Kronikë e zezë

I dënuar qe 20 herë, sot mbahet seanca për reperin kosovar

Published

on

Që nga viti 2001 e deri më tani, Ardian Xhaferi, i njohur ndryshe si ‘‘The mike’’, anëtar i grupit muzikor ‘‘E7’’, është dënuar 20 herë nga Gjykata Themelore e Gjilanit, për vepra të ndryshme penale, kanë bërë të ditur për ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Sipas Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ardian Xhaferi ka edhe një lëndë aktive për ‘‘tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje’’, që është në rigjykime dhe epilogun përfundimtar pritet ta marrë këtë të premte.

‘‘Ekziston vetëm edhe një lëndë e Ardian Xhaferit që është aktive dhe atë me nr.PKR.nr.3/2014, e cila është kthyer në rivendosje, dhe e njëjta është treguar për rigjykim me datë 03.09. 021, pra këtë të premte-pas tri ditëve, e besoj se do ta marr epilogun përfundimtar’’, ka bërë të ditur Kryetari i kësaj Gjykate, Ramiz Azizi.

Sipas Gjykatës, Xhaferit iu është shqiptuar dhjetë (10) herë dënim me gjobe për vepra te ndryshme penale, pesë (5) herë është dënuar me burg efektiv përfshirë këtu edhe një dënim më gjobë, katër (4) herë dënim më kusht, përfshirë një gjobë dhe një herë i është shqiptuar masë edukative.

Gjykata e Gjilanit ka bërë të ditur se Xhaferit masa edukative mbikëqyrje e shtuar nga ana e prindit ose kujdestarit i ishte shqiptuar në vitin 2001 për veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 135.

Në vitin 2007, ‘‘The mike’’, ishte dënuar më 5 muaj burgim efektiv për veprën penale ‘‘Armëmbajtje pa leje’’, nga neni 328.

Po në këtë vit, anëtari i grupit ‘‘E7’’, ishte dënuar më 150 euro gjobë për veprën penale ‘‘lëndim i lehtë trupor, nga neni 153.

Poashtu, për veprën penale ‘‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, nga neni 291, i njëjti ishte dënuar me 1 vit më burgim efektiv.

Në vitin 2009, reperi nga Gjilani ishte dënuar dy herë më gjobë. Një herë për veprën penale ‘‘Armëmbajtje pa leje’’, ku ishte dënuar më 500 euro gjobë dhe për veprën penale ‘‘lëndim i lehtë trupor ishte dënuar më 150 euro gjobë.

Kurse, gjithnjë sipas Gjykatës, në vitin 2010, Xhaferi ishte dënuar pesë herë brenda këtij viti. Për veprën penale ‘‘lëndim i lehtë trupor’’ ishte dënuar tre herë, 2 herë më ka 200 euro gjobë dhe një herë dënimi me kusht 5 muaj për dy vite. Ndërsa dy herë të tjera ishte dënuar për veprën penale ‘‘Kansoje’’ nga neni 161, herën e parë më 200 euro gjobë dhe herën e dytë më 360 euro gjobë për këtë vepër.

Edhe në vitin 2011, Xhaferi ishte dënuar 4 muaj me kusht për dy vite, për veprën penale lëndimi i lehtë trupor.

Gjykata Themelore e Gjilanit, në vitin 2012 Xhaferin e kishte dënuar më 1 vit e 8 muaj burg për një pjesë të lëndë për veprën penale ‘‘vrasje në tentative’’ nga neni 146 , ku sipas Gjykatës për një pjese lënda është kthyer në rigjykim, ndërsa për një është vërtetuar.

Më 3 muaj burgim efektiv Xhaferi ishte dënuar në vitin 2014 për veprën penale ‘‘fshehja e sendeve te vjedhura’’, nga neni 345. Kurse dy vite më vonë (2016), sipas Gjykatës i njëjti është dënuar më 300 euro gjobë për veprën penale ‘‘Vjedhje grabitqare’’, nga neni 318.

Për vepre penale ‘‘posedim të narkotikëve’’, nga neni 275, në vitin 2016, ‘‘The mike’’, ishte dënuar më dënim kumulativ me gjobë 300 euro dhe me burgim me kusht 1 vit për dy vite.

‘‘Vjedhja e shërbimeve’’ , nga neni 326 ishte vepra për të cilën Xhaferi në vitin 2017 ishte dënuar më 100 euro gjobë.

Dënimi kumulativ me gjobë 700 euro dhe me burgim efektiv 7 muaj, reperit i ishte shqiptuar në vitin 2018 për veprën penale ‘‘vjedhja e rëndë’’, nga neni 327.

Për veprën penale ‘‘vjedhja e rëndë’’, i njëjti ishte dënuar 2 vite më kusht edhe në vitin 2019. Po në këtë vit Ardian Xhaferi ishte dënuar më 250 euro gjobë për veprën penale ‘‘lëndim i lehtë trupor’’, nga neni 185.

‘‘Betimi për Drejtësi’’, ka dërguar pyetje edhe të Ardian Xhaferi, por i njëjti nuk është përgjigjur në lidhje me rastet e tij.

Ndryshe, në përgjigjen që më herët kemi marrë nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, thuhej se ndaj të njëjtit nga viti 2015 e deri më tani janë ngritur gjashtë aktakuza për vepra të ndryshme penale.

Kurse, edhe vetë reperi në një emision televiziv ishte shprehur se ka shumë vepra penale.

“63-64 janë aktive. Duke nisur nga fajde, tentim-vrasje, prej vjedhjes, prej drogës, prej armëmbajtjes pa leje. Krejt llojet e mundshme që ekzistojnë në Kodin Penal të Kosovës”, ka thënë Xhaferi, kur është pyetur se për çka ndiqet nga organet e hetuesisë.

“I kam dy tentim-vrasje dhe 27 armëmbajtje pa leje”, ka shtuar Xhaferi, në një intervistë të para nëntë muajve, për ‘‘Gjoni Black me Meriton Mjekiqin’’./betimiperdrejtesi

Lajmet

Rrahje mes katër personave në Vushtrri: Arrestohen dy të dyshuar, dy të tjerë në arrati

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme”, pas një rrahjeje mes katër personave të ndodhur në rrugën “Ismajl Qemali”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, njësitë policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur të ndalojnë dy prej të dyshuarve, ndërsa dy të tjerët janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas ofrimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit kompetent, dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndërkohë, policia bën të ditur se ka identifikuar edhe dy personat e arratisur dhe të njëjtit ndodhen në kërkim policor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nën masa të larta sigurie, nis gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i akuzuar për kanosje ndaj saj.

Seanca, e caktuar për orën 11:00, po zhvillohet pa praninë e publikut, bazuar në vendimin e gjykatës të datës 10 nëntor 2026.

Mediumi Arbresh.info ka publikuar pamje të momentit kur Njësia Speciale Intervenuese e ka sjellë Sylajn në gjykatë, nën masa të larta sigurie.

Sylaj akuzohet për kanosje ndaj Arlinda Zekajt, e cila tashmë ka ndërruar jetë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të vdekur dhe disa të bllokuar pas shembjes së një ndërtese në New York

Published

on

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, pasi një ndërtesë trekatëshe është shembur të mërkurën pasdite në Brooklyn të New Yorkut, pranë një kantieri ndërtimi.

Rreth 250 zjarrfikës dhe pjesëtarë të policisë janë angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit, duke përdorur pajisje të ndryshme për të nxjerrë personat e bllokuar nën rrënoja.

Sipas autoriteteve, të paktën 17 persona janë dërguar në spital, katër prej tyre në gjendje kritike. Ende nuk dihet nëse ka persona të tjerë nën rrënoja, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar gjatë natës.

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani, e ka cilësuar situatën jashtëzakonisht sfiduese, për shkak të strukturave të paqëndrueshme dhe hapësirave të rrezikshme nën rrënoja.

Sipas komisionerit të Departamentit të Ndërtesave në New York, Ahmed Tigani, shembja ndodhi në kohën kur punëtorët po gërmonin në një parcelë të zbrazët pranë ndërtesës, ku planifikohej ndërtimi i një objekti të ri. Megjithatë, shkaku i saktë i shembjes mbetet nën hetim.

Ndërtesa kishte banesa në katet e sipërme dhe lokale afariste në katin përdhes. Edhe objekti fqinj, i cili ndante një mur me ndërtesën e shembur, pësoi dëme të konsiderueshme.

Gjatë operacionit, ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin disa persona të gjallë nga rrënojat, përfshirë edhe shtatë fëmijë. Një zjarrfikës pësoi lëndime të lehta gjatë ndërhyrjes.

Mes personave të prekur ishte edhe Anderson Velez, i cili në momentin e shembjes ndodhej në punë. Ai i tha gazetës “New York Post” se bashkëshortja e kishte njoftuar përmes telefonit se kishte mbetur nën rrënoja së bashku me dy fëmijët e tyre, të moshës dy dhe shtatë vjeç.

Velez tregoi se më vonë kishte marrë lajmin se familjarët e tij ishin nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

Burimi: New York Post

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara