

on

By

Trajneri Franco Foda ka hartuar një listë rezervë prej dhjetë lojtarësh si plan emergjence për kombëtaren.

Në këtë grup përfshihen emra si Meriton Korenica, Leon Frrokaj, Rilind Nivokazi dhe Betim Fazliji.

Këta futbollistë do të jenë në gatishmëri të plotë për t’u grumbulluar me ekipim në rast se lojtarët e listës bazë pësojnë lëndime apo kanë mungesa të tjera.

Kjo listë i mundëson shtabit teknik reagim të shpejtë për të mbuluar çdo nevojë të papritur.

D.L

Continue Reading

Sport

Përballje e zjarrtë në Gjilan, Prishtina kërkon vazhdimin e serisë

Published

on

By

Sonte, e premte, nis xhiroja e shtatë e Superligës së Kosovës, e cila këtë herë sjell vetëm një përballje, por një derbi të zjarrtë mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Dy skuadrat e kanë nisur në mënyrë fantastike sezonin dhe në stadiumin e qytetit do të kërkojnë pikët e plota. Prishtina vjen në këtë përballje pa asnjë humbje, me pesë fitore në po aq ndeshje, ndërsa Gjilani ka regjistruar vetëm një humbje.

“Bardhëkaltrit” kanë edhe një motiv shtesë për këtë duel, pasi synojnë t’i japin fund një serie negative ndaj “Skifterëve”. Prishtina nuk ka arritur të fitojë në 10 përballjet e fundit ndaj Gjilanit.

Derbi i madh pritet të sjellë emocione të shumta, ndërsa vërshëllima e parë në stadiumin e qytetit do të dëgjohet nga ora 19:00.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara