Lajmet

Ibishi: Kërcënimi ndaj Kurtit të merret seriozisht, të rekomandohet ngritja e shkallës së sigurisë

Ai theksoi se ky është obligim i sektorit të sigurisë.

Published

on

Kërcënimet ndaj liderëve institucional, duhet të trajtohen më shumë seriozitet vlerëson, njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi.

Ibishin për Ekonomia Online, teksa ka folur për kërcënimin ndaj shefit të Qeverisë, thotë se trajtimi i kësaj problematike duhet të vazhdojë deri në zbulimin e burimit, duke theksuar se ky është obligim i sektorit të sigurisë.

“Çdo kërcënim do të merret si serioz nga institucionet e sektorit të sigurisë dhe të zbatohet procedurat pa marrë parasysh deklaratat e personit ndaj të cilëve adresohet kërcënimi. Në këtë rast kryeministrit Kuti, i cili tha se nuk është ndier i rrezikuar nga një kërcënim i tillë dhe ka vazhduar agjendën. Mirëpo realisht sektori i sigurisë ndërmerr veprimet e duhura”, deklaroi ai.

Ai thotë se në kuadër të Policë funksionon njësiti i vecnatë që merret me vlerësimin e kërcënimit, por edhe që rekomandon nëse duhet ose jo të ndërmerren masa në aspektin e ngritjes së së sigurisë personale të atij që është kërcënuar.

“Pra është njësit i veçantë në Policinë e Kosovës që merret me vlerësimin e kërcënimit e mandej ndërmerr masat edhe në aspektin e ngritjes së shkallës së sigurisë personale qoftë në vend apo në lëvizje me qëllim që të mos të vihet deri te realizimi i kërcënimit. Institucionet e sigurisë duhet të merren qoftë Policia e Kosovës dhe tash këto sistemet apo rrjetet sociale që shpesh po realizohet ky kërcënim është vështirë që dikush t’i përcjellë ato dhe vetë adresimi sikurse që ka ndodhur në këtë rast është zbuluar nga sektori i sigurisë dhe ata menjëherë kanë reaguar duke ngritur shkallën e sigurisë. Mirëpo çdo herë duhet pasur parasysh që nganjëherë kërcënimi shkon edhe pa adresim të fjalëve kështu që duket më e rrezikshme sesa ai që shpërfaqet në rrjetet sociale apo adresim tjetër. Kërcimi duhet të merret përherë seriozisht derisa nuk zbulohet burimi dhe kjo duhet të jetë obligim i sektorit të sigurisë”, deklaroi Ibishi.

Më këtë rast, Ibishi ka folur edhe për zgjedhjet lokale, duke shtuar se Prishtina ka pësuar degradime këto dy mandate sa ishte qeverisur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Madje, ai tha se kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama ka një program të mirëfilltë evropian ndryshe nga kundërkandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Arben Vitia, i cili e kopjon.

Prishtinës i duhet një kandidat që ofron zgjedhje për kryeqytetin siç është Rama ndërsa Arben Vitia e ka vendin në Shëndetësi thotë Ibishi.

“Qytetarët duhet të vetëdijesohen që kryeqyteti ynë  Prishtina ka pësuar degradim këto dy mandate dhe përfundimisht duhet të vij një arkitekt sikurse që është model i Përparim Ramës i cili do të zhbllokojë qytetin prej gjithë kësaj ngufatje çfarë ka ndodhur. Me këto projekte që Rama ka shpërfaqur në fushatë duhet të përcaktohet për një arkitekt që do të ndryshojë kryeqytetin dhe të kalojë stërkeqja që është udhëhequr dy mandate të qeverisjes lokale. Mendoj që nga shumicë e kandidatëve sidomos nga Vitia po e kopjojnë Ramën. Arben Vitia nuk ka projekt për Prishtinën vetëm disa fjalë boshe. Nëse vazhdohet ky avaz do të kemi edhe një mandate të stërkequr edhe nga një kandidat i cili nuk ia del zot ta ndryshojë kryeqytetin. Nëse duan një kryeqytet evropian atëherë duhet të përcaktohet për Ramën. A duhet të vazhdojmë një me një lider populist siç është Kurti që ka detyrën e kryeministrit. Nuk është çështja te partia port e kandidati që ofron zgjedhje për kryeqytetin siç është Rama ndërsa Arben Vitia e ka vendin në Shëndetësi”, deklaroi ai.

Të mërkurën e javës së kaluar kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte kërcënuar nga persona të panjohur në rrjete sociale. Policia e ka ftuar si të dyshuar Kujtim Kurtin, një mërgimtar nga Gjermania.

Kujtimi Kurti është ftuar të paraqitet në stacioni e Prizrenit për tu intervistuar si i dyshuar për postimin e tij që e kishte bërë të dielën e 31 tetorit, ani pse në fletëthirrjen e policisë cilësohet si incident. Ai në një postimit në rrjetin social Facebook kishte shkruar “100 mijë kush e vret Albin Kurtin”.

lajme

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së, Aivo Orav

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Gjatë këtij takimi, kreu i qeverisë shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin dhe shërbimin e diplomatit evropian në Kosovë, që nga marrja e detyrës së tij më 1 shtator 2024.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për bashkëpunimin korrekt, duke vlerësuar se përgjatë mandatit të tij, raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian janë fuqizuar ndjeshëm, përkundër sfidave të shumta të periudhës.

Në mënyrë të veçantë, kryeministri potencoi përkushtimin e ambasadorit në procesin e lansimit të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, si një hap kyç në rrugëtimin integrues të vendit.

Më tej, në fokus të bisedës ishin hapat e radhës që priten nga Brukseli në raport me Prishtinën zyrtare. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë që Bashkimi Evropian të vlerësojë progresin e arritur dhe të mundësojë marrjen e statusit të merituar të vendit kandidat për anëtarësim.

Në përmbyllje të takimit, Kurti i uroi ambasadorit Orav suksese në angazhimet e tij të ardhshme profesionale, duke e falënderuar sërish për kontributin e dhënë në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Interesim i jashtëzakonshëm për UBT International Smart Schools në Open Day – vazhdojnë regjistrimet e hershme

Published

on

By

Qindra nxënës dhe prindër nga e gjithë Kosova morën pjesë në aktivitetet Open Day të organizuara nga UBT International Smart Schools në kampusin e Lipjanit dhe në Gjimnazin TIK në Prizren, duke treguar interesim të jashtëzakonshëm për edukimin modern dhe inovativ.

Vizitorët patën mundësinë të eksplorojnë ambientet bashkëkohore të mësimit, të njihen me drejtimet arsimore dhe metodologjitë që ndërthurin teknologjinë dhe zhvillimin e aftësive praktike. Në të njëjtën kohë, u njoftua se regjistrimet e hershme tashmë janë hapur, duke i ofruar nxënësve mundësinë të sigurojnë vendin e tyre në drejtimet më inovative dhe të kërkuara.

Interesim i veçantë u shfaq edhe për metodologjinë moderne të mësimdhënies, e cila ndërthur njohuritë akademike me përdorimin e teknologjisë dhe aftësitë praktike të nevojshme për të ardhmen.

Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të marrin informacione rreth bursave që janë përfituar përmes Testit Provues të Arritshmërisë, si dhe për mundësitë e shumta që ofron ky institucion për zhvillimin personal dhe profesional të nxënësve.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e UBT International Smart Schools, përmes platformës së aplikimit online: Linku i Aplikimit Online

Continue Reading

Vendi

Aksion kundër fajdesë në Prizren: Një i arrestuar dhe katër në kërkim për zhvatjen e mbi 1 milion eurove

Published

on

By

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka realizuar sot një operacion të gjerë policor të fokusuar në arrestimin e disa personave si të dyshuar për fajde, detyrim dhe privim të kundërligjshëm të lirisë.

Gjatë këtij aksioni, i cili përfshiu kontrolle në pesë lokacione të ndryshme në qytetin e Prizrenit, është arrestuar një person me inicialet B.K., ndërsa katër të dyshuar të tjerë (GJ.K., E.K., E.K. dhe E.R.) ndodhen ende në kërkim policor.

Sipas hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, ky grup dyshohet se ka shkaktuar një dëm fillestar prej rreth 700,000 eurosh ndaj viktimës, duke kërkuar edhe 450,000 euro të tjera në emër të kamatave të larta.

Në komunikatën zyrtarë thuhet se: “Të dyshuarit në mënyrë të vazhdueshme kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme parash si interes për fajde, duke përdorur forma të ndryshme të presionit dhe dhunës. Po ashtu, ata dyshohet se në raste të caktuara e kanë privuar viktimën edhe nga liria, me qëllim që ta detyrojnë të paguajë kamata të larta të fajdesë”.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj të arrestuarit është lëshuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërkohë që operacioni për lokalizimin e personave të tjerë po vazhdon me intensitet të lartë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se: “Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes”.

 

Continue Reading

Botë

Qeveria gjermane refuzon kërkesën e Trump-it

Published

on

By

Qeveria gjermane ka hedhur poshtë kërkesat e Presidentit të SHBA-së për mbështetjen e aleatëve të NATO-s në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit gjatë luftës në Lindjen e Mesme.

“Kjo luftë nuk ka të bëjë fare me NATO-n. Kjo nuk është lufta e NATO-s”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Stefan Kornelius, në Berlin, raporton gazeta gjermane Bild.

Ai shtoi se aleanca është krijuar për mbrojtjen e territorit të vendeve anëtare dhe se aktualisht mungon një mandat për angazhimin e NATO-s në këtë rajon.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Ministri i Jashtëm, Johann Wadephul (63, CDU). Duke pasur parasysh vazhdimin e luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, Wadephul shtoi se kjo pyetje nuk shtrohet “në këtë moment”.

“Ne duam fillimisht të dëgjojmë nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kur synojnë t’i arrijnë objektivat e tyre ushtarake në Iran”, tha Ministri i Jashtëm.

Sipas tij, vetëm pas kësaj, në një fazë tjetër, mund të definohet “një arkitekturë sigurie për të gjithë këtë rajon”.

Trump: Mund të jetë “shumë keq për të ardhmen e NATO-s”

Presidenti i SHBA-së kishte deklaruar në një intervistë për Financial Times se NATO do të përballet me një të ardhme të zymtë nëse partnerët e SHBA-së nuk ndihmojnë.

“Nëse nuk do të ketë reagim, ose nëse reagimi do të jetë negativ, mendoj se kjo do të jetë shumë keq për të ardhmen e NATO-s”, citohet të ketë thënë Trump.

I pyetur për këto kërcënime të Trump-it, zëdhënësi Kornelius u mjaftua duke thënë: “Ne i kemi marrë parasysh këto deklarata”.

Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetike për transportin ndërkombëtar të naftës dhe gazit të lëngshëm, praktikisht është bllokuar për shkak të luftës dhe kërcënimit të sulmeve iraniane. /Bild/

 

Continue Reading

Të kërkuara