Lajmet

I refuzohet ankesa, Specialja ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit

Apeli ka theksuar në arsyetimin e tij se ekzistojnë sërish rreziqet e përmendura më herët nëse Selimi mbrohet në liri.

Publikuar

Paneli i Apelit në Gjykatën Speciale ka marrë vendim për ankesën e ish-deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, për vazhdimin e paraburgimit.

Paneli ka vendosur që Selimit t’i refuzohet në tërësi ankesa, dhe rrjedhimisht, atij i vazhdohet paraburgimi.

Apeli ka theksuar në arsyetimin e tij se ekzistojnë sërish rreziqet e përmendura më herët nëse Selimi mbrohet në liri.

“10-shit” të UÇK-së i është kërkuar që shkresat në lidhje me vendimin e Apelit t’i dërgojë deri 10 ditë pas marrjes së tij.

Lajmet

Kurti: Raportet me kryeministrin Rama i kemi të mira

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se raportet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i ka të mira.

Megjithatë, Kurti para mediave nuk pranoi të flas më shumë, pasi dje nuk u takua me homologun e tij nga Shqipëria, në vizitën e këtij të fundit në Kosovë.

Këtë dekalarim Kurti e bëri pasi mori pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qëndruar dje në Prishtinë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani, por jo edhe me kryeministrin Albin Kurti. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Rusia publikon hartën prej nga mund ta sulmojë Perëndimin, ndër to edhe Serbia

Publikuar

nga

Ish-koloneli shqiptar, Dritan Demiraj ka reaguar pasi Rusia ka publikuar një hartë përmes së cilës ka kërcënuar me vendet përmes së cilave mund ta sulmojë Perëndimin. Vendet me të cilat Rusia kërcënon janë vende diktatoriale, të destabilizuara ose që drejtohen nga liderë autokratë si Koreja e Veriut, Irani, Jemeni, Meksika, Nikaragua, Kuba, Venezuela dhe Serbia.

Eksperti shqiptar i sigurisë, ish-ushtarak Dritan Demiraj vlerëson se është e domosdoshme që të ndryshojë qasja e ShBA-së dhe BE-së ndaj Serbisë.

“Ditën djeshme mediat shtetërore të Kremlinit në Moskë publikuan një hartë të vendeve aleate te të cilat Federata Ruse kërcënonte SHBA-të se mund të vendoste armët e saj nukleare, raketat balistike ose hipersonike në rast se vazhdonte të mbështeste politikën e goditjes të bazave ushtarake ruse në territorin e tyre nga Ukraina. Vendet me të cilat Rusia kërcënon janë vende diktatoriale, të destabilizuara ose që drejtohen nga lider autokratë si Korea e Veriut, Irani, Jemeni, Meksika, Nikaragua, Kuba, Venezuela dhe Serbia”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Serbia, me mbështetjen e BE-së mund të rrezikojë stabilitetin në Ballkan.

“Ajo që vlen të theksohet dhe që ka lidhje të drejtpërdrejtë me rreziqet, kërcënimet dhe destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, është qasja e Rusisë e cila e konsideron Serbinë si një vend platforme nga e cila në të ardhmen mund të dislokohen armë strategjike të cilat paraqesin rrezikshmëri të lartë për rajonin tonë dhe vendet e NATO-s. Për këtë arsye për jo vetëm, qasja e SHBA-ve dhe e BE ndaj Serbisë duhet të ndryshojë urgjentisht, pasi një vend i cili ka shkaktuar katër luftëra civile në dekaden e kaluar, ndërkohë që nuk është distancuar nga kjo politikë, ka mundësi që me përfshirjen dhe mbështetjen e faktorëve të huaj si Rusia të rrezikojë përseri stabilitetin në këtë rajon të BE”, ka shkruar ai në Facebook.

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Heroi amerikan i të drejtave civile, James Lawson, ka vdekur në moshën 95-vjeçare

Publikuar

nga

Në moshën 95-vjeçare, bota humbi një hero të të drejtave civile, James Lawson, një figurë e shquar në luftën kundër racizmit dhe segregacionit në SHBA. Nëpërmjet udhëtimit të tij në Indi dhe studimit të protestave jo të dhunshme, ai u bë një strateg kryesor për Dr. Martin Luther King Jr. Duke mësuar dhe praktikuar parimet e mosbindjes civile të Mahatma Gandit, Lawson u bë një udhëheqës i njohur i lëvizjes për të drejtat civile në vendin e tij.

Nëpërmjet punës së tij, Lawson udhëzoi një valë të të rinjve aktivistë, duke i mësuar atyre se si të rezistojnë në mënyrë paqësore ndaj dhunës së institucioneve dhe racizmit të shfaqur në shoqëri. Lidhja e tij me Dr. King ishte e ngushtë, e ndjekur nga një respekt reciprok dhe përkrahje e vazhdueshme.

Në një kohë kur opinioni në komunitetet e zeza ishte i ndarë në mënyrën se si të rezistonin racizmit, Lawson dhe King u bashkuan në përhapjen e besimit të mosdhunës për të ndryshuar botën. Lawson u bë një nga udhëheqësit kryesorë në lëvizjen e drejtave civile, duke u angazhuar në organizimin e protestave dhe duke mësuar teknikat e rezistencës jo të dhunshme.

Duke themeluar Komitetin Koordinues të Studentëve Jo të Dhunshëm (SNCC) dhe duke udhëhequr aktivistë të rinj, si John Lewis dhe Marion Barry, Lawson leu rrugën për lëvizjen e drejtave civile në SHBA. Edhe pas vdekjes së Dr. King, ai vazhdoi angazhimin e tij dhe u bë një zë i fuqishëm për drejtësi dhe barazi.

Me një besim të palëkundur në fuqinë e jo-dhunës dhe besimin e tij në drejtësi, Lawson qe një kujtesë e jetës që u përkushtua për ndryshimin e botës për të mirën e të gjithëve. Shumë prej fjalëve dhe veprimeve të tij mbeten një frymëzim për brezat e ardhshëm, duke përforcuar betejën për drejtësi dhe liri për të gjithë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Gjenden dy granata dore në një objekt në Graçanicë

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një objekt të braktisur në Graçanicë të hënën janë gjetur dy granata dore. Siç njofton PK-ja, granatat janë tërhequr nga njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe KFOR-it.

“Gjatë kryerjes së punimeve në një objekt të braktisur, janë gjetur dy mjete të dyshimta (granata dore), të cilat janë tërhequr nga njësitet e FSK-se dhe KFOR-it në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara