Lajmet

Ibishi: Drejtori i AKI-së po zgjidhet nga niveli politik, anëtarësimi në Interpool i pamundur pa ndihmën e ndërkombëtarëve

Ibishi thotë se AKI-ja duhet të përqendrohet në bashkëpunim ndërkombëtar me ShBA-në.

Published

on

Dështimet e Kosovës për t’u anëtarësuar në Organizata Ndërkombëtare, e veçanërisht në atë të sigurisë Interpol, janë si rezultat i moskoordinimit me faktorin ndërkombëtar dhe dhe mos shfrytëzimi i Shqipërisë së shtet për të lobuar në arenën ndërkombëtare. Kështu ka thënë njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi për Ekonomia Online.

Ibishi ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në këto organizata nuk është i mundur pa mbështetjen e partnerëve strategjik, siç janë ShBA-ja dhe BE-ja.

Kritika ka pasur edhe në përzgjedhjen e drejtorit të AKI-së, për të cilën tha se shpesh herë ka pasur ndërhyrje në përzgjedhjen e kreut të saj.

“Ne kemi dështuar në shumë raste faji jonë për mos anëtarësim të deritashëm në organizata ndërkombëtare të sigurisë në Interpol dhe organizatat rajonale. Mendoj që ne me kapacitetet tona nuk mund t’ia dalim nëse nuk mbështetemi në partnerë tanë strategjik në rend të parë ShBA që janë përkrahëse në projektet tona dhe vendet e BE. Fatkeqësisht këta liderët tanë të kaluar dhe të tashmit çdo herë e mendojnë mbështetjen në forcat vetanake që janë të pamjaftueshme dhe nganjëherë nuk e kemi shfrytëzuar edhe Shqipërinë si shtet amë apo shtet përkrahës për lobim për arritjen e synimit për anëtarësim”, deklaroi ai.

Ibishi thotë se AKI-ja duhet të përqendrohet në bashkëpunim ndërkombëtar me ShBA-në sepse është domethënës për sigurinë nacionale. Ai thotë se drejtori i AKI-së zgjidhet nga niveli politik, teksa shton se ka mungesë të përkrahjes së institucioneve në këtë institucion.

 “Unë nuk dua tash të fokusohem në performancën drejtorit apo kryeshefit ekzekutiv të AKI-së pasi ka ardhur para pak kohësh dhe vështirë është të vlerësohet puna e tij. Po sido që të jetë AKI duhet të përqendrohet të bashkëpunimi ndërkombëtar për këmbimin e informacionit të klasifikuar që është jashtëzakonisht i rëndësishëm me partner tanë ShBA që është shumë domethënëse për sigurinë nacionale të shtetit tonë. Deri tash AKI ka kryer suksesshëm rolin e vet dhe fatkeqësisht qeveria nuk i ka dalë në ndihmë kur ka pasur nevojë për ngritje të kapacitetit me shpallje të konkursit dhe më dështimin e tij me arsyetimin te mjeteve buxhetore. Kjo nuk duhet të ndodh për një institucion siç është AKI por kjo është dështim i lidershipit tonë. Mendoj që ka pasur çdo herë ndërhyrje politike dhe vazhdon të ketë. Realisht kryeshefi ekzekutiv zgjidhen nga niveli politik. Por duhet të shpallet konkursi dhe secili prej tyre ti përmbushë kriteret çfarë kërkohen jo të jetë përcaktim politik. Çdo përzgjedhje ka ardhur zgjedhje politike që ka pasur pasoja për sigurinë nacionale”, tha Ibishi.

Lajmet

Aeroporti i Cyrihut shpallet më i miri në Evropë për të 23-ën herë radhazi

Published

on

Aeroporti i Cyrihut në Zvicër është vlerësuar sërish me çmimin “Europe’s Leading Airport” për vitin 2026, në kuadër të çmimeve ndërkombëtare World Travel Awards.

Ky është viti i 23-të radhazi që aeroporti merr këtë vlerësim, duke ruajtur pozicionin në të njëjtën kategori për më shumë se dy dekada.

Sipas njoftimit të aeroportit, çmimi është ndarë pas nominimit nga komiteti i World Travel Awards dhe votimit online në nivel global, ku kanë marrë pjesë profesionistë të industrisë së udhëtimeve dhe publiku i gjerë, transmeton Telegrafi.

Në procesin e vlerësimit merren parasysh kënaqësia e udhëtarëve, përmbushja e standardeve të cilësisë dhe përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve.

Aeroporti i Cyrihut është një nga pikat kryesore të lidhjes së Zvicrës me botën, duke lehtësuar udhëtimet ndërkombëtare dhe duke kontribuar në lidhjen e ekonomisë zvicerane me tregjet globale/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rama vendos karrige me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë, në ditën e tetë të protestave

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur karrige para Kryeministrisë, kur Shqipëria ka hyrë në ditën e tetë të protestave të të rinjëve.

Karriget janë me mbishkrimin “Dialog”, për të përcjell mesazhin për gatishmëri për komunikim, ka thënë Rama.

“Tani kush do dialog pa kushte, ku të dojë, kur të dojë, unë jam në dizpozicion me Qeverinë. Të vetmit që nuk janë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe nuk distancohet nga dhuna”, ka thënë ai në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Rama e përsëriti edhe dje thirrjen për dialog, por theksoi se nuk pranon të ulet në tryezë me personat që ushtrojnë dhunë. Kreu i qeverisë ka theksuar se është i hapur për të dëgjuar kërkesat e protestuesve paqësorë, ndërsa ndaj atyre që përfshihen në akte dhune ka paralajmëruar masa ndëshkuese./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Published

on

By

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj një prej ish-aleatëve të tij më të afërt, Richard Grenell.

Siç ka shkruar mediumi “Axios”, në Shtëpinë e Bardhë ka shpërthyer një skemë e “pagesave për ndikim” te Trumpi. Në qendër të raportimit është një instruksion i pretenduar nga Grenelli për biznesmenin turk, Turhan Mildon, në maj të vitit të shkuar.

Grenell atë kohë shef i qendrës kulturore “Kennedy Center”, i pati thënë Mildonit të transferojë rreth 17 milionë dollarë te kompania “Texas Armament & Technology” – nga të cilat rreth 6 milionë dollarë do të shkonin për qendrën e arteve.

“Sapo që paratë të vijnë te kompania këtu, do të aranzhoj donacionin te ‘Kennedy Center’, dhe ju do t’iu bashkoheni ngjarjeve VIP dhe të jeni të afërt me administratën, madje edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në mesazhin e Grenellit, sipas raportimit.

Grenelli ka mohuar pretendimet duke i quajtur të rreme.

E gruaja e Mildonit, avokatja Alina Habba, ka thënë se “Kennedy Center” s’e ka marrë kurrë donacionin.

Ajo raportohet se më herët gjatë muajit ka takuar Trumpin për Grenellin sipas “Axios” dhe “The New York Times”. Presidenti më pas ka urdhëruar Shtëpinë e Bardhë që menjëherë të nisë hetimet.

Richard Grenell ka shërbyer si emisar special i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, në periudhën 2019-2021.

Continue Reading

Lajmet

Qeveria italiane dërgon 500 ushtarë në Milano pas trazirave të dhunshme

Published

on

By

Qeveria e Italisë ka vendosur të dërgojë 500 trupa ushtarake për të përforcuar sigurinë në Milano, pas dy ditësh përleshjesh të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë. Vendimi u konfirmua nga zëvendëskryeministri Matteo Salvini dhe pritet të zyrtarizohet në paketën e re të masave të sigurisë nga kabineti qeveritar.

Trazirat shpërthyen gjatë fundjavës pas një proteste që fillimisht nisi paqësisht kundër rritjes së kostos së jetesës dhe shërbimeve të dobëta publike. Situata eskaloi kur qindra të rinj me kapuçë dëmtuan prona, i dhanë flakë koshave të mbeturinave dhe plaçkitën dyqane në qendër të kryeqendrës financiare.

Si pasojë e pasigurisë, bizneset në zonat më luksoze, përfshirë Via Montenapoleone dhe galerinë Vittorio Emanuele, mbyllën dyert para kohe, zbrazën vitrinat nga produktet me vlerë dhe mbuluan xhamat me dërrasa mbrojtëse.

Kryeministrja Giorgia Meloni dënoi ashpër dhunën dhe zhvilloi takime urgjente me drejtuesit e sigurisë. Qeveria po shqyrton masa të rrepta ligjore, përfshirë zgjatjen e paraburgimit parandalues për të miturit dhe veprime më të ashpra kundër bandave të të rinjve.

Sipas të dhënave zyrtare, policia italiane ka shoqëruar 271 persona gjatë trazirave, prej të cilëve 32 janë arrestuar — ku 23 prej tyre janë të mitur.

 

Continue Reading

Të kërkuara