Sport

Ia mori Kosovës dhe e la në tribuna, Sylvinho e sqaron situatën e Etnik Brrutit

Published

on

Kombëtarja e Shqipërisë arriti fitore të rëndësishme ndaj Andorrës, në xhiron e dytë të kualifikimeve për kampionatin botëror të vitit 2026.

“Kuqezinjtë” fituan 3-0, me dy golat e Rey Manajt dhe një të Myrto Uzunit. Ajo që mori vëmendje para ndeshjes, ishte mospërfshirja e Etnik Brrutit, mesfushorit të Malishevës, në ndeshjen e sontme.

Selektori i Shqipërisë vendosi ta lë në tribuna Brrutin, për ndeshjen e dytë radhazi, pas njësoj kishte vepruar edhe në takimin e parë ndaj Anglisë. Për këtë foli edhe vetë tekniku brazilian, duke thënë se Brrutit i duhet më shumë punë, për të siguruar një vend në bankën rezervë.

“Ai duhet të punojë më tepër në mënyrë që t’i zëvendësojë ata që unë i kam lënë në pankinë. Është lojtar i mirë, në këtë grumbullim ne kemi pasur të marrim 27 lojtarë, duke përfshirë katër portierë, kështu që e tillë ishte zgjedhja”, tha Sylvinho për “Klan Kosova”.

Brruti kaloi nga Kosova U21 – ku ishte kapiten – për te Shqipëria gjatë këtij muaji, duke shkaktuar bujë të madhe në opinion futbolldashës në Kosovë e Shqipëri.

Lajmet

​FIFA propozon rregull të ri për pushim të detyrueshëm mes ndeshjeve

Published

on

FIFA po shqyrton një ndryshim të madh në rregullat e futbollit, duke propozuar një pushim të detyrueshëm prej 72 orësh mes ndeshjeve, për të mbrojtur mirëqenien e futbollistëve.

Ky propozim synon të shmangë situata ku ekipet luajnë disa ndeshje brenda pak ditësh, siç ndodh shpesh në Premier League, veçanërisht në periudhat para Krishtlindjeve.

Një shembull është Crystal Palace, që këtë sezon do të ketë tre ndeshje në gjashtë ditë, ndërsa Arsenali do të luajë dy herë brenda tre ditësh, gjë që do të ndalohej me rregullin e ri.

Megjithatë, një pushim i tillë 72-orësh do të krijonte vështirësi në oraret e ngjeshura të garave si Europa League dhe Conference League. FIFA theksoi se çdo vendim do të merret vetëm pas dakordimit me palët përkatëse dhe nuk do të hyjë në fuqi para vitit 2031, kur pritet kalendari i ri ndërkombëtar i ndeshjeve.

Propozimi është pjesë e një diskutimi më të gjerë për ngarkesën fizike të lojtarëve, që ka shkaktuar kritika të shumta nga trajnerë si Jurgen Klopp dhe Carlo Ancelotti.

Në të njëjtën kohë, FIFA po krijon edhe një fond prej 20 milionë dollarësh për të ndihmuar futbollistët që nuk kanë marrë pagat e tyre të plota nga klubet në vështirësi financiare./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi krahason Zhegrovën me legjendën Pavel Nedved

Published

on

Skuadra italiane Juventus ka bërë sot një postim interesant në rrjetet sociale duke e shoqëruar me një foto ku shfaqen legjenda e klubit, Pavel Nedved, dhe reprezentuesi kosovar Edon Zhegrova.

Në mbishkrimin e fotos, Juventusi shkroi:

Sot është data 11/11. Një numër me storien e tij”, duke nënvizuar simbolikën e numrit 11 që mbanin të dy futbollistët në fanellë.

Ky postim ka tërhequr vëmendje të madhe nga tifozët, pasi klubi italian vendosi përkrah njëri-tjetrit Nedvedin, një nga figurat më të mëdha në historinë e Juventusit, dhe Zhegrovën, yllin e Kosovës që aktualisht ndodhet në Kosovë duke u përgatitur me dardanët për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Yamal si “mollë sherri” mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Published

on

Një tjetër përplasje është shënuar mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) pas tërheqjes së Lamine Yamal nga grumbullimi i kombëtares.

Sipas gazetarit César Suárez, lojtari i Barcelonës iu nënshtrua një procedure mjekësore me radiofrekuencë për të trajtuar një shqetësim pubik, pa u njoftuar paraprakisht stafi mjekësor i RFEF-së.

Procedura kërkon një periudhë pushimi prej 7 deri në 10 ditësh, çka e detyroi 17-vjeçarin të largohej nga kampi stërvitor në Las Rozas.

Federata reagoi me një deklaratë zyrtare duke shprehur habinë dhe shqetësimin për mungesën e komunikimit nga Barcelona dhe njoftoi se lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ky rast ka ngritur tensione të reja midis klubit katalanas dhe përfaqësueses spanjolle, me RFEF që e cilëson situatën si “shkelje të besimit” në marrëdhëniet mes dy palëve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Dardanët kryejnë stërvitjen e dytë për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër Sllovenisë si dhe Zvicrës.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët kanë punuar me intensitet të lartë dhe përkushtim maksimal.

Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari kanë kryer rigjenerim pas angazhimeve të fundit me klubet e tyre, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka vijuar me ushtrime tekniko-taktike.

Atmosfera në kampin e Dardanëve raportohet të jetë shumë pozitive, me lojtarët që shfaqin motivim dhe besim të lartë për rezultat pozitiv në përballjet e ardhshme kualifikuese./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara